Ditmir Bushati godet Ramën: Raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçan&e...
Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lën&eum...
Ishte menduar të ishte një mbrëmje e qetë buzë detit në Malaga. Trofeu i Kupës së Botës, të cilin Spanja e kis...
Një turist i huaj ka vjedhur në një sasi të konsiderueshme parash pranë recepsionit të një hoteli në Rinas. Nga pamjet ...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Edhe Mimoza Ahmeti ka reaguar pas skandalit të fundit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila. Nëpërmjet një...
Blerina Matraku ka reaguar publikisht pasi u shfaqe në videot intime të kompozitorit Adi Hila, duke zgjedhur të mos mbrohet apo të justifi...
Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një...
Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon q&eum...

Aleks Marku, ish-drejtues juridik dhe i prokurimeve në Portin e Durrësit mbulonte vjedhjet kalimi drogës dhe transportit të parave të drogës pa përmendur abuzimet në pazaret me tenderat dhe Divizionin Operacional në Portin e Durrësit.
Kur ishte Akeks Marku dejtor prokurimesh në autoritetin Portual Durrës, ai bashkë me Vengun abuzoi me të paktën 12 milionë euro për blerjen e 3 vinçave, e kjo vetëm në 3 procedura tenderuese.
Marku u emërua në Ministrinë e Mbrojtjes nga Pirro Vengu, me të cilin kishte ndarë fitimet e tenderave në port. Markun e kishte edhe në strukturën drejtuese të kompanisë shtetërore që mban 33% të aksioneve në projektin “Durrës Marina”. Tashmë, BKH-ja i ka sekuestruar telefonin dhe dokumente nga zyra e tij, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për denoncimet mbi trafikimin e armëve nga Ron Yeffet.
Historiku nga AKU, Porti i Durrësit deri te Ministria e Mbrojtjes
Para se të emërohej në Ministrinë e Mbrojtjes, Aleks Marku ka punuar në AKU ku fitoi eksperiencë për zhvatje dhe allishverishe. Pastaj në Portin Detar të Durrësit, ku Pirro Vengu ishte drejtor ekzekutiv. Marku kishte drejtuar sektorin juridik dhe të prokurimeve duke kopsitur dhe mbyllur pazaret nga siguria, me drejtoret e operacionales duke bërë rrush e kumbulla fondet e Portit. Më pas Puro Vengu e mori me vete në ministri dhe e emëroi drejtor kabineti. Pak më vonë firauni Aleks Marku emëruarohet sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Post që e mban efhe tani që BKH i sekuestroi tekefonin dhe dosjet e tendetimeve sekrete dhe kontratave.
Lidhja mes dy zyrtarëve kalon edhe te projekti “Durrës Marina”. Kur Vengu drejtonte Portin e Durrësit, ai u emërua në krye të bordit të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company”. Në këtë strukturë u përfshi edhe Alwks Marku. Edhe pasi Vengu u emërua Ministër i Mbrojtjes, ai vijoi të drejtonte bordin e kompanisë shtetërore të përfshirë në projektin e kullave, hoteleve dhe apartamenteve të Alabbarit në Durrës.
Marku zhvilloi 82 tenderë në tre muaj
Gjatë tre muajve të parë në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu firmosi 82 tenderë me vlerë totale rreth 45 milionë euro. Sipas të dhënave të bëra publike, këto shpenzime nuk ishin planifikuar si investime apo shërbime në buxhetin e vitit 2024.
Nga 82 procedurat, 53 ishin mbyllur dhe 29 vijonin të ishin në proces. Tenderët e përfunduar, me vlerë të raportuar rreth 30 milionë euro, iu dhanë kompanive me oferta që arrinin në 95–100% të fondit limit.
Një nga procedurat u firmos më 5 nëntor 2024 dhe u publikua në Buletinin e Prokurimeve Publike më 11 nëntor. Ajo kishte si objekt ndërtimin e vendqëndrimit të mjeteve të personelit, rrugëve të brendshme, hapësirave të gjelbra, mureve përforcuese dhe rrjetit inxhinierik në repartin ushtarak të Ferrajit, në zonën e Dajtit.
Tenderi 1.4 milionë euro për parkimin në Ferraj
Reparti në Ferraj është Komanda Mbështetëse. Sheshi i parkimit për automjetet shtetërore dhe private të zyrtarëve e punonjësve ishte ndërtuar dy vite më parë, me një tender të zhvilluar gjatë kohës kur Ministër i Mbrojtjes ishte Niko Peleshi. Punimi kishte garanci dhjetëvjeçare.
Megjithatë, tre muaj pas emërimit të Vengut si ministër, Akeks Marku shpall tenderin i ri, me vlerë 1.4 milionë euro me TVSH, për rindërtimin e parkimit dhe punime të tjera, përfshirë lulishte, rrugica dhe mur rrethues. Reparti ushtarak nr. 4030 në Ferraj është i rrethuar dhe ruhet nga ushtarakë.
Tenderi mbante numrin e referencës 28064-11-05-2024 dhe ishte parashikuar të zhvillohej më 21 nëntor 2024. Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes e kundërshtoi procedurën, duke e konsideruar shpenzim të paplanifikuar dhe punim të kryer më parë. Megjithatë, tenderi u shpall përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Aleks Marku, ish-drejtuesit juridik dhe të prokurimeve në Portin e Durrësit.
820 mijë metra katrorë truall shtetëror për projektin e Alabbarit

Në korrik 2022 u krijua “Albanian Seaports Development Company”, kompani në pronësi të Autoritetit Portual Durrës. Ajo u bë aksionare me 33% në “Durrës Marina”, ndërsa 67% e aksioneve i përkasin “Eagle Hills Real Estate Development”, kompanisë së Mohamed Alabbarit. Të dhënat e regjistrit tregtar e konfirmojnë këtë strukturë pronësie.
Në funksion të projektit u vunë rreth 820 mijë metra katrorë truall shtetëror. Kompania e Alabbarit ndërtoi strategjinë e biznesit mbi shitjen paraprake të apartamenteve, njësive tregtare, restoranteve, zyrave dhe garazheve, përpara përfundimit të tyre. Sipas të dhënave të paraqitura për këtë investigim, janë shitur paraprakisht rreth 25% e njësive.
Një investigim i publikuar nga Publik Media , raportoi se për vitet 2023 dhe 2024 “Durrës Marina” kishte arkëtuar rreth 66 milionë euro nga shitjet e apartamenteve në ajër. Shteti zotëron 33% të kompanisë, por pjesa e fitimit që i takon si aksionar nuk është arkëtuar kurrë në buxhet. Dy pallatet që po ndertohen realusht kanë probleme teknike duke u zhytur rrerh 1meter poshtë.
Në vitin 2023, kapitali i regjistruar i kompanisë u rrit në 748.58 milionë lekë. Ekstrakti tregtar pasqyron kontribut prej 247.03 milionë lekësh për kompaninë shtetërore dhe 501.55 milionë lekësh për Eagle Hills. Përveç kontributit financiar, shteti vuri në dispozicion edhe pronën publike, sipërfaqja e së cilës arrin rreth 820 mijë metra katrorë.
Administratori i parë i kompanisë shtetërore ishte Erlis Hereni, ish-këshilltar në Kryeministri, ish-drejtor i tenderëve, drejtues i Agjencisë së Shpronësimeve dhe këshilltar në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Sekuestrimi i telefonit dhe dokumenteve të Markut
Një ditë pasi në banesën e biznesmenit Ron Yeffet u ushtrua kontroll dhe u gjetën gjashtë armë të ndryshme, SPAK-u thelloi hetimet lidhur me denoncimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh.
Me vendim të GJKKO-së, BKH-ja sekuestroi celularin e Aleks Markut. U sekuestruan gjithashtu telefonat e biznesmenit Ron Yeffet, biznesmenes Arjeta Puça dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu. Sipas informacioneve të bëra publike, nga zyra e Markut u morën edhe një sërë dokumentesh.
Sekuestrimi i telefonit dhe dokumenteve e vendos Markun në qendër të hetimeve për çështjen e armëve, ndërsa karriera e tij e lidhur me Vengun dhe rolet që ka mbajtur në Portin e Durrësit, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në kompaninë shtetërore të projektit “Durrës Marina” shtrojnë pyetje për vendimmarrjen dhe përgjegjësitë e tij në secilën prej këtyre strukturave.
Nga tenderi 1.4 milionë euro për parkimin e ndërtuar më parë, te 82 procedurat me vlerë 45 milionë euro dhe deri te projekti i Alabbarit mbi truall shtetëror, emri i Aleks Markut shfaqet në hallka të ndryshme të administratës publike të drejtuar nga Pirro Vengu. Sekuestrimi i telefonit dhe dokumenteve të tij e bën edhe më të rëndësishëm sqarimin e rolit të tij në këto vendimmarrje./ Publik Media
Pas parkut fotovoltaik 62 megavat në Taç të Kolonjës, kompania turke Fortis Energy & Construction ka marrë lejen e ndërtim...
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Arjan Konomi ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit Erjon Braçe, pas përplasjes s&...
Një denoncim ka mbërritur nga qytetarët e Përmetit të cilët denoncojnë vendosjen e një antene të re në qend&...
Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt pagesës shtatë shtetas të huaj,...
Detaje të reja janë raportuar për të shtënat me armë të mbrëmjes së djeshme në fshatin Zbarqe të Ndroqi...
Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, n&eum...
Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh. Kaluan nga një telefon...
Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se do të shiste drogë pranë shkollave. Në kudër të oper...
Situata paraqitet gjithnjë e më shqetësuese në masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrati...
Mijëra studentë përballen me një tjetër sfidë për nisjen e vitit akademik: gjetjen e një banese në Tiranë. Q...