Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Ish-zv/kryeministri, ka akuzuar Edi Ramën se ato media që e mbështesin i shqep me para, kurse kundërshtarët i sulmon. Ahmetaj akuzoi Karlo Bolinon se është shqepur në para nga Edi Rama, ndërsa denoncoi faktin se, tokën të cilën shteti e shprohësoi me 2.9 mln euro, kreu i qeverisë ja fali Karlos.
Çim Peka: Do flasim për katër depozita.
Arben Ahmetaj: Dhe, prit, jo, jo.
Çim Peka: Bashki, infrastrukturë...
Arben Ahmetaj: Do vij unë, do vij unë tani shpejt.
Çim Peka: AKSHI...
Arben Ahmetaj: Po. Çështja e Beketit. Pse nuk e heton Altin Dumani? Çfarë problemi ka që s'e heton? Pse s'e hetojnë SPAK-u? Pse nuk duhet të bëj unë fajtor Altin Dumanin, se ai e ka personale me mua? Jo, SPAK-u. Janë 130 milionë zoti Peka. Janë për shkak të egos perverse të kryeministrit aktual dhe SMS-ve të tij kërcënuese. Janë në dosje. Ta kërkojë mor SPAK-u, ta kërkojë dosjen në gjykatën ndërkombëtare komerciale në Nju Jork. Në dosje janë ore dhe print screen. Vetëm se këtu më duhet, më kujtohet një intervistë e juaja.
Çim Peka: Pas vendimit të parë, kur u dënua Shqipëria me 130 milionë euro, keni thënë që ato para nuk do t'i marrë Beketi. Nuk ja jepja unë po të isha ministër i financave. Po ti e dije që ato ishin në dosje të SPAK-ut?
Arben Ahmetaj: Nuk ja jepja, jo mo e kam marrë vesh tani se mi kanë, mi kanë dërguar mua. Unë kam, e di ti çfarë më ka ardhur mua?
Çim Peka: Pse nuk e jepet, ti nuk do zbatoje një vendim të gjykatës europiane?
Arben Ahmetaj: Ore ishim në vështirësi financiare, ishim gjatë tërmetit. Mirë mo do gjeja, po nuk do bëja unë këtë që ndodh. E para njëherë, nuk isha unë shkaktar, nuk e kam nisur unë punën. Një sekondë. Unë po flisja si ministër i financave, nuk po flisja si shkaktar. Shkaktar është kreu i organizatës. Nuk i ka pëlqyer media e Beketit, e ka gri, e ka kërcënuar. Ai i ka marrë print screen, i ka vënë aty, ka fituar dëm. Po mirë mo, ku ke parë ti mo, në çfarë vendi ke parë ti që këtë Irfan Hysenbelliut i premtohet privatizimi, i premtohet realokimi, ë dhe pastaj i shkatërrohet hoteli, vetëm se ky nuk ka qëndruar ë siç do ti. Dhe në anën tjetër ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë.
Dhe për t'i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos. Çfarë janë këto sjellje mo? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje, e kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos, ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon. Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe një gjë tjetër, se është e bukur kjo puna e turpit. E di çfarë bën kreu i organizatës? Kreu i organizatës turpin e kalon përtej turpit, fajin e kalon përtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke parë ti këtë mo? Ky është frymëzimi për integrimin. Njërin e merre e varrosi, i prishe hotelin, i vë gjoba se ky s'të dëgjon, se ti s'e pëlqen këtë. Fenomeni është që një pronar media që ty nuk të rri, ti e shkatërron. Një pronar media që ty të rri, e kërcënon dhe i jep çfarë të duash ti. Një pronar tjetër media e bën investitor strategjik. Domethënë, si të dojë qejfi ty, se ti je Kim Jongu. Kjo është gjithë historia. Pra, po këto janë gjëra shumë të rëndësishme për t'i thënë.
Dhe rasti i Beketit është fenomen më, përveç se ka dëm në buxhet. Dhe SPAK-u nuk e ka hetuar. SPAK-u vjen, pyet akoma, po Arben Ahmetin e ke njohur ti? Nuk kam gjë unë. Kanë kërkuar, ka kërkuar vetë Edi Rama, Anila Denaj, të gjitha kanë kërkuar, ë është marrë me Prokurorinë e Fierit Plaçkica, ë është marrë Engjëll Agaçi, ky që është koordinator i korrupsionit, është marrë me të gjitha për të gjetur se çfarë kam bërë unë, s'kam bërë asgjë. Po të kisha bërë.
Shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Tiranës Shkëlqim Goxhaj foli nga vendi i zjarrit në tregun e rrobave në lagjen &l...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi se kishte takuar b...
Arben Ahmetaj është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, seps...
Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në intervistën e tij të 4-të ka...
Arben Ahmetaj, duke folur në Syri Tv, ka bërë të qartë se kthimi i tij në Shqipëri do të ndodhë vetëm në...
Pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë zonën e Durrësit dhe më gjerë, lumi Erzen ka dalë nga shtrat...
Vazhdon zjarri masiv që ka rënë në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 Majit", në Tiranë, ku prej m&...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri ka ndërtuar n...
Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë ësht&e...
Zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë vijon të...