AKTUALITET

Aksidenti tragjik/ Ndoja: Ashpërsimi i dënimit s’është zgjidhja e vetme, duhet përgjegjësi institucionale!

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 09:25

Aksidenti tragjik/ Ndoja: Ashpërsimi i dënimit s’është

Aksidenti i rëndë që la pas dy viktima të mitur dhe një të tretë të plagosur rëndë, ka ndezur një debat të ashpër publik dhe politik, duke vënë në qendër të vëmendjes sigurinë në rrugë dhe kuadrin ligjor për autorët e aksidenteve fatale.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD, Arjan Ndoja teksa kërkoi dënimin më të ashpër, deri në cilësimin e veprës si “vrasje me dashje”, ai paralajmëroi se zgjidhja nuk qëndron vetëm tek ashpërsimi i ndëshkimit, por tek një qasje më e gjerë që përfshin infrastrukturën dhe përgjegjësinë institucionale.

Sipas ligjvënësit demokrat, dënimi i një individi, sado i domosdoshëm, nuk i kthen jetët e humbura dhe nuk garanton automatikisht më shumë siguri për qytetarët e tjerë. Përkundrazi, thotë ai, një ndëshkim duhet të shërbejë si një mjet edukimi për gjithë shoqërinë, duke dekurajuar sjellje të ngjashme në të ardhmen.

Megjithatë, shton deputeti, fokusi vetëm te ndëshkimi i shoferit anashkalon përgjegjësitë më të thella sistemime, ku dështimet e pushtetit qendror dhe vendor nuk garantojnë një mjedis të sigurt urban.

Mungesa e këndeve të sigurta të lojërave për fëmijë, mungesa e trotuareve ose projektimi i tyre i gabuar edhe në zemër të kryeqytetit, si dhe trafiku i rënduar që nuk gjen zgjidhje nga specialistët, krijojnë një mjedis armiqësor për këmbësorët dhe shoferët njësoj.

Deklarata e plotë

Kodi Penal ka nenin 290, pika katër të tij, i cili thotë që kur ndodh një aksident me pasojë dy ose më shumë viktima, atëherë masa e dënimit është nga 5 deri në 20 vjet. Pra, minimalja është pesë vite deri në 20 vite. Vrasja me dashje, për Taulant Ballën, meqë po e referoni ju, se s'e kam dëgjuar, po unë kisha dëgjuar një tjetër që ishte i ekonomisë dhe thoshte duhet të bëhet vrasje me dashje ajo puna e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Domethënë, biseda që po të hysh në narrativën e juristëve, e kuptojnë vetë që lënë shumë për të dëshiruar, sepse s'kanë konceptet minimale bazë. Kurse për Taulantin, se e kam dëgjuar. Taulanti, po ja referoj, është neni 290, pika katër, 5 deri në 20 vjet. Vrasja me dashje, që është 76-ta, e ka 10 deri në 20 vjet. Pra, vrasja me dashje është 10-20. Maksimumin e ka 20, edhe këtë s'e ndalon kush t'i japë 20 vjet gjyqtari. Nuk është problemi i masës së dënimit. Tani unë kthehem te ajo që thotë zonja, atë që shqetëson opinionin publik. Ja, e dënuam një fajtor. A na i kthen kush një jetë atyre dy engjëjve të vegjël?

 Ku po shkojmë ne, sepse edhe qëllimi që ka e drejta penale nuk është thjesht ndëshkimi, karakteri retributiv, hakmarrës. Problemi është rishoqërizimi i atij. Dhe e dyta, si mund ta parandalojmë këtë? Parandalimi i posaçëm ndaj individit, por edhe parandalimi i përgjithshëm i shoqërisë, që ne të tjerët të edukohemi duke parë që dënimi që mori ky zotëria, na shërben dhe ne të tjerëve. Dakord, i bëmë këto. Tani i kthehemi tek ajo e para. Çfarë ka bërë pushteti vendor dhe pushteti qendror për ato këndet e lojërave të fëmijëve, për ato sistemet e rrugëve që ju shihni dhe trotuaret në mes të Tiranës, sa trotuare kanë njerëzit për të ec, dhe sa mundësi kanë këta realisht, edhe përdoruesit e rrugës, shoferët, që të arrijnë të kryejnë shërbimet e tyre publike, mos të jenë gjatë gjithë kohës në stres për shkak të trafikut të rënduar që nuk zgjidhet nga specialistët përkatës. Inxhinierët, ju e keni parë, mos marr rrugë me emra këtu në Tiranë të paktën, edhe të shikoni se çfarë trafiku krijohet. Çfarë lloj zgjidhje kemi bërë ne? Rruga për të hyrë në Tiranë në dy-tre pika, edhe për te spitali ushtarak, e ke vetëm në një korsi. Vetëm në një korsi. E zëmë se u prish një mjet aty, e zëmë se ndodhi diçka. Nga do kalojë ambulanca për të shkuar atje?

 Pra, këto janë zgjidhje që ju përkasin të gjithë intelektualëve, pjesës shoqërore, elitës së kësaj shoqërie. Në qoftë se këta duan ta bëjnë këtë gjë, duhet ta bëjnë për vendin e tyre, për fëmijët e tyre. E kam thënë në parlament një ditë dhe i pyes ca kolegëve që qëndrojnë aty realisht, janë njerëz seriozë, korrektë që e bëjnë me pasion atë punë aty, u thashë: çfarë ndodh në qoftë se ne me atë 50 milionëshin e tunelit të Llogarasë, do blinim ambulanca për 61 bashkitë që janë sot, nga dy. Do blejmë nga dy zjarrfikëse, nga dy, do blejmë katër helikopterë për të gjithë Shqipërinë, shëndetësor, emergjencash, dhe do blinim dhe dy avionë nga këta që fikin zjarret. Nuk i bëjnë 45-46 milionë euro me llogari, me çmime më të shtrenjta. Por ama aty do ishte dhe i afërmi i kryeministrit, i kryetarit të Kuvendit, i Presidentit të Republikës, e të gjithëve me radhë, i kryetarit të opozitës, e të gjithë partive të tjera me radhë. Mund të shkojnë për turizëm, për ecje malore, për hiking dhe mund të ndodhen të ekspozuar para këtij fakti. Kështu që, duhet të kontribuojnë të gjithë intelektualët që japin zgjidhje, jo vetëm ndëshkim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan