Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron protesta të mëdha në 16 shtator
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dërguar një mesazh urimi për nxënë...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Du...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e par&eu...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bom...
Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë t&e...

Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar shoferin, i cili një ditë më parë shkaktoi një aksident tragjik, duke i marrë jetën dy fëmijëve të mitur, të cilët ishin duke luajtur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Vendi ku ndodhi aksidenti edhe shoferi Nikoll Radaçi
Në njoftimin zyrtar, blutë e qytetit bregdetar thonë se në pranga vunë shtetasin Nikoll Radaçi, 57 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën fëmijët e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç, ndërsa i mituri tjetër, një 8 vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është konstatuar nga patrulla e Policisë, e cila e ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës”, sqaron policia.
Shoferi problematik, ishte i dehur
Policia thotë se nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.
Ai akuzohet veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Njoftimi:
Durrës/Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur më datë 03.05.2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit.
Oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi N. R., duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç.
Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është konstatuar nga patrulla e Policisë, e cila e ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi N. R. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu, i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Policia e Shtetit iu shpreh familjarëve të të miturve që humbën jetën, ngushëllimet më të ndjera, dhe i uron vogëlushit 8-vjeçar, shërim sa më të shpejtë.
Gjithashtu, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar aksidentet rrugore, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave që sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Transformimi i sektorit call center në një industri masive të mashtrimit financiar në Shqipëri po rrezikon të kriminalizojë...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkoh...
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfa...
Në familjen e Veliko Maliles në Gjirokastër gjithë jeta do të përmbysej ditën që ai do të arrestohej. V...
Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria po bëhet vit pas viti një temë gji...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë g...
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka reaguar ashpër, pas publikimit të videos së aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jet&eum...
Nga Gimi Fjolla Në qytete ku s'ka ngel asnjë metër ku fëmijët të lëvizin e jo më të luajnë, kjo foto s'duhet ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar nisjen e një operacioni për të mundësuar kalimin e sigurt të anijeve të vende...
Albanian Jewish Community The announcement of a possible concert by Kanye West in Albania may, at first glance, appear to be a routine cultural development &md...