Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin për kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, ndërsa Gjykata e Shkallës së parë Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Apeli e shpallën të pafajshëm.
SPAK ngriti ndaj tij akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me licencimin e një karburanti. Ndërsa bën rekurs në Gjykatën e Lartë, SPAK kërkon dënimin e Duros me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dënimin e tij me 1 vit burg.
SPAK akuzoi Duron dhe disa vartës të tij për shpërdorim detyre në bashkëpunim, pasi kishin pajisur me licencë një pikë karburanti në Bilisht, në kundërshtim me ligjin.
Sipas akuzës, Duro licencoi një kompani karburantesh për tregtimin me pakicë të karburantit, pavarësisht se në vitin 2019 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen e objektit.