Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit Jovan Memajn dhe Bernard Tahirajn, të arrestuar në kuadër të operacionit "Shpirti". Trupa e gjyqtarëve Matilda Llangozi, Taulant Banushi dhe Besjana Gerxanaj ka shpallur fajtor Jovan Memën për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe e ka dënuar përfundimisht me 8 vjet burg. Memaj është dekklaruar i pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë, Bernard Tahiraj është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe është dënuar me 3(tre) vjet burgim. Për Tahirajn është pushuar akuza për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Memaj dhe Tahiraj do t'i vuajnë dënimet përkatëse në burg të sigurisë së lartë.
NJOFTIMI I PLOTË I GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Matilda Llangozi, Taulant Banushi dhe Besjana Gerxanaj, me vendimin Nr. 27, datë 19.03.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 284/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “b”, të Kodit Penal për shkak se nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.
5. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri Jovan Memaj dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
6. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Jovan Memaj me 8 (tetë) vite burgim.
7. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.
8. Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
10. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Bernard Tahiraj me 2 (dy) vite burgim.
11. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në Burg” për efekt të këtij procedimi penal dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.
12. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në
mënyrë solidare.
13. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.
14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
elton qyno TIRANË- Gjykata Kushtetuese, vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të gazetarit Elton Qyno, për ndrys...
KOSOVË- Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër të pandehurit M.I, i nacionalitetit ...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave ng...
Nikita TIRANË - Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe kryetari i Konferencës së Kish...
DIBËR- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë ba...
BRITANI- Shqiptari Erind Koka, i dënuar, i cili u dëbua 3 herë pasi u përpoq të hynte ilegalisht në Mbretërinë e ...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua një ditë më pa...
Foto ilustruese FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin me iniciale A.R i cili akuzohet për ngacmi...
Vëllezërit TIRANË - Personat që shikoni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir ...
Shtëpia e Barit TIRANË - Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Pol...