Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca drejt Shqipërisë, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi i ekstraduar nga Greqia, i akuzuar për ekzekutimin e 2 shtetasve (babë e bir), në Elbasan, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi i ekstraduar nga Franca, i dënuar me 5 vjet burgim, për shpërndarje të lëndës narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave.
Shtetasi i ekstraduar nga Greqia, i akuzuar për ekzekutimin e 2 shtetasve (babë e bir), në Elbasan, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi i ekstraduar nga Franca, i dënuar me 5 vjet burgim, për shpërndarje të lëndës narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave.
Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendin ku ata duhet të kryejnë dënimin, janë kapur në Greqi dhe në Francë dhe janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi J. L. alias O. L. Alias G. L., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi GJKKO ka miratuar vendimin penal të datës 12.06.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Në vitin 2012, në Elbasan, 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (në rolin e ekzekutorëve) dhe me disa shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. dhe N. B. (babë e bir).
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Paris, është kapur në Francë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi Redi Dizdari, 43 vjeç, i dënuar më parë.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Francë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.
Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte shtetasi Redi Dizdari, me qëllim shitjen te nxënësit e shkollave.
Të dy shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
adër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendin ku ata duhet të kryejnë dënimin, janë kapur në Greqi dhe në Francë dhe janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi J. L. alias O. L. Alias G. L., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi GJKKO ka miratuar vendimin penal të datës 12.06.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Në vitin 2012, në Elbasan, 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (në rolin e ekzekutorëve) dhe me disa shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. dhe N. B. (babë e bir).
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Paris, është kapur në Francë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi Redi Dizdari, 43 vjeç, i dënuar më parë.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Francë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.
Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte shtetasi Redi Dizdari, me qëllim shitjen te nxënësit e shkollave.
Të dy shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Qershor13:20
FOTOT/ Vajza e kryeministrit të Ontarios fejohet me një shqiptar, pamjet nga ceremonia
Vajza e kryeministrit në rajonin e Ontarios në Kanada është fejuar në një ceremoni gala me një shtetas me origjinë shq...
AKTUALITET
15 Qershor09:23
Moti i keq pushton Shqipërinë/ Ja si parashikohet situata për këtë të enjte
Moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në t&eum...
AKTUALITET
14 Qershor21:03
Shkoi në Itali për studime, por përfundoi duke shitur kokainë, burg për 22-vjeçarin shqiptar
Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Itali, pasi u arrestua me 40 kg kokainë pak kohë më par&...
AKTUALITET
14 Qershor19:32
Aksident i trefishtë në Bulqizë, 3 të plagosur
Në qytet të vjetër, Bulqizë, shtetasja S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për ...
AKTUALITET
14 Qershor19:00
Vidhnin monedha floriri dhe sende luksi në Francë, SPAK: Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e 12 personave, anëtar të një grupi të struk...
AKTUALITET
14 Qershor17:35
Laert Haxhiu kërkon azil, Shqipëria ekstradim! Gjykata e Janinës ka në dorë fatin e të kërkuarit për masakrën e Lushnjes
Gjykata e Janinës do të vendosë nëse do të ekstradohet në Shqipëri i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si ate...
AKTUALITET
14 Qershor17:24
“Gabim që në themel”, aktivistët kritikojnë parlamentin britanik për klasifikimin e Shqipërisë si “vend i sigurt”
Disa dhjetëra organizata të të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar i bënë thirrje Parlamentit Britanik t...
AKTUALITET
14 Qershor16:34
Psikologët: Hyrja në shkollë pa mbushur 6 vjeç, dëmton proceset e zhvillimit të fëmijëve
Ndër ndryshimet që do të bëhen vitin e ardhshëm akademik 2023-2024 është dhe regjistrimi i fëmijëve 5 vjeç...
AKTUALITET
14 Qershor16:00
40 organizata ndërkombëtare i kërkojnë Britanisë që të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta
Rreth 40 organizata ndërkombëtare i kanë dërguar një letër autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ku kë...
AKTUALITET
14 Qershor15:00
Shokët kërkojnë drejtësi, thirrje gjykatës: Mos e lironi shoferin që aksidentoi për vdekje Enio Saliajn
Shokët e Enio Saliajt që humbi jeten në një aksident në Tiranë, protestojnë para Gjykatës së Tiranës, të...