Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

Në Ditën e Kushtetutës së SHBA-së, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi një takim me gazetarët shqiptarë dhe reporteren politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary. Diskutimi u fokusua mbi lirinë e shprehjes dhe rolin e shtypit të lirë në demokraci.
“Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u tha Geary gazetarëve, duke theksuar se detyra e medias është të vendosë qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të qytetarëve. Ambasada shtoi se kjo është një nga bazat më të forta të një shoqërie demokratike.

Por ndërsa SHBA thekson këtë mesazh për rolin jetik të gazetarisë, në Shqipëri ende nuk ka një reagim institucional për rastin e rëndë të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarit të Piranjave, Edon Kuqi. Ai u sulmua dhe u kërcënua me fjalë mafioze “të marr peng, të fus në bagazh” gjatë një përballjeje me aksionerin kryesor të Air Albania, Sinan Idrizi, ndërsa kërkonte llogari për largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë që nuk kishin marrë sigurimet shoqërore.
Edhe pse ngjarja u dokumentua dhe pati dëshmitarë të shumtë, Policia dhe Prokuroria nuk kanë ndërmarrë ende veprime konkrete. Heshtja e institucioneve bie ndesh me mesazhin e Geary dhe ambasadës, që theksojnë se liria e medias dhe mbrojtja e gazetarëve janë themeli i demokracisë.
Ky kontrast i fortë ngre një pyetje të madhe: a do të vazhdojë Shqipëria të mbyllë sytë para dhunës ndaj gazetarëve, apo do të marrë seriozisht thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për transparencë dhe përgjegjshmëri?
Postimi i plotë: "Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.
It’s U.S. Constitution Day - established by Congress in 1956 to encourage all Americans to learn more about their Constitution! Leading up to this occasion, the U.S. Embassy hosted a discussion among Albanian journalists with Emmy award-winning American political reporter Lori Geary about the First Amendment right to freedom of expression and free press. “You are the eyes and ears of the people,” Geary reminded the journalists about the responsibility of the media to hold government accountable to the will of the people." shkruan Ambasada e SHBA
https://web.facebook.com/share/v/16bfw1fZXb/
Në rrugët e Shkodrës, si në shumë rrugë të tjera të Shqipërisë shkelen në mënyrë të vazhdu...
Anëtari i KLP-së, Erind Mërkuri propozoi ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Në e-mail të ...
Prokuroria e Kukësit vendosi t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit, Fatjon Dauti, i dënuar në Britani të Madhe për shitje ...
Sipërmarrësja Ela Puka, bashkëshortja e ish-drejtorit të kompanisë publike të naftës, “Albpetrol” sha, Endri Puka...
Prokuroria e Kukësit vendosi t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit, Fatjon Dauti, i dënuar në Britani të Madhe për shitje ...
Një ngjarje jo etike dhe aspak profesionale, që ul imazhin e Policisë së Shtetit, ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Beratit,...
Në Sarandë ka ndërtuar pa leje edhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj...
Një kallëzim i depozituar në prokurorinë e Durrësit nga 63-vjeçarja Lazime Hoxha alias Tota, si dhe 4 informacione të ...
Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Dibrës, pasi kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij në...
Një sasi prej 500 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë është sekuestruar nga policia e Kosovës brenda një stalle ...