AKTUALITET

Analiza e REL: Mali i Zi mund të jetë anëtari më i ri i BE, Shqipëria në radhë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 08:12

Analiza e REL: Mali i Zi mund të jetë anëtari më i ri i BE,

Dy gjëra janë shumë të qarta pas publikimit të Raportit vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian më 4 nëntor.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian është shumë serioz për pranimin e anëtarëve të rinj deri në mbarim të mandatit pesëvjeçar, në fund të vitit 2029. Dhe tashmë i ka identifikuar kandidatët: Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Ky është raporti i parë që e ka publikuar përbërja e re e Komisionit prej kur e ka nisur punën në fund të vitit të kaluar.

Si zakonisht, në dokument përmendet përparimi – ose mungesa e tij – në 10 vendet që e synojnë BE-në: Kosovë, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Turqi, Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë.

Mirëpo, duket se raportet e këtij viti kanë pasur një prekje gjeopolitike.

Pas diskutimeve që i ka pasur Radio Evropa e Lirë me disa zyrtarë në Bruksel në muajt e fundit, është e qartë se zgjerimi i bllokut evropian është kthyer sërish në prioritet.

Shteti i fundit që i është bashkuar BE-së ka qenë Kroacia më 2013 dhe prej atëherë blloku evropian, në fakt, është tkurrur për herë të parë, me largimin e Britanisë së Madhe më 2020.

Në dokumentin e këtij viti përmendet se “ky është mandati i parë i Komisionit prej periudhës 2010-2014, kur, marrë parasysh përparimin e përshpejtuar të disa vendeve kandidate, zgjerimi është mundësi reale” dhe që i gjithë procesi i zgjerimit “po lëviz më shpejt sesa në 15 vjetët e fundit”.

Ndryshimi i kahes ka të bëjë me sulmin rus ndaj Ukrainës më 2022, prandaj, sipas kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, “ndryshimet gjeopolitike e bëjnë zgjerimin diçka të domosdoshme”.

“Zgjerimi nuk është mirë që të ndodhë, është diçka që duhet të ndodhë me patjetër, nëse duam të jemi lojtarë të fuqishëm në skenën botërore”.

Mali i Zi i pari?
Të gjitha parashikimet tregojnë se Mali i Zi mund të jetë anëtari më i ri. Podgorica ka thënë se synon përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2026 dhe në raport përmendet se ky shtet “është në rrugë për ta përmbushur këtë objektiv ambicioz”.

Ky nuk është vendim që i përket Komisionit Evropian, dhe as vendit kandidat, por të 27 vendeve anëtare që vendosin me unanimitet për hapjen dhe mbylljen e 33 kapitujve të anëtarësimit që përfshijnë shumë fusha, të cilat vendet që e synojnë BE-në duhen t’i miratojnë si ligje kombëtare, në mënyrë që gjithçka të jetë në përputhje me legjislaturën e bllokut evropian.

Podgorica është duke negociuar që 13 vjet, dhe ndonëse i ka hapur të 33 kapitujt, ajo ka arritur t’i mbyllë vetëm shtatë sosh – dhe shumicën prej tyre në 12 muajt e fundit, duke treguar një lloj momentumi. Në dhjetor, Mali i Zi synon mbylljen e pesë kapitujve tjerë, ndonëse disa diplomatë evropianë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se diçka e tillë tingëllon shumë optimiste.

Shqetësimet kryesore lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Me fjalë tjera, viti 2026 mund të jetë shumë ambicioz, mirëpo secilën herë e më shumë ka zëra që Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të më 2028.

Shqipëria në radhë
Shqipëria mund të jetë më pas në radhë. Qeveria shqiptare shpreson në mbylljen e bisedimeve për anëtarësim më 2027, ndonëse Komisioni dyshon që diçka e tillë mund të arrihet.

Përparimi i këtij vendi në 12 muajt e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, pasi ai ka arritur t’i hapë 28 prej 33 kapitujve dhe pritet t’i nisë negociatat për pesë kapitujt e mbetur më vonë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, mbyllja e kapitujve është proces më i vështirë sesa hapja. Dhe në aspektin e Shqipërisë, është shumë e rëndësishme që të bëjë edhe ndryshime tjera. Ndonëse ky shtet është kthyer në destinacion për turistë, dhe shumë evropianë janë duke blerë prona afër bregdetit, shumë zyrtarë evropianë thonë se Shqipëria ende vuan nga ajo që e përshkruajnë si një vatër e krimit të organizuar.

Prandaj, mund të mos jetë befasi që njëra prej rekomandimeve të Komisionit Evropian është që Tirana duhet të bëjë më shumë përpjekje për “hetim të trafikantëve të drogës dhe t’i identifikojë dhe shkatërrojë grupet kriminale”.

Çfarë për Moldavinë dhe Ukrainën?
Aplikimet e tyre janë “në çift” dhe ashtu kanë qenë prej fillimit pasi të dyja kanë aplikuar për anëtarësim më 2022 dhe pritet që ashtu të vazhdojnë, pavarësisht disa zërave se këtë vit secili aplikim mund të trajtohet veç e veç.

Kjo do t’ia mundësonte Moldavisë ecjen përpara dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim, pasi Ukraina vazhdon të jetë e bllokuar nga Hungaria dhe pritet të jetë në atë pozicion deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet në Evropës Qendrore në prill të vitit 2026.

Moldavia shpreson se mund të anëtarësohet në BE më 2028, ndërsa Ukraina beson se mund të jetë anëtare në këtë dekadë, pavarësisht luftës në territorin e vet.

Të dyja shtetet kanë marrë vlerësime shumë të mira nga Komisioni, ndonëse Kievit i është tërhequr vërejtje për tentimet për të ndikuar në agjencitë kundër korrupsionit NABU dhe SAP.

Ndonëse këto dy shtete vazhdojnë të jenë të bllokuara, të gjitha vendet anëtare te BE-së – përveç Hungarisë – janë pajtuar për të vazhduar punën teknike me Kishinjevin dhe Kievin derisa të marrin ditën e gjelbër politike prej Budapestit, ku mund të ketë ndryshim të pushtetit vitin tjetër. Atëherë ideja është që të hapen sa më shumë kapituj që është e mundshme.

Në shumicën e kryeqyteteve evropiane ekziston një bindje që të paktën gjysma e kapitujve mund të hapen, pavarësisht se Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka thënë se negociatat mund të nisin menjëherë në të 33 kapitujt, nëse Budapesti e bën kthesën e madhe.

Ndërkohë, diskutime do të ketë edhe se si të bëhet procesi i zgjerimit sa më praktik.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se mundësia e unanimitetit mund të nevojitet për nisje dhe përfundim të negociatave për anëtarësim, diçka që është hedhur poshtë nga vendet anëtare të BE-së, të cilat preferojnë të kenë shumë mundësi në duar për të bllokuar procesin.

Ky nuk është vetëm pozicioni i Hungarisë, por edhe i vendeve tjera që kanë problemet me vendet fqinje joanëtare.

Shembull, Bullgaria është duke e bllokuar tani Maqedoninë e Veriut, apo është edhe Kroacia që dëshiron t’i kërkojë llogari Serbisë, para se Beogradi të anëtarësohet.

Në javët e fundit janë bërë plot parashikime tjera, për të kuptuar si mund të funksionojë puna e zgjerimit. Njëri diskutim përfshin idenë që vendet anëtare të mos kenë të drejtë vote në disa çështje – një lloj anëtarësimi dytësor që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka hedhur poshtë menjëherë, kur është pyetur javën e kaluar.

Mes gjithë këtyre diskutimeve, Komisioni Evropian do të punojë në analizim të politikave të para-anëtarësimit dhe reforma, në mënyrë që të vlerësojë ndikimin e anëtarëve të rinj në sfera të ndryshme.

Kos veçse e ka përmendur idenë e prezantimit të një mekanizmi që mund të pezullojë të drejtën e votës apo të bllokojë qasjen në fonde të BE-së për vendet e reja anëtare, në rast të shkeljeve në sektorin për sundim të ligjit.

Vendet tjera duket se mezi e kanë pritur këtë propozim, pasi sidomos vendet perëndimore frikësohen se mos po e zgjerojnë bllokun me “një tjetër Hungari”, me të cilën kanë probleme në fushën e sundimit të ligjit.

Mundësia më reale për ta bërë zgjerimin të menaxhueshëm është mekanizimi i periudhave trazitore – diçka që është përdorur dhe në proceset paraprake, shembull më 2004 kur janë pranuar tetë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Shembull, shtetasit e këtyre vendeve, nuk janë lejuar që menjëherë të punojnë në ndonjë vend tjetër të BE-së.

Polonia, vend me treg të madh bujqësor, nuk është integruar plotësisht në tregun e përbashkët të BE-së. Një aranzhim i ngjashëm për produktet bujqësore ukrainase, nuk do të ishte i befasishëm.

Prej shumicës së vendeve, Ukraina do të jetë më sfiduesja, marrë parasysh madhësinë dhe pasojat e luftës. Për ta “absorbuar” Shqipërinë, Moldavinë dhe Malin e Zi, disi do të jetë më e lehtë.

Komisionarja Kos aludon në faktin se popullsia e Malit të Zi, rreth 600.000 banorë, është e njëjtë me qytetin port Antverpen të Belgjikës, dhe që Shqipëria dhe Moldavia, me më pak se tre milionë banorë, janë secila sa Roma e Italisë.

Me fjalë tjera, BE-së i duhet të bëjë shumë ndryshime në rregullat dhe planet buxhetore, nëse do t’i shtohet kjo trio.

Prandaj, nuk duhet befasuar nëse ato do të jenë vendet e 28, 29 dhe 30 të BE-së./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan