Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...

KOSOVË- Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të paguani 38.31 euro. Kjo pasi që, më 11 prill, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) miratoi rritjen e çmimeve për tarifat e energjisë elektrike për amvisëri dhe biznese që kanë deri në 50 punëtorë.
Me gjithë protestat e organizuara për ta kundërshtuar këtë rritje, tarifat e reja janë miratuar më 16 prill dhe do të hyjnë në fuqi nga 1 maji.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) e ka kundërshtuar ashpër vendimin e ZRRE-së, duke thënë se “rritja e çmimit të energjisë nuk do të mbetet rast i izoluar, por do të prodhojë rritje të çmimeve të tjera”.
Zakonisht, tarifat e reja hyjnë në fuqi më 1 prill, çdo vit. Këtë vit kjo gjë po ndodh një muaj më vonë për shkak të ankesave dhe reagimeve të shumta.
Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, është furnizuesi kryesor i licencuar për energji elektrike në Kosovë, kurse ZRRE-ja bën rishikimin e çmimeve çdo vit.
Rritja e çmimeve të rrymës është arsyetuar me mungesën e prodhimit të mjaftueshëm nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe nevojën për import me çmime më të shtrenjta ne bursat ndërkombëtare.
Vendimi për shtrenjtimin e rrymës ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët dhe bizneset.
Rahime Mehmeti nga Prishtina, e cila punon në sektorin privat, thotë se çmimi i rrymës edhe tani është shumë i shtrenjtë. Për pesë anëtarë të familjes së saj, nëse e kursen rrymën, fatura mujore iu vjen 100 euro.
“E kursejmë rrymën në ekstrem. Gjatë dimrit nuk e kemi lëshuar vazhdimisht ngrohjen, e kemi edhe klimën, por nuk e lëshojmë shumë, për shkak se fatura na vjen deri në 150 euro në muaj”, thotë Mehmeti, duke shtuar se rritje e tarifave të energjisë e përkeqëson standardin e qytetarëve për shkak se pritet të rriten edhe çmimet e artikujve të tjerë.
Kundër shtrenjtimit janë organizuar dy herë protesta në Prishtinë, ndërsa grupi “Asnjë cent më shumë”, të premten ka bërë të ditur se më 19 prill do të organizohet protesta e radhës.
Aktivisti nga ky grup, Besnik Shabiu, tha se nëse nuk ka reflektim nga ana e ZRRE-së, protestat do të masivizohen. Në një konferencë për media të premten, ai shtoi se për shkak të tarifave të reja të energjisë është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i miellit, si produkt esencial.
Kundër shtrenjtimit të rrymës, ky grup tashmë ka njoftuar se do dorëzojnë padi ndaj ZRRE-së në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Avokati i këtij grupi, Ardian Bajraktari, tha se padia është gati dhe se po presin publikimin zyrtar të vendimit të ZRRE-së, me qëllim që të vazhdojnë me procedurat e tjera ligjore.
“Po ashtu, krahas padisë vlen të theksohet se ne kemi punuar dhe po punojmë në mënyrë intensive edhe në hartimin e propozimit për masë të përkohshme – si masë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, për faktin se një vendim i tillë paraqet dëm, vështirë të riparueshëm, për qytetarët”, tha Bajraktari gjatë konferencës për media.
ZRRE-ja nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se kur pritet të publikohet vendimi në faqen e saj zyrtare.
Se shtrenjtimi i tarifave të energjisë do jetë vetëm fillimi dhe se ky shtrenjtim më vonë do të ndikojë të gjithë ekonominë, kanë paralajmëruar edhe përfaqësues të bizneseve.
Përderisa për qytetarët ekziston një mënyrë për të kursyer pak – duke përdorur pajisjet elektrike gjatë natës, kur rryma kushton më lirë – për prodhuesit vendorë kjo nuk do të ishte e mundur, pasi që orari i tyre i punës nuk përshtatet me orarin e tarifave të ulëta, nga ora 23:00 në orën 8:00.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, shtrenjtimi i rrymës do t’i detyrojë bizneset të rrisin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, si mielli, buka, qumështi, vaji dhe produkte tjera të prodhuara në vend.
Radio Evropa e Lirë pyeti Shoqatën e Mullisëve të Kosovës për mundësinë e rritjes se çmimit të miellit, ashtu siç paralajmëroi grupi “Asnjë cent më shumë”, dhe nga kjo shoqatë konfirmuan se pasi të marrin faturat me rritje mund të ketë lëvizje të çmimit, por jo në masë të madhe.
Kryetari i kësaj shoqate, Bashkim Zejnullahu, thotë se aktualisht çmimi për 100 kilogramë miell është deri në 35 euro. Ndërkaq, pas rritje së çmimit të tarifave të energjisë, çmimi për këtë sasi të miellit mund të rritet për dy euro.
“Nëse shtrenjtohet çmimi në përmasa më të mëdha, është shfrytëzim i situatës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ngritje të çmimeve për produktet e tjera ka paralajmëruar edhe Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit në Kosovë.
“Kur shtrenjtohet energjia elektrike, rritet edhe çmimi i ambalazhit, edhe çmimi i qumështit, djathit, kosit e jogurtit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Kryetari i Odës Ekonomisë të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se bizneset “do të detyrohen” t’i shtrenjtojnë çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre.
“Në momentin që rriten çmimet, ka inflacion… Si pasojë e kësaj, humb vlera e parasë”, thotë Rafuna.
Në katër vjetët e fundit Kosova është përballur më rritje të vazhdueshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.
Fillimisht për shkak të pandemisë COVID-19 në vitin 2020, kurse dy vjet më vonë, në vitin 2022 kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Vitin 2022 Kosova e mbylli me normë të inflacionit 11.6 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ajo u ul në 4.9 më 2023, kurse vitin e kaluar ra në 1.6 për qind.
Edhe pse inflacioni ka rënë apo është stabilizuar, çmimet nuk janë zbritur.
Tarifat e reja të energjisë elektrike nuk vlejnë për të gjitha bizneset në Kosovë.
Tarifat e rregulluara nga ZRRE-ja mund t’i përdorin vetëm konsumatorët e amvisërisë dhe bizneset që kanë deri në 50 punëtorë ose që kanë qarkullim vjetor nën 10 milionë euro.
Bizneset më të mëdha nga muaji qershor do të detyrohen ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të rrymës dhe të dalin në tregun e hapur.
Kjo nënkupton se ata do të paguajnë më shumë për rrymën që shpenzojnë, por ende nuk dihet ndonjë çmim.
ZRRE-ja thotë se ky është hap drejt liberalizimit të tregut të energjisë.
Odat ekonomike në Kosovë nuk pajtohen me këtë vendim. Ato thonë se vendi nuk është gati për këtë ndryshim sepse nuk ka kompani të mjaftueshme të licencuara që ofrojnë energji me çmime të përballueshme për biznese dhe se kjo do ta çrregullojë tregun e çmimeve.
Për këtë arsye, më 21 mars, Oda Ekonomike e Kosovës kërkoi nga Avokati i Popullit që të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojë pezullimin e vendimit për të paktën një vit.
Deri më tani, Avokati i Popullit nuk është përgjigjur në pyetjet se si do të veprojë në këtë rast.
ZRRE-ja, megjithatë, ka insistuar se janë 18 kompani të licencuara për shitjen e energjisë dhe është zotuar se do t'i monitorojë vetë marrëveshjet mes bizneseve dhe kompanive furnizuese, për të shmangur abuzimet e mundshme./REL
KORÇË- Një aksident është ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë, në aksin Korçë – Pogr...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjendjen e 11-vjeçarit të plagosur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në...
ITALI- Një episod tronditës me fyerje dhe kërcënime është regjistruar në një ndeshje të kampionatit të t&eum...
LEZHË- Ka marrë një drejtim tjetër dinamika e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë. Ka dyshime të forta se a...
ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sulës. Mediat italiane raportojnë se n&e...
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në fshatin Voskop, të Korçës. Mësohet ...
pamje nga durresi DURRËS - Në video e filmuar së fundmi në Durrës tregon se po nisin përgatitjet e para për sezoni...
KOSOVA- Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mars. Atë ditë, Qev...
TIRANA- Ka dështuar këtë paradite seanca paraprake për dosjen e SASPAC, me të pandehur ish-drejtorin e kësaj agjencie nj&eu...
SHKODRA- Drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Emiljan Nika mësohet se është k...