Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

KOSOVA- Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mars. Atë ditë, Qeverisë i përfundoi mandati katërvjeçar. Dorëheqjen, përmes një letre, Kurti ia konfirmoi edhe kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, Glauk Konjufca. Por, kjo letër u kontestua nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Duke mos e pranuar dorëheqjen, në këtë formë, deputetët e këtyre partive votuan kundër verifikimit të mandateve të deputetëve dhe rrjedhimisht pamundësuan konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Mesditën e 17 prillit, deputetët u mbodhën sërish për vazhdimin e seancës konstituive. Por, ajo sërish nuk prodhoi asnjë rezultat dhe u caktua vazhdimi i saj për 19 prill.
Por, a mjafton kjo mënyrë e dorëheqjes së Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të ekzekutivit? Disa njohës të Kushtetutës besojnë se po, edhe pse thonë se Ligji për Qeverinë ka gabime dhe bie ndesh me Kushtetutën.
“Nëse ligji nuk funksionon dhe efektet e ligjit janë shumë të rrezikshme për shoqërinë, atëherë nuk zbatohet ligji, por zgjidhet me praktikat [e kaluara] qeveritare. Çfarë ka ndodhur para këtij rasti, kryeministrat e mëparshëm, si kanë vepruar kur kanë qenë duke ushtruar detyrën? Do të thotë kanë qenë deputetë, kanë votuar për deputetë dhe kanë qenë duke ushtruar detyrën [në Qeveri], ushtrues i detyrës nuk është detyrë [e plotë]”, thotë për Radion Evropa e Lirë, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.
Në Ligjin për Qeverinë, në nenin 26, thuhet se kur anëtari i një qeverie në detyrë zgjidhet deputet duhet të japë dorëheqje nga posti i tij qeveritar para ditës së certifikimit të rezultateve. Pra, para 27 marsit. Në gjithë debatin për këtë situatë u përmend si gabim edhe fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar si deputetë Kurtin me ministra. Mazllum Baraliu, që më parë e ka udhëhequr këtë institucion, nuk e quan këtë gabim. Sipas tij, ky institucion s’ka kompetencë t’i kërkojë dorëheqje askujt në Qeveri.
“Nuk shkruan askund që [KQZ-ja] ka për detyrë që t’iu thotë atyre të cilët kanë kandiduar për deputet, që të heqin dorë nga punët e tyre [në Qeveri]. Nuk është e rregulluar kjo punë dhe nuk është punë e KQZ-së kjo”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kreu i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, tha se kërkesa e partive, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që ai të japë dorëheqje dhe të mos dalë në zyre në Kryeministri, është e pakuptimtë.
“Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim – thënë së buti – i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, tha ai gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 16 prill.
Partitë e tjera insistojnë që postet e anëtarëve të Qeverisë të zgjedhur deputetë, të udhëhiqen nga zëvendësit e tyre gjatë kësaj periudhe. Kurti tha se partia e tij është e interesuar që të ecet para me formimin e institucioneve. Por, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, e kanë akuzuar LVV-në se po e zvarrit këtë proces, duke argumentuar se partia fituese e zgjedhjeve nuk i ka 61 vota, aq sa kërkohen për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe të formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Pas mosmiratimit të raportit të Komisionit për mandate, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, iu drejtua presidentes, Vjosa Osmani, për të kërkuar sugjerime se si të vazhdohet. Osmani, brenda pak orësh, më 16 prill iu përgjigj, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive brenda 48 orëve, siç parashihet në Rregulloren e Kuvendit. Sipas Osmanit, edhe aktgjykimet e Kushtetueses obligojnë deputetët “që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit”.
Partitë morën pjesë në seancë, por në të shkuan me qëndrime të njëjta. Në nisje të vazhdimit të seancës, kryesuesi Avni Dehari nga LVV-ja, i ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Pasi tha se nuk kishte konsensus se si të vazhdohet tutje, ai e ndërpreu seancën dhe caktoi që ajo të vazhdojë të shtunën.
LVV-ja tha se PDK, LDK dhe AAK po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit, por akuzë të njëjtë këto parti drejtuan nga partia e Kurtit. Ata argumentuan se LVV-ja me shtyrjen e seancës për 48 orë, po "blen kohë për pazare politike", pasi, sipas tyre, partia fituese e zgjedhjeve nuk e ka shumicën.
Nëse të shtunën kalohet pika e parë e rendit të ditës, atëherë deputetët do të mund të betohen, më pas të zgjedhin kryetarin e nënkryetarët dhe kështu të përmbyllin konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit. Vetëm pas kësaj, do të fillonin afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme, prandaj arritja e një koalicioni qeverisës duket opsion i pashmangshëm./ REL
TIRANA- Ka dështuar këtë paradite seanca paraprake për dosjen e SASPAC, me të pandehur ish-drejtorin e kësaj agjencie nj&eu...
SHKODRA- Drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Emiljan Nika mësohet se është k...
LEZHA- Një aksion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve është zhvilluar në Lezhë nga...
atentati ne tirane TIRANË- Dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe Tiranë kanë tronditur vendin. Në Lezh...
vendngjarja ne lezhe LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë...
gjykata e fierit FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të ci...
altin dumani DURRËS- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte i pranishëm sot në Konferencën e...
TIRANA- Katerina Beqo është gruaja e Roan Brahimit, të ekzekutuar një vit më parë në Greqi, që dyshohet se ishte ...
TIRANË- Atentati i mbrëmshëm në Tiranë, kishte për synim eleminimin e bashkëshortes së Roan Brahimit, i vrarë...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dy atentatet e ndodhura mbëmjen e djeshme një në Lezhë dhe një në ...