Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

LEZHË- Ka marrë një drejtim tjetër dinamika e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë. Ka dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër. Policia ka dyshime se shënjestër e sulmit ka qenë gruaja e Roan Brahimit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.
Gruaja e Roan Brahimit ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë dhe nëse autorët kanë lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër. Ajo ka theksuar se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj me të tjerë.
Gruaja e Roan Brahimit, gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë. Mësohet se ajo nuk i ka marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit.
Atentati në Tiranë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class". Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç. Pas ngjarjes së rëndë hetuesit kanë marrë dëshmitë e të plagosurve, të cilët, ende të tronditur janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. Sipas informacioneve, tre të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po kthehenin në shtëpi me shoferin Arenc Stafa. Të shtënat me armë drejt tyre dhe ndjekja nga autorë ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te TEG dhe më pas shoferi i "G-Class"-it për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
Si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makina mbrëmë. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, bëhet me dije se shoferi, 34-vjeçari Arenc Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë të mitur, Marko Demiraj, 17 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa 11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në gjendje më të rëndë. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat. Bëhet me dije se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin "G-Class" që e kishin nën shënjestrën e tyre.
Gjovalin Prendi, 65 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës teksa po konsumonte kafe në lokalin e tij. Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi. Dy prej tyre të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit. Ata dyshohet se kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e lokalit e kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e kraharorit. Bëhet gjithashtu me dije se në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 65-vjeçarin menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrëse për shkak të përfshirjes së djalit të tij në ngjarje kriminale. 65-vjeçari nga ana tjetër ishte njeri me reputacion në zonë dhe interesohej për drejtësi, ndërsa gjithashtu ka bërë çmos që saga e vrasjeve të ndalej.
ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sulës. Mediat italiane raportojnë se n&e...
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në fshatin Voskop, të Korçës. Mësohet ...
pamje nga durresi DURRËS - Në video e filmuar së fundmi në Durrës tregon se po nisin përgatitjet e para për sezoni...
KOSOVA- Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mars. Atë ditë, Qev...
TIRANA- Ka dështuar këtë paradite seanca paraprake për dosjen e SASPAC, me të pandehur ish-drejtorin e kësaj agjencie nj&eu...
SHKODRA- Drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Emiljan Nika mësohet se është k...
LEZHA- Një aksion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve është zhvilluar në Lezhë nga...
atentati ne tirane TIRANË- Dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe Tiranë kanë tronditur vendin. Në Lezh...
vendngjarja ne lezhe LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë...
gjykata e fierit FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të ci...