Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
SHQIPËRI - Ndryshimet e shpejta, të vërejtura vitet e fundit në vijën bregdetare të Shqipërisë, dëshmojnë për ndikimin e thellë të ndryshimeve klimatike, zhvillimeve urbane të parregullta, por edhe pasojave që sjellin ndërhyrjet në mjedis. Sipas ekspertëve të mjedisit, 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë, prej më shumë se 400 km, rrezikohet nga erozioni.
Në mënyrë të vazhdueshme, deti Adriatik po merr sipërfaqe nga plazhet dhe pyjet, me ndikim në ekosistemet natyrore dhe veprimtarinë ekonomike të komuniteteve lokale në bregdet.
“Erozioni bregdetar nuk është realisht një fenomen i ri. Është realisht problematikë në bregdetin e Adriatikut, duke filluar nga delta e Lumit Buna duke vazhduar në zonën e Kune Vainit dhe në shumë segmente të tjerë bregdetar. Ai sjell dëmtime shumë të mëdha në ekosistemet bregdetare, por, njëherazi, edhe në shumë drejtime të tjera që kane lidhje me natyrën”, thotë profesor Ervis Krymi, Universiteti i Shkodrës.
Një studim i organizatës mjedisore “Eco Albania” veçon faktin se, erozioni në bregdetin e Adriatikut, më së shumti është i pranishëm në sektorë të gjerë të grykëderdhjes së Semanit, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të Gjirit të Lalzit, grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain të Lezhës, si dhe disa zona në Velipojë.
Kune Vaini është zona më e prekur në Shqipëri nga erozioni bregdetar. Këtu, banorët dhe bizneset vendase kanë ngritur prita me thasë me rërë, në përpjekje për të frenuar vërshimin e mëtejshëm të detit në territor.
Eksperti i mjedisit Jak Gjini, i cili ndjek në vazhdimësi ecurinë e erozionit në vijën bregdetare të Shëngjinit, thotë se në zonën e Kune Vainit, çdo vit erozioni merr 2-3 metër nga bregu ranor.
“ Në mënyrë të veçantë, në periudhën aktuale, zona është mjaft e ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe shpejtësisë me të cilën po ndodhin këto ndikime. Në mënyrë të veçantë, erozioni bregdetar është i tillë që po tejkalon edhe parashikimet e skenarëve për zonën. Mjafton të kujtojmë se, vetëm në pjesën veriore të grykëderdhjes së Lumit Drin, deti avancon deri në 20 metër në vit dhe e gjithë zona goditet nga stuhitë detare dy herë në vit, duke u bërë mjaft frekuente dhe të pranishme për zonën”, thotë ai.
Stuhitë e herëpashershme detare, përgjatë bregdetit të Shëngjinit, të cilat ndodhin nga muaji tetor, deri në marsin e vitit pasues, shoqërohen me erodimin e bregut të detit dhe dëmtimin e brezit pyjor me pisha.
“ Si rezultat, janë prishur balancat natyrore të furnizimit të bregdetit me sedimente të ngurta duke sjellë ndryshime gjeomorfologjike të fuqishme, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në vlerat natyrore të zonës, por edhe aktivitetin social-ekonomik të kësaj zone si në bujqësi, peshkim, turizëm, aktivitete këto që janë mjaft të rëndësishme për zonën”, thotë ai.
Përveçse në vijën bregdetare Kune Vain, erozioni po shfaqet mjaft agresiv edhe në grykëderdhjen e Lumit Buna. Krahasimi i pamjeve satelitore, nga viti 2012 deri në janarin e këtij viti, dëshmojnë për ndryshimet e thella në deltën e Lumit Buna dhe zhdukjen graduale të ishullit të vogël të Franc Jozefit.
“ Është shumë e rëndësishme që këto ekosisteme bregdetare të mirëmenaxhohen, të merren masa për mbrojtjen e tyre, të ruhet gjithnjë e më tepër nga ndërhyrja në shtretërit e lumenjve, marrjen e inerteve. Ndërhyrjet mund të dëmtojnë sedimentet e shumta përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu, është e rëndësishme mbjellja e më shumë pemëve, pasi kjo do të ndihmonte që fenomenet negative të erozionit mos të na godasin përgjatë vijës bregdetare”.
Nëse nuk merren masa të shpejta për të frenuar avancimin e mëtejshëm të detit në brendësi të vijës bregdetare të Adriatikut, sipas ekspertëve të mjedisit, pasojat e erozionit do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në mjedisin natyror, ekonominë dhe jetën e rreth 430 mijë banorëve që jetojnë përgjatë vijës bregdetare, por edhe në ecurinë e mëtejshme të sektorit turistik, si një nga burimet kryesore të ekonomisë së vendit./VOA
Klodiana Lala TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar detaje nga seanca me dyer të mbyllura që u mbajt në Gjykatën e Posa&cce...
Klodiana Lala TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar këtë pasdite arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Një fushatë reklamuese e financuar nga qeveria e përshkruan Mbretërinë e Bashkuar ...
Pamje nga vendngjarja LIBRAZHD - Pamjet që shikoni më lart janë nga aksidenti tragjik që u regjistrua gjatë mesnatës në ...
Policia TIRANË - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht pasi a...
Foto ilustruese TIRANË - Katër të mitur janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë tentuar të grab...
Zef Sinani, Megi Xhetani LIBRAZHD - Dy të rinjtë që shikoni në foton e mësipërme janë Zef Sinani dhe Megi Xhetani, t&eum...
Bajri, Ndoka TIRANË - Prokuroria e Posaçme njoftoi sot përfundimin e hetimeve paraprake për një pjesë të të akuzu...
Foto ilustruese PEJË - Një aksident i rëndë raporothet të ketë ndodhur ditën e sotme në Rugovë. Një autob...
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Durim Bamit, me porosi të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Dy...