AKTUALITET

Analiza/ Rijetësimi i industrisë ushtarake në Shqipëri, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë

b.z Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 19:15
Analiza/ Rijetësimi i industrisë ushtarake në Shqipëri,
Foto ilustruese

TIRANË - Në Shqipëri riaktivizimi i industrisë ushtarake shihet nga autoritetet zyrtare në funksion të ndryshimeve në mjedisin e sigurisë në botë. Pushtimi i Ukrainës 3 vjet më parë nga Rusia, solli një këndvështrim të ri sipas tyre, mbi politikat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s. Shqipëria trashëgoi nga regjimi komunist një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh për të cilat u deshën shumë vite që të asgjësohen, ndërsa uzinat e prodhimit të tyre pushuan se ekzistuari pas viteve 90’. Zyrtarët thonë se rijetësimi i kësaj industrie do të sjellë fillimisht plotësimin e nevojave të ushtrisë shqiptare me armë dhe municion dhe në një fazë të dytë eksportin e tyre.

Rijetësimi i industrisë ushtarake, u përkufizua nga Kryeminstri Edi Rama, në krah të komisionerit për zgjerimin në BE, në shkurt të vitit 2024 pas vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski në Tiranë. Disa muaj më vonë qeveria dhe parlamenti miratuan kornizën ligjore për ushtrimin e aktivitetit të prodhimit të industrisë ushtarake, për nevoja të forcave të armatosura, në mbështetje të Aleancës, por edhe për qëllime fitimi në të ardhmen, siç argumentojnë autoritetet zyrtare. Drejtori i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se nevojat e forcave të armatosura janë kryesisht për armatime dhe municione ndërsa tregon se përse po ndodh tani ky proces.

“Ka ndryshuar edhe mjedisi gjeostrategjik, kërkohen më shumë rezerva. Ka më shumë operacione të Aleancës në mbështetje të misionit të saj, por dhe qasja e qeverisë ka ndryshuar sepse jemi të orientuar tashmë drejt minimizimit të shpenzimeve të mbrojtjes. Pra duke qenë se po shpenzojmë më shumë për mbrojtjen, le të kontribuojmë në uljen e shpenzimeve të mbrojtjes”- thotë Dorian Tola drejtor i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.

Industria ushtarake deri në vitin 1990 bazohej në tre uzina, në kombinatin mekanik të Policanit që prodhonte municione, dhe Uzinën e Gramshit dhe Mjekësit që prodhonin përkatësisht armë dhe lëndë plasëse. Gjatë regjimit komunist, militarizimi ishte prioritet i udhëheqjes së asaj kohe.

Sasia e municioneve dhe armatimeve sipas ekspertëve arriti shifra të larta për një vend të vogël si Shqipëria, dhe në vitet 90’ pas rënies së këtij regjimi vetëm municione përllogariteshin afro 298 mijë ton. Dhe pikërisht në këtë kohë edhe me rolin e ri të ushtrisë shqiptare pas transformimeve demokratike dhe angazhimin e saj me anëtarësimin në NATO, kjo industri pushoi së funksionuari. Asgjësimi i armëve dhe muncioneve tani ishte fokusi kryesor. Demontimi ka nisur në vitet 2000, por sipas zyrtarëve, ky proces u fut në korniza të plota ligjore në vitin 2009, një vit pasi në një fabrikë të çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec, 16 km larg kryeqytetit nga një shpërthim humbën jetën 26 qytetarë dhe qindra të tjerë u plagosën.

“Nga viti 2009 -2019, që konsiderohet si fundi masiv i asgjësimit, sasia totale e asgjësuar me të tre llojet e procesit, pra demontim industrial, në poligone dhe shitje, ka qenë rreth 105 mijë ton municione. Shitja e municioneve zë rreth 20%, por janë shitur dhe armatime. Në vitin 2014 kemi filluar dhe procesin e shkatërrimit të armatimit të tepërt. Prej këtij viti dhe deri më sot mund të jenë shkatërruar në Uzinën mekanike të Gramshit rreth 90 mijë armë të vogla dhe të lehta, që konsiderohen armë të këmbësorisë”- thotë për Zërin e Amerikës, Bledar Horanlliu specialist i mirëadministrimit të pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Paketa e re ligjore për prodhimin e armëve dhe municioneve rregullon ushtrimin e këtij aktiviteti edhe për investitorë të huaj, të cilët mund të krijojnë ose jo partneritet në prodhim me shoqërinë e sapokrijuar shtetërore KAYO, për një gamë të gjerë mallrash ushtarakë, që nga municionet e kalibreve të ndryshme dhe deri te teknologjitë e përparuara. Buxheti për mbrojtjen sipas angazhimeve në NATO arrin 2.01% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkaq autorietet e Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë vlerësimet përkatëse dhe kanë arritur në konkluzionin financiar se ringritja tre uzinave do t’i kushtonte buxhetit të shtetit, gjysmën e buxhetit vjetor për sektorin e mbrojtjes, ose 250 milionë euro, një shifër që konsiderohet e lartë nga autoritetet.

“Industria e mbrojtes është shumë e kushtueshme, dhe për t’u ngritur kërkohen angazhime të mëdha të taksapaguesve shqiptarë. Për këtë arsye është parë si rrugëzgjidhja më e mirë krijimi i një klime të përshtatshme për të kryer investime në Shqipëri, me qëllimin që të plotësohen nevojat e forcave të armatosura, të ulen kostot e riaktivizimit të kësaj industrie dhe të furnizohet edhe tregu sipas nevojave konkrete”- vijon Dorian Tola drejtor i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.

Z. Tola sqaron disa detaje të rëndësishme të eksportit të armëve dhe muncioneve në të ardhmen, në raport me NATO-n dhe politikat e saj të mbrojtjes.

“Legjislacioni e ndalon eksportin në vende të treta politikat e të cilave janë në kundërshtim me interesat tona kombëtare dhe të NATO-s”- sqaron Z. Tola.

Ekspertët konstatojnë se infrastruktura e tre uzinave aktuale të prodhimit të armëve dhe muncioneve, është krejtësisht e amortizuar dhe jashtë funksionit, dhe nga ana tjetër e mbështesin nismën për rijetësimin e industrisë ushtarake.

“Mundësia që pjesa e makinerive dhe pajisjeve për t’u ripërdorur është zero, sepse amortizimi është i plotë. Mund të përdoret vetëm territori dhe objektet nëse do të vlerësohen nga specialistët që mund

të qëndrojnë. Qeveria duhet të nxisë iniciativën për prodhimin e armëve dhe municioneve në kushtet e reja ku jemi sot dhe nevojat që kemi, nisur dhe nga ajo që po bëjnë edhe vendet e tjera të Ballkanit”-shprehet për Zërin e Amerikës Esat Koçi, ekspert i kontrollit dhe prodhimit të municioneve

Vendet e rajonit kanë përparuar në këtë drejtim ndërsa industria ushtarake, është krejtësisht pasive prej më shumë se 30 vitesh. Rijetësimi i saj shihet me optimizëm por edhe me skepticizëm nga ekspertë të fushës për shkak kostove të larta./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan