
Në vitin 2025, operacionet e Drejtorisë Hetimore të Antimafia (DIA) së Barit çuan në konfiskime përfundimtare në të gjithë Puglian me vlerë mbi 30 milionë euro.
Të dhënat u bënë të ditura nga shefi i qendrës së DIA-s së Barit, kolonel Giulio Leo, me rastin e prezantimit të kalendarit 2026, i dedikuar “fytyrave femërore të antimafias”, ku ka dhënë kontributin e saj edhe gazetarja investigative puglieze, Marilù Mastrogiovanni.
Shefi i DIA-s bëri një bilanc të aktivitetit hetimor, duke konfirmuar “disa shqetësime në territorin e Foggias” dhe “kontrolle të imëta” mbi përdorimin e fondeve të PNRR-së, duke siguruar se në këtë drejtim “nuk ka emergjencë, shteti është prezent dhe arrin të garantojë përdorimin e duhur të këtyre burimeve”.
Koloneli Leo shpjegoi më tej se u kanë dhënë hapësirë edhe gazetareve në faqet e kalendarit institucional, sepse “me punën e tyre u japin zë atyre që nuk kanë, më të dobëtëve dhe atyre që e ndjejnë më fort praninë e krimit të organizuar”.
“Një kriminalitet që po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm në mënyrat e veta të operimit – shpjegoi ai – ka sot edhe më shumë nevojë për një rrjet bashkëpunimi që mbështetet te qytetari, te gratë, te ata që duan të ndryshojnë jetë dhe të hapin një faqe të re. Ka nëna, motra, situata në të cilat kërkohet t’u jepet një mundësi e re familjeve të tyre, të dërgohen mesazhe që i shkëpusin me të kaluarën, me një kriminalitet që mbyt dhe frikëson”.
Duke folur sërish për aktivitetin hetimor, Leo tha se “kriminaliteti, natyrisht, zgjerohet aty ku ka ekonomi, ku ka para, së fundmi edhe aty ku ka turizëm. Disa shqetësime më të mëdha mbeten në provincën e Foggias, por për këtë po punojmë”. “Ka edhe një vëmendje të posaçme ndaj krimit të organizuar shqiptar, i cili tashmë arrin të ndërveprojë direkt me kartelet e mëdha të Amerikës së Jugut dhe paraqitet si furnizues i klaneve tona vendase”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Dhjetor09:39
Aksident në Durrës, kamioni i pret rrugën makinës
Një aksident pa pasoja në njerëz është regjistruar sot në rrugën e Spitallës, pranë Universitetit. Sipas informac...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:17
VIDEO/ Momenti kur arrestohet Elvin Mërlika, armët që u sekuestruan
Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës, dy ushtarë të mbretit të lojërave të...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:10
Korçë/ Shpërndanin drogë në qytet, arrestohen 2 persona
Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korçës ka çuar në goditjen e një tjetër rasti të sh...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:05
FOTO/ Ky është Elvin Merlika, pjesë e planit për të vrarë Indrit Doklen! Fred Xhixha bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt
Elvin Merlika
Dy personat e arrestuar në kuadër të aksionit të RENEA-s janë Elvin Merlika (në foto) dhe Fred Xhixha.
Merlika...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:00
Buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro në dispozicion, rritet borxhi dhe shpenzimet, arsimi dhe shëndetësia në mëshirë të fatit
Qeveria parashikon një buxhet prej 886.7 miliardë lekësh (8.8 miliardë euro) për vitin 2026, me të ardhura që llogariten t&...
AKTUALITET
12 Dhjetor08:53
Elvin Merlika, pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles me porosi të Ervis Martinajt
Elvin Merlika, i cili u arrestua gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe, ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në...
AKTUALITET
12 Dhjetor08:54
U zgjodh Avokat i Popullit me votat e PS, reagon për herë të parë Endri Shabani
Pas zgjedhjes si Avokat i Popullit, ka ardhur dhe një reagim nga Endri Shabani.
Ai shkruan në reagim, se me zgjedhjen e tij mori fund dhe ngër...
AKTUALITET
12 Dhjetor08:40
Aksioni i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë-Kuqe/ Dalin emrat e personave që u vunë në pranga
Forcat RENEA zhvilluan dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe.
Personat e arrestua...