
Në Tiranë, çmimet e apartamenteve në kullat rezidenciale po shiten me çmim mbi 6 mijë euro për metër katror.
Sipas njoftimeve të publikuara online nga agjencitë shitblerjes së pasurive të paluajtshme, një apartament me sipërfaqe 154 metër katror te kulla “Downtown One” po ofrohet për shitje me çmimin 950 mijë euro ose rreth 6,200 euro për metër katror.
Agjentët imobiliarë të kontaktuar nga Monitor pohuan se kanë ende disa njësi në shitje në këtë objekt. Sipas tyre, bëhet fjalë për apartamente që nuk janë banuar më parë të mobiluara dhe që konsiderohen ndër njësitë e fundit të mbetura në dispozicion për shitje.
Në vitin 2021, kur objekti “Downtown One” sapo kishte përfunduar, zyra e shitjes e kontaktuar nga Monitor deklaroi se çmimet e apartamenteve varionin nga 3,200 deri në 3,400 euro për metër katror. Brenda 5 viteve, çmimet në këtë objekt janë rritur me 82% deri në 94%, duke u bërë pothuajse dyfish më të larta se në vitin 2021.
Kjo rritje dyshifrore e çmimeve, e shkëputur nga ritmi i rritjes së të ardhurave, po rikthen debatin nëse tregu i pasurive të paluajtshme po mbivlerësohet dhe nëse ekziston rreziku i krijimit të një flluske.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar arriti në 90,119 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, paga mesatare u rrit me 9.6%. Në këtë ecuri ndikoi edhe rritja e pagës minimale, e cila nga 1 janari 2026 u bë 50 mijë lekë, nga 40 mijë lekë që ishte më parë.
Paga mesatare mujore në vend arrin në 90 mijë lekë, rritja më e lartë në ndërtim
Ndërkohë, agjentët imobiliare pohojnë se kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie krahasuar me një vit më parë.
Ylli Sula, drejtues i “Çelësi” Keydata Albania, thotë se një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rënien e kërkesës është situata e krijuar në vend, ku SPAK ka nisur hetime ndaj një sërë grupesh kriminale, çka sipas tij ka ndikuar edhe në ngadalësimin e investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas tij, kjo ka sjellë një tërheqje të një pjese të blerësve që investonin në pasuri të paluajtshme, duke bërë që edhe kërkesa të jetë në rënie.
Megjithatë agjentët imobiliarë vërejnë se ndonëse kërkesa është me rënie, kjo ende nuk është reflektuar në uljen e çmimeve.
Nga ana tjetër, ritmi i shpejtë i rritjes së çmimeve, që nuk ndjek rritjen e të ardhurave të familjeve, po e përkeqëson përballueshmërinë e blerjes së banesave. Stela Dhami, drejtuese e Colliers Albania, vëren se përballueshmëria e blerjes së një apartamenti në Shqipëri është më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.
“Në Shqipëri, raporti midis çmimit të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave mesatare është shumë më i pafavorshëm. Një çifti me të ardhura mesatare i duhen rreth 15–19 vite për të blerë një apartament, ndërsa mesatarja në vendet e Bashkimit Europian varion nga 10 deri në 12 vite.
Në këtë analizë ndikojnë shumë faktorë, por më kryesorët janë çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat familjare, si edhe kostot e larta të kredive hipotekore, të cilat vazhdojnë të mbeten të vështira për buxhetin e familjeve shqiptare”, është shprehur më herët zonja Dhami.
Indeksi i fundit i besimit të bankës së Shqipërisë gjeti se treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 0.8 pikë përqindje në qershor. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse, ndërkohë aktiviteti aktual ndërtues mbeti në të njëjtat nivele. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.
Sipas indeksit Fischer, të përllogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura në 6-mujorin e dytë të vitit 2025 u rrit me 11.7% krahasuar me 6-mujorin e parë dhe me 28% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithëse çmimet vijuan të rriteshin, ritmi u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me rritjen prej 41.7% të regjistruar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke sinjalizuar një ftohje graduale të tregut./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Korrik07:52
Miliona euro nga Kosova për turizmin shqiptar: Vetëm fundjavat sjellin 195 milionë euro
Studimi i fundit i Aleancës Kosovare të Bizneseve nxjerr në pah ndikimin e madh që kanë qytetarët e Kosovës në ekonomi...
AKTUALITET
2 Korrik07:44
Reshje shiu e kthjellime, ja parashikimi i motit për sot
Kjo e enjte, 2 korrik, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në një pjesë të territorit, me reshje shiu, ndërsa...
AKTUALITET
2 Korrik07:24
Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë mbi mesataren e vendit
Disa vjet më parë, kryeministri Rama hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në vend do t&eum...
AKTUALITET
1 Korrik22:59
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet protesta e 32-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Është mbyllur protesta e 32-të masive e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largi...
AKTUALITET
1 Korrik22:46
Kërkohet nga Italia për dosjen “Ura”, BKH arreston Adi Cobon
Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Cobo Bazholi, i cili kërkohet nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosje...
AKTUALITET
1 Korrik22:14
Aksident i fortë në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Fuoristrada i pret rrugën dy automjeteve, njëri bëhet copa
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë k...
AKTUALITET
1 Korrik22:09
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët marshojnë pranë Bashkisë: Poshtë patronazhistët
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë d...
AKTUALITET
1 Korrik21:28
Profesori Lush Susaj: Të rrëzojmë këtë qeveri! Po kriminalizon shoqërinë. Do të vdes në sheshe kundër diktaturave
TIRANË- Protesta qytetare në ditën e saj të 32-të ka bërë bashkë qytetarët shqiptarë. Pedagogu Lush Susaj...
AKTUALITET
1 Korrik21:27
"Mos kini frikë"/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Nesër me miell dhe vezë te Parlamenti, të gatuajmë demokracinë
TIRANË- Një prej protestesve u bëri thirrje qytetarëve që ditën e nesërme të paraqiten te Parlamenti me m...
AKTUALITET
1 Korrik20:59
Shqiptari trondit policinë zvicerane/ Krahu i djathtë i bosit të drogës fut në kurth dy efektive të Zyrihut
Në një festë me jaht me elitën e Zyrihut ose para një lokali luksoz me një Ferrari: në rrjetet sociale, 35-vjeçari zvi...