
Arben Ahmetaj ka mohuar kategorikisht lajmet e qarkulluara sot që pretendojnë se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë të re për ekstradimin e tij. Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, ai e quan lajmin “të rremë” dhe jep disa sqarime të detajuara mbi çështjen.
“Kërkesa për ekstradim është bërë vetëm një herë, në gusht 2023”
Sipas Ahmetajt, procedura ligjore parashikon vetëm një kërkesë zyrtare për ekstradim, e cila — sipas tij — është dërguar me urgjencë më 18 gusht 2023. “Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte vetëm vazhdim i tymnajës,” shkruan ai. Ahmetaj i referohet edhe çështjes së “pseudo-transfertës”, e cila, sipas tij, është hetuar prej më shumë se një viti. Ai thekson se nuk ka pasur asnjë lëvizje fondesh midis tij dhe personave të tjerë, përfshirë biznesmenë të përmendur në media.
Reagimi i plotë:
Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
2. Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
3. Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
4. Më shumë detaje, në vijim….
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Nëntor14:50
63-vjeçari humbi jetën në punë, shpallet në kërkim administratori i subjektit
Një 63-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në punë pasi ra nga lartësia e një banese ku punonte.
...
AKTUALITET
17 Nëntor14:43
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Tiranës për Ilir Beqarajn
Gentian Bejtja
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë...
AKTUALITET
17 Nëntor13:52
Rruga e "vdekjes" në Fier, 1 kilometër pa trotuar, pa ndriçim dhe pa siguri për këmbësorët
Një kilometër rrugë që lidh qytetin e Fierit me lagjet Zhupan, Drizë dhe Peshtan i Vogël është kthyer ndër vite n...
AKTUALITET
17 Nëntor13:37
Bllokohen 520 ton misër në doganën e Hanit të Hotit, rrezikonte shëndetin e kafshëve
Një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit...
AKTUALITET
17 Nëntor13:32
Vrasja e Muçi Shaljanit në Rinas, drejtuesi i AMP-së: Kemi marrë masat e nevojshme
Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Eduart Merkaj raportoi këtë të hënë në komisionin për Ç...
AKTUALITET
17 Nëntor13:23
Nafta në Patos-Marinëz, rriten 300% sëmundjet tumorale
Në Roskovec, 1200% më shumë me sëmundje respiratore.
Fier, Ballsh, Mallakastër, mbi 100% sëmundjet e zemrës.
Shifrat alar...
AKTUALITET
17 Nëntor13:28
Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin, përfundon në pranga autori
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka bërë me dije se është ndaluar dhe vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarje...
AKTUALITET
17 Nëntor13:11
Drejtori i burgjeve: Politikanët refuzojnë ushqimin në qeli, ja arsyeja
Kreu i burgjeve, Klevis Qose është duke raportuar për veprimtarinë e institucionit që drejton dhe projektbuxhetin e vitit 2026, p&eum...
AKTUALITET
17 Nëntor13:13
Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën parashikohen reshje bore
Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq me stuhi dhe reshje intensive të shiut përgjatë kësaj jave ndërsa ditën...
AKTUALITET
17 Nëntor13:06
Rama në Bruksel, BE kërkon përshpejtim të reformave dhe bashkëpunim me opozitën
Në Bruksel u hap sot grupkapitulli i fundit i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një faz...