AKTUALITET

Drejtori i burgjeve: Politikanët refuzojnë ushqimin në qeli, ja arsyeja

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 13:11

Drejtori i burgjeve: Politikanët refuzojnë ushqimin në qeli, ja

Kreu i burgjeve, Klevis Qose është duke raportuar për veprimtarinë e institucionit që drejton dhe projektbuxhetin e vitit 2026, përpara deputetëve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Qose është pyetur nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri për kushtet e qelive, duke parashtruar se në dijeninë e tij politikanët që qëndrojnë në burgun e Durrësit kanë marrë ustallarë e i kanë shndërruar dhomat si hotele.

"Kam informacion që në burgun e Durrësit ku janë VIP-at e politikës që vuajnë dënimin ka pasur ndërhyrje nga jashtë për rritje komoditeti në qelitë e tyre, janë futur ustallarë, marangozë, kuzhinierë po të doni, krevate më të mire. Kanë ndërhyrë për ta bërë si dhomë hoteli", ka thënë ai.

Ndërkohë, kreu i Përgjithshëm i Burgjeve ka thënë se çdo gjë është brenda standardeve dhe nuk ka ekzagjerime të tilla.

"Më përmendët komoditetin, Drejtoria e Përgjithshme për zyrtarët që nuk kanë kryer vepra të rënda penale ka akomoduar në IEVP Durrës dhe IEPV Fier pjesë më të madhe të zyrtarëve të cilët s’kanë vepra të rënda.

Nuk mund të them që ka komoditete të mobilieve, televizor janë brenda standardeve, krevatet, dyshekët dhe pjesën tjetër të akomoduese e mbulon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk kemi tek këto kategori që thoni", ka thënë Klevis Qose.

Sakaq, deputeti Erald Kapri ka shtruar dhe një problematikë tjetër. "Dhe pyetja tjetër, ju harxhoni shumë para për ushqime më burgje. Mbi 90% i marrin nga familjarët?", ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka garantuar se ata zbatojnë vetëm ligjin, duke garantuar 3 vakte ushqim në ditë për çdo të dënuar dhe të paraburgosur, pavarësisht se 20% zgjedhin ushqim nga jashtë sepse i tremben konflikteve që kanë dhe nuk hanë ato që gatuhen nga kuzhina e burgut.

"Sa i përket ushqimit të familjarëve, nuk është që vërtetë 90% e tyre marrin ushqim nga familjarët. Sistemi i burgjeve ka detyrim ligjor që për çdo të dënuar dhe paraburgosur të garantojë ushqim 3 vakte, ju keni bazë ligjore që ti thoni atij tjetrit ha me zor. Ne kemi detyrim që çdo të dënuar ti vendosim racionet sipas kuotave.

Mund të ketë refuzim tek 20% por nuk vjen për shkak të ushqimit, por një trendi për shkak të konflikte të jashtme që kanë si hakmarrjeve, gjakmarrjes apo problematikeve nëpërmjet grupeve kriminale. Por është lejuar që një familjar të çojë supën nga dora e nënës, vajzës, gruas apo një familjari për të dënuar, është para në kuadrin e rehabilitimit", ka përmbyllur Klevis Qose.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 17 Nëntor12:24

Erion Veliaj kërkon laptop në burg!

Mesditën e sotme po mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në seancën me dyer të mbyllura avokat&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë