
Një kilometër rrugë që lidh qytetin e Fierit me lagjet Zhupan, Drizë dhe Peshtan i Vogël është kthyer ndër vite në një burim aksidentesh, shpesh me pasoja fatale. Ky segment, pjesë e aksit nacionale Fier–Levan, përshkohet çdo ditë nga mijëra automjete, ndërsa banorët që lëvizin në këmbë ose me biçikleta përballen me një rrezik të vazhdueshëm.
Mungesa e trotuareve, sinjalistikës dhe ndriçimit e bën kalimin jashtëzakonisht të rrezikshëm, veçanërisht në orët e mbrëmjes. Banorët shprehen se çdo ditë e kanë me risk, pasi makinat ecin me shpejtësi dhe ata nuk kanë asnjë mbrojtje.
Historikisht, rruga ka qenë pa trotuare dhe pa ndriçim, por gjendja ka shkuar drejt përkeqësimit. Segmenti, që më parë kishte gjerësi 8 metra, sot është ngushtuar në 6 metra, duke e bërë kalimin akoma më të rrezikshëm.
Banorët theksojnë se pas zgjedhjeve politikanët nuk kujtohen më për ne, ndërsa mungesa e investimeve dhe ndërhyrjeve të institucioneve e bën rrugën një kërcënim të vazhdueshëm për jetën e tyre.
Në këtë aks kanë ndodhur vazhdimisht aksidente rrugore, disa prej të cilëve me pasoja tragjike, por asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të vendosur ndriçim, sinjalistikë apo trotuare mbrojtëse. Rreth 3 mijë banorë që përdorin këtë segment çdo ditë mbeten të pambrojtur, ndërsa frika dhe shqetësimi janë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Banorët apelojnë për një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për të vendosur trotuare, ndriçim publik dhe tabela paralajmëruese, duke kërkuar që të mos presin viktima të tjera përpara se të sigurojnë një rrugë të sigurt. Ata shprehen se duan një rrugë që garanton sigurinë e jetës së tyre çdo ditë, dhe jo një rrugë që vazhdon t’i rrezikojë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Nëntor13:37
Bllokohen 520 ton misër në doganën e Hanit të Hotit, rrezikonte shëndetin e kafshëve
Një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit...
AKTUALITET
17 Nëntor13:32
Vrasja e Muçi Shaljanit në Rinas, drejtuesi i AMP-së: Kemi marrë masat e nevojshme
Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Eduart Merkaj raportoi këtë të hënë në komisionin për Ç...
AKTUALITET
17 Nëntor13:23
Nafta në Patos-Marinëz, rriten 300% sëmundjet tumorale
Në Roskovec, 1200% më shumë me sëmundje respiratore.
Fier, Ballsh, Mallakastër, mbi 100% sëmundjet e zemrës.
Shifrat alar...
AKTUALITET
17 Nëntor13:28
Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin, përfundon në pranga autori
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka bërë me dije se është ndaluar dhe vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarje...
AKTUALITET
17 Nëntor13:11
Drejtori i burgjeve: Politikanët refuzojnë ushqimin në qeli, ja arsyeja
Kreu i burgjeve, Klevis Qose është duke raportuar për veprimtarinë e institucionit që drejton dhe projektbuxhetin e vitit 2026, p&eum...
AKTUALITET
17 Nëntor13:13
Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën parashikohen reshje bore
Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq me stuhi dhe reshje intensive të shiut përgjatë kësaj jave ndërsa ditën...
AKTUALITET
17 Nëntor13:06
Rama në Bruksel, BE kërkon përshpejtim të reformave dhe bashkëpunim me opozitën
Në Bruksel u hap sot grupkapitulli i fundit i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një faz...
AKTUALITET
17 Nëntor13:00
Vdekja e 49-vjeçares, policia nis hetimet ndaj mjekëve për neglizhencë
Policia e Korçës ka nisur hetimet pas vdekjes së një 49-vjeçarje një ditë më parë në këtë qyte...
AKTUALITET
17 Nëntor12:36
Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter dhe Orest Sotës tek ish-UET
Në vitin 2022, ish-godina shumë-vjeçare e Universitetit Europian të Tiranës (UET), në bulevardin “Bajram Curri”, n...
AKTUALITET
17 Nëntor12:24
Erion Veliaj kërkon laptop në burg!
Mesditën e sotme po mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancën me dyer të mbyllura avokat&e...