Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
FIER - Policia ka publikuar pamjet nga kontrollet e ushtruara mesditën e kësaj të enjte në banesën e Arben Isufajt i njohur ndryshe me nofkën "Ben Qimja". Kontrollet u urdhëruan nga gjykata. pasi dyshohet se Qimja, ka kërcënuar me jetë gjyqtarin Vladimir Cjapi.
Bëhet me dije se nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij në Fier janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një pistoletë ku ishin gdhendur inicialet e tij, “A.I.”, targa makine si dhe jelekë multifunksional.
Policia sqaron se 55-vjeçari Ben Qimja është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Njoftimi i Policisë:
Veprime intensive hetimore dhe policore, mbi rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, të kallëzuar prej gjyqtarit, në Prokurorinë e Fierit, më datë 17.02.2025.
Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.
Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.
Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).
Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh", i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.
55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I..
Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Ben Qimja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I njohur si një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armbëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge. Gjithashtu Ben Qimja është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij. Përveç Qimes, në dyert e drejtësisë janë paraqitur edhe familjarë të tij pasi akuzohen si të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale.
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Sa...
Ramazan Mataj TiranË - Babai i Ramazan Matajt, 33-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit e tyre, Arjon dhe ...
TIRANA- Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Plumbi i Artë”, konkretisht për Nuredin Dumanin dhe personat e tjerë. M&e...
Foto ilustruese ITALI - Mbi 58 tonë mbetje ekotoksike, të cilat dy kompani të ndryshme italiane me seli në Lombardi po tentonin t'i imp...
Foto ilustruese TIRANË - Inteligjenca Artificiale (IA) është duke u integruar shpejt në të gjitha aspektet e jetës njerë...
Foto ilustruese BERAT - Një çift bashkëshortësh është shpallur në kërkim nga Policia në Berat pasi akuzohen ...
SPANJA- 14 persona janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali në një seri bastisjesh që kishin në shënjestër nj&...
LEZHA- Dosja penale në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva i marrë i pandehur, për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ës...
Foto ilustruese TIRANË - Qeveria e miratoi dje listën e barnave të rimbursueshme që do të hyjë në fuqi me datën 1 m...
KOSOVA- Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi&rd...