AKTUALITET

Banorët e katër fshatrave të Vlorës protestë para SPAK-ut: Po na marrin pronat

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 11:34

Banorët e katër fshatrave të Vlorës protestë para

Banorët e katër fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK.

Në paditë e tyre ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave.

Konkretisht mësohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.

Kallëzimi i plotë:

Kërkojmë ndjekjen penale të Këshillit të Ministrave, dhe verifikimeve dhe hetimit penal sipas pretendimeve të kallëzimit për rolin, veprimet dhe mosveprimet institucionale që dyshohet se kanë kontribuar në krijimin, lejimin dhe konsolidimin e një situate të përshkruar në kallëzim si cenim i të drejtave themelore të komunitetit autokton, duke kërkuar vlerësimin penal të elementëve që kallëzuesit i konsiderojnë si në përputhje me nenin 74 të Kodit Penal (krime kundër njerëzimit), nëse këto veprime apo mosveprime institucionale sipas pretendimeve të kallëzimit kanë sjellë pasoja në formën e dëbimit ekonomik, shpronësimit faktik, zhvendosjes së popullsisë, privimit nga mjetet e jetesës dhe shkatërrimit sistematik të infrastrukturës së komunitetit, të cilat dyshohen të jenë kryer në kuadër të një modeli të strukturuar të shpërdorimit të kompetencave publike dhe mbështetjes indirekte të pastrimit të produkteve të veprës penale në kuptimin e nenit 287 të Kodit Penal, gjithmonë në kuadër të vlerësimit të SPAK dhe pa paragjykim mbi fajësinë e askujt.

Kërkojmë ndjekjen penale ndaj shtetasit Genci Panazaqi, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, i cili sipas pretendimeve të kallëzuesve ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprën penale të përdorimit të dokumentave të falsifikuara, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; gjithashtu kërkohet ndjekja penale për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Fation Sulo Veizaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për veprën penale të përdorimit të dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë PROSPECT INVEST sh.p.k., sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 dhe për pastrimin e produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë Orikum Investments sh.p.k., sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Gerdjan Shefqet Xhanari, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në mënyrë të organizuar sipas nenit 333.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Rrahman Islam Selmanllari, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal sipas nenit 333 I kodit penal .

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Ervin Lavdosh Habilaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Lela Avdul Demaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 I kodit penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Azmi Ahmet Toptani, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 I Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Bihter Ahmet Toptani, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim sipas nenit 333 i Kodit i Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Alma Ahmet Struga, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim të dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Mimoza Ahmet Jano, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Eva Anna, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Valentina Merko Zotaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në bashkëpunim sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Diana Merko Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në bashkëpunim dhe në kuptim të nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Graziani Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Ali Merko Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 të kryer në bashkëpunim sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Engjell Merko Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 të dyshuara si të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë Concord Investment, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara të parashikuara nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal, siç pretendohet në kallëzim.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë italiane “Giorgi Alfo” sh.p.k., sipas pretendimeve të kallëzimit, për veprën penale të përdorimit të dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal, për faktin se kompania në fjalë ka qenë e përfshirë në transaksione pasurore dhe shitje aksionesh me vlerë të papërputhshme me asetet reale të Marinës së Orikumit, siç është pasqyruar në kallëzim dhe siç duhet verifikuar nëpërmjet një hetimi të thelluar ndërkombëtar.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar, sipas pretendimeve të kallëzimit, mbi të gjitha veprimet, mosveprimet, transaksionet financiare, marrëdhëniet kontraktuale, investimet e huaja, qarkullimin ndërkufitar të fondeve dhe lëvizjet ekonomike të kryera nga personat dhe subjektet e përfshira, përfshirë kompaninë italiane “Giorgi Alfo” sh.p.k., shoqëritë “Orikum Investments”, “Prospect Invest”, “Concord Investment” dhe çdo ent juridik ose individ të lidhur me ta, duke kërkuar aktivizimin dhe bashkëpunimin e strukturave hetimore ndërkombëtare si Guardia di Finanza, Direzione Distrettuale Antimafia (DDA), Europol, Interpol, si dhe autoriteteve kompetente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë FBI, DOJ/MLARS, HSI dhe FinCEN, me qëllim verifikimin e burimit të fondeve, auditimin e transaksioneve ndërkombëtare, identifikimin e praktikave të dyshuara të pastrimit të produkteve të veprës penale dhe sigurimin e provave të nevojshme në juridiksione të ndryshme, për të garantuar një proces të plotë dhe të paanshëm hetimor mbi veprimtarinë e dyshuar të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë zhvillimin e një hetimi të plotë nga institucionet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë FBI, Departamentin e Drejtësisë (DOJ/MLARS), Homeland Security Investigations (HSI) dhe FinCEN, sipas pretendimeve të kallëzimit, me qëllim verifikimin e çdo shtetasi amerikan, ose personi fizik apo juridik me lidhje në juridiksionin amerikan, që mund të ketë përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi pasuri, asete, kapital, investime ose ndonjë përfitim tjetër ekonomik që dyshohet se rrjedh nga produkti i veprës penale, duke kërkuar auditimin financiar, gjurmimin e transfertave ndërkombëtare, kontrollin e flukseve monetare dhe çdo veprimi tjetër të nevojshëm për të përcaktuar natyrën dhe burimin e fondeve, si dhe për të garantuar bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin e aktivitetit të dyshuar të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë