AKTUALITET

Barra e sëmundjeve po rëndohet, infeksionet respiratore rritje vjetore mbi 15% më 2024

n.f Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 14:45
Barra e sëmundjeve po rëndohet, infeksionet respiratore rritje vjetore
Foto ilustruese

TIRANË- Popullsia e vendit po pakësohet, por barra e sëmundjeve në popullatë po rritet me shpejtësi sugjerojnë të dhënat zyrtare. Instituti i Shëndetit publik që veç të tjerash përpunon të dhëna mbi ecurinë e infeksioneve ka referuar se përgjatë pesë muajve të vitit 2024 infeksionet respiratore në popullatë kanë qenë nga 15-20 për qind më të larta në raport me vitin 2023. Gjithashtu simptoma të tjera që shoqërojnë virozat ishin gjithashtu më të larta se vitin e kaluar.

Këtë vit sektori shëndetësor është përballur me ngarkesën më të lartë në punë pas pandemisë, si rrjedhojë e një viroze me simptoma ta zgjatuara dhe trajtimit të thelluar që duhej aplikuar. Të dhëna më të detajuara tregojnë se qarqet më incidencën më të lartë të infeksioneve ishin ato me popullsi më të plakur.

Sipas grafikut të mëposhtëm Gjirokastra kishte incidencën më të lartë të infeksioneve respiratore për 10 mijë banorë në javën e fundit të majit 2023, e ndjekur nga Dibra, Hasi, Vlora dhe Tropoja. Pas pandemisë Covid-19 është shtuar barra e sëmundjeve në popullatë dhe të sëmurit kronikë po rriten me shpejtësi nga plakja e popullatës.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore (FSDKSH) raportoi se më 2023 sëmundjet kronike dhe numri i diagnozave për pacient ka shtuar shpenzimet për rimbursimin e barnave. Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë rritja natyrale e sëmundjeve kronike është rreth 6% më 2023 krahasuar me 2022.

Rritja natyrale e sëmundshmërive kronike është ndikuar nga rastet e reja dhe rastet me ndryshim të skemës së mjekimit. Sipas të dhënave zyrtare nga FSDKSH sëmundjet kronike rritën shpenzimet e rimbursimit të barnave me 227.7 milionë, rreth 6% lekë më shumë se viti paraardhës.

Në shumën totale të pagesave të rimbursimit u përfshinë edhe likuidimet e detyrimeve nga viti i mëparshëm. Megjithëse u respektua plani buxhetor në pagesa, në vitin 2023, listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve arritën në vlerën 12,1 mld lekë, ose në masën 100.5% e planifikimit, më tepër nga plani për vlerën rreth 58 milionë lekë.

Në fund të vitit, nga listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mbetën papaguar rreth 796 milionë lekë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, detyrimet e fundit të vitit u rritën me 5.8%, ose për vlerën 673 milionë lekë, deklaron FSDKSH.

Marre nga Monitor

semundje infeksione respiratore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan