Kosovë/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kand...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kand...
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për nivel rreziku “të lartë” nga zjarret në disa qarqe të vendit gjatë p...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën te...
Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaç...
Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku ka humbur jetën një grua 37-vjeçare shtatz...
Letra nga burgu e Erion Veliajt, me anë së cilës ai i hiqte zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta...
Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri shkatërrojnë dy qeliza rekrutimi të rrjetit kriminal “Khimprom”. Ope...
Për pjesën më të madhe të luftës në Afganistan, e vetmja gjë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara...
Në një reagim në rrjete sociale, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot atë që e quajti një krizë të thellë ekonomike që po sho...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.
Motra e të ndjerës, Albina Mekolli, e cila e ka shoqëruar Marjanën gjatë gjithë qëndrimit në maternitet, ka rrëfyer për gazetarin Osman Stafa mes lotësh momentet e vështira që paraprinë humbjen e saj.
Sipas saj, gjithçka nisi rreth mesditës, kur 37-vjeçarja e telefonoi duke i thënë se kishte dhimbje të forta në bark.
“Në orën 12 më merr në telefon dhe më tha: Eja se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë. Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka një gjakderdhje të brendshme”, rrëfeu Albina.
Pas konstatimit të gjendjes së rënduar, familjarët u njoftuan se 37-vjeçarja duhej të transportohej drejt Tiranës. Sipas motrës, gjatë kësaj kohe u diskutua edhe mundësia e transportit me helikopter, por kjo nuk u realizua.
“Dëgjova që po thonin helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë”, tregoi ajo.
Më tej, sipas dëshmisë së saj, Marjana u dërgua te reanimacioni, ndërsa familjarët pretendojnë se pati vonesa përpara nisjes me ambulancë drejt Tiranës.
“Mjekja foli me dikë dhe erdhën mjekët e reanimacionit, e dërguan atje dhe pati vonesa. Me ambulancë e nisën pas orës 4 të mëngjesit. Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Në tre orë i vunë vigonë për serume dhe gjak”, deklaroi Albina.
Ajo beson se një ndërhyrje apo transport më i shpejtë mund të kishte ndryshuar fatin e motrës së saj.
“Nëse do të ishim nisur pak më parë, do të më kishte shpëtuar motra të paktën, sepse mbase fëmija nuk do të kishte shpëtuar. Mbase nëse arrinim më herët në Tiranë do të shpëtonte”, tha ajo.
Familjarët kanë kërkuar hetim të plotë për të përcaktuar nëse vonesat kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së 37-vjeçares dhe në humbjen e jetës së saj.
“Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, u shpreh motra e Marjana Karolina Bunajt.
Sipas familjarëve, bashkëshorti i 37-vjeçares ishte larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm tre ditë para ngjarjes, me synimin për të realizuar bashkimin familjar. Fëmija që Marjana priste ishte i pari për çiftin.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaç...
Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku ka humbur jetën një grua 37-vjeçare shtatz...
Letra nga burgu e Erion Veliajt, me anë së cilës ai i hiqte zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta...
Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri shkatërrojnë dy qeliza rekrutimi të rrjetit kriminal “Khimprom”. Ope...
31 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë...
Pamje shqetësuese kanë mbërritur në redaksinë e Piranjat News, ku denoncohet prerja e dhjetëra pemëve gjigante në hyrj...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Për përballimin e situa...
Policia ka arrestuar sot në 31 gusht dy persona, pasi dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në Elbasan dhe në Peqin. S...
Mes viktimave të shumta financiare të kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, me sa duket është edhe Eurocontrol....
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Polic...