Kosovë/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kand...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kand...
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për nivel rreziku “të lartë” nga zjarret në disa qarqe të vendit gjatë p...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën te...
Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaç...
Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku ka humbur jetën një grua 37-vjeçare shtatz...
Letra nga burgu e Erion Veliajt, me anë së cilës ai i hiqte zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta...
Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri shkatërrojnë dy qeliza rekrutimi të rrjetit kriminal “Khimprom”. Ope...
Për pjesën më të madhe të luftës në Afganistan, e vetmja gjë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara...
Në një reagim në rrjete sociale, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot atë që e quajti një krizë të thellë ekonomike që po sho...

Letra nga burgu e Erion Veliajt, me anë së cilës ai i hiqte zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta përfaqësuar dhe për të marrë vendime në krye të këtij institucioni, është parë nga shumëkush si një përpjekje për rikthimin në detyrë të kryetarit që mbahet në burg prej një viti e gjysëm. Veliaj ia ka hequr zëvendëses të drejtën e firmës me pretendimin, pasi ajo nuk i është bindur urdhrave të tij madje dhe ka hequr njerëzit e tij nga postet kyçe edhe kur ata e kanë fituar me gjykatë të drejtën për të vijuar. Sipas kryatarit në detyrë kjo ka penguar funksionet e tij kushtetuese. Kurioz është fakti se ai nuk ia ka deleguar askujt tjetër kompetencat duke e lënë bashkinë në një gjendje kaosi, sikur po paralajmëron rikthimin e tij, në krye të punëve.
Por, ajo që e bën edhe më kurioze situatën është qëndrimi që Rama po mban ndaj kësaj ngjarjeje. Kur Veliaj pati bërë një tentativë të mëparshme ta shakrkonte Ristanin dhe të vendoste në vend të saj Sara Goxhajn, letra e tij ishte hedhur në kosh nga Rama, dhe vetë “Lali”, pati bërë prapa ktheu me bisht në shalë. Kurioz është fakti se këtë herë, zyra e kryeministrit “që humbi” në Gjykatë Kushtetuese betejën për shkarkimin e kryebashkiakut dhe të drejtën për të shpallur zgjedhje të reja në kryeqytet, po vepron krejt ndryshe. Me një prononcim të qartë kabineti i Ramës theksoi se jo vetëm ky akt është një e drejtë kushtetuese e kryetarit të burgosur, por u përpoq të theksojë se mbajtja e tij në burg është një situatë absurde që rëndon mbi qytetarët e Tiranës që duan shërbime. Pra ndryshe deri më tani Rama jo vetëm që nuk ndërhyri, por në të kundërt ai i dha të drejtë Veliajt dhe në mënyrë indirekte leshoi mesazhin se mbajtja e bashkisë pa kryetar të zgjedhur shkon në dëm të banorave të Tiranës.
Natyrisht që kjo piruetë 180 gradëshe e Ramës ka nevojë për shpjegim. Problemi bëhet edhe më i mprehtë po të shtosh në ekuacion faktin se në datën 15 shtator, Gjykata e Lartë do të prononcohet për lirimin ose jo të Veliajt nga burgu. Gjithçka lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kërkoi një rishqyrtim të masës së tij të arrestit. Në 25 maj 2026 Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e së lartës që e linte kryebashkiakun në burg duke argumentuar se kjo gjykatë nuk i kishte dhënë një arguemntim shterues propocionalitetit të mbajtjes nën arrest, sidomos duke pasur parasysh dhe faktin se i paraburgosuri ishte një politikan i zgjedhur me votën e qytetarëve.
Pra, pikërisht përpara këtij gjykimi, Veliaj tregon fuqi dhe shkarkon njeriun e vendosur në bashki me mbështetjen e Ramës, ai nuk ia delegon kompetencat askujt tjetër dhe në këtë pikë, kryeministri që e kishte lënë në burg, që e zëvendësoi formalisht të bashki, që i eleminoi gjithë mbështetësit nga listat e deputetëve dhe që në fund detyroi këshilltarët socialiste ta shkarkonin dhe e nënshkroi këtë shkarkim duke shpallur zgjedhje në kryeqytet, bën deklaratë se Veliaj ka të drejtë.
A mos vallë Ramës që i voliste deri dje në burg, tani i leverdis një Veliaj i nxjerrë jashtë? A mos i kanë rigjetur të dy pipzat dhe po veprojnë të koordinuar?
Një gjë është e sigurtë. Që kur kanë filluar protestat, për tre muaj me radhë, në shesh është dëgjuar shpesh edhe shprehja: “O Erion o legen, prite Edin se po vjen”. Flamingot nuk kërkonin vetëm dorëheqjen e Ramës por disa shkonin edhe më larg, tek burgosja e tij. Ndërkohë që ky presion në shtator mund të shtohet, ndërkohë që në ajër qarkullojnë pandehma për shpërthimin e skandaleve të tjera, Edi Rama mund të ketë kalkuluar se mbajtja e gjithë presionit mbi vete, vetëm do ta cfiliste imazhin e tij.
Lirimi i Veliajt nga burgu dhe rikthimi i tij në zyrë, do të dërgonte turmat para bashkisë. Në kushtet kur Balluku nuk po i dorëzohet SPAK-ut, e marrë në mbrojtje nga partia e saj, ridalja në skenë e Lalit do ti shtonte shënjestat e revoltrës duke e hequr fokusimin nga personalizimi vetëm tek Rama. Për një farë kohe mëria mund të shpërndahej tek “aleanca e re e qelbësiarave”. Vetëm se një skenar i tillë do i jepte një “colpo ti grazia” reformës në drejtësi. Me Veliajn jashtë, me Beqajn, Kokën, Gjushin, të lirë, me Belën të padorëzuar dhe Berishën prej shumë kohësh të dalë nga izolimi, e gjithë ngrehina e lartuar me bujë nga euroatlantikët do të ngushëllohej vetëm me ditën në qeli të Ilir Metës. Pra edhe nëse Rama ka ndryshuar mendjen dhe mund ta dojë Erionin jashtë, me ose pa prova, kredibiliteti i sistemit, pa pyetur njësoj për to, e do Veliajn të burgosur. Kjo do të jetë dilema e madhe përpara së cilës do të vendoset Gjykata e Lartë, pas dy javësh.
Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri shkatërrojnë dy qeliza rekrutimi të rrjetit kriminal “Khimprom”. Ope...
31 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë...
Pamje shqetësuese kanë mbërritur në redaksinë e Piranjat News, ku denoncohet prerja e dhjetëra pemëve gjigante në hyrj...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Për përballimin e situa...
Policia ka arrestuar sot në 31 gusht dy persona, pasi dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në Elbasan dhe në Peqin. S...
Mes viktimave të shumta financiare të kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, me sa duket është edhe Eurocontrol....
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Polic...
Ndërsa familjet shqiptare përballen me rritje të fortë të çmimeve të ushqimeve, Greqia ka nisur një nismë komb&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Pogradec, ku një shtetase rreth 37-vje&ccedi...
Gati 11 muaj pas atentatit me tritol që i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, autorët e krimit mbeten të...