Para vendimit/ Manovrat që Erjon Veliaj të lërë qelinë
Letra nga burgu e Erion Veliajt, me anë së cilës ai i hiqte zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta...
Letra nga burgu e Erion Veliajt, me anë së cilës ai i hiqte zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani, të drejtën për ta...
Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri shkatërrojnë dy qeliza rekrutimi të rrjetit kriminal “Khimprom”. Ope...
Për pjesën më të madhe të luftës në Afganistan, e vetmja gjë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara...
Në një reagim në rrjete sociale, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot atë që e quajti një krizë të thellë ekonomike që po sho...
Pamje shqetësuese kanë mbërritur në redaksinë e Piranjat News, ku denoncohet prerja e dhjetëra pemëve gjigante në hyrj...
Policia ka arrestuar sot në 31 gusht dy persona, pasi dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në Elbasan dhe në Peqin. S...
Personazhet e njohura në TikTok dhe Instagram në Meksikë po përfshihen gjithnjë e më shumë në konfliktin mes karteleve...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku në rendin e ditës ishte edhe çështja e bashkimit të Bashki...
Mes viktimave të shumta financiare të kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, me sa duket është edhe Eurocontrol....

Në një reagim në rrjete sociale, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka keqpërdorur një citim të historianit Harari për të justifikuar qëndrimin e tij mbi protestën.
Këlliçi thotë se Harari e ka kritikuar vazhdimisht Ramën, duke e cilësuar atë si një autokrat dhe duke ngritur shqetësime për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.
Deputeti u shpreh se gjatë 13 viteve të qeverisjes së Ramës janë zhbërë mekanizmat e kontrollit dhe korrigjimit të pushtetit, ndërsa parlamenti, gjyqësori, media dhe vota e lirë nuk kanë funksionuar si garanci demokratike.
Këlliçi argumenton se demokracia kërkon dialog dhe vendimmarrje të përbashkët, duke ironizuar pretendimin e Ramës se citimi i Hararit i jep të drejtë qeverisë.
Postimi i plotë:
Harari e ka denoncuar, nuk e ndihmon dot Edi Ramën!
Edi Rama u përpoq ta vendosë historianin e njohur në anën e tij, duke i shkëputur një citim lidhur me algoritmin e rrjeteve sociale. Sipas tij, Harari i paska dhënë të drejtë Kryeministrit lidhur me protestën dhe çfarë e shkaktoi atë.
Sigurisht, Edi Ramës dikush ja ka nisur këtë material. Ai as nuk e ka lexuar Hararin dhe në përgjithësi, dijet e tij janë të cekëta.
Historiani izraelit e ka denoncuar nja 100 herë Edi Ramën si sojin e autokratit dhe dhunuesit të demokracisë.
Harari thotë se një demokraci dështon kur bien mekanizmat e kontrollit dhe korrektimit. Siç ka ndodhur në Shqipëri këto 13 vite. Mos e korrekton apo e kontrollon pushtetin e Edi Ramës parlamenti apo gjyqësori? Mos ka media të mëdha kombëtare që ekspozojnë gabimet dhe aferat? Mos është vota e lirë që është garancia më e madhe, në këto 13 vite?
Asnjë nga këta elementë jetikë nuk ka funkisonuar me Edi Ramën. Janë zhbërë, janë zhdukur. Këto shqetësime ka ngritur mendimtari i shquar.
Harari thotë se demokracia është një bashkëbisedim mes të gjithëve, ku në fund merret një vendim.
Kur ka ndodhur kjo me Edi Ramën?!
Kryeministrit më të korruptuar në Europë do t'i vinte më shumë në ndihmë Mato Gruda i Dritëroit që thotë: Atë e di unë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot atë që e quajti një krizë të thellë ekonomike që po sho...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku në rendin e ditës ishte edhe çështja e bashkimit të Bashki...
Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje &ld...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së ...
Ogerta Manastirliu ka rinisur angazhimin në terren në Tiranë, duke dhënë një sinjal të qartë se ajo mbetet zgjedhja e ...
Rusia po planifikon operacione tokësore kundër Kievit dhe qytetit të Çernihivit, pretendon pala ukrainase,...
Rënia drastike e popullsisë dhe një boshatisje e heshtur e territoreve, po kthehet në një nga krizat më të thella sociale n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD. Gazment Bardhi u shpreh se çmimi i naftës në vendin tonë, është ndër më të...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj deklaratave të ministrit të Jasht&e...
Kryetarja e Komisionit për kulturën, turizmin dhe diasporën, Ina Zhupa, ka risjell në vëmendje një pjesë të intervist&...