Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi kompanisë private “Albsig” sh.a që të sponsorizonte aktivitetin në resortin luksoz “Marina Bay” në shtator të vitit 2021, duke i kujtuar një kontratë sigurimi të lidhur më parë mes tyre, sipas të dhënave që BIRN siguroi nga një korrespondencë mes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dhe KPK-së.
Marrëdhënia financiare mes institucionit të vetingut dhe kompanisë “Albsig” nisi në korrik 2020, kur KPK vendosi të paguante 4.4 milionë lekë për sigurimin e shëndetit të këshilltarëve, familjarëve të komisionerëve dhe stafit administrativ të KPK-së.
Por në qershor të vitit 2021, KPK nënshkroi një kontratë të dytë me Albsig, ku kompania e sigurimeve merrte përsipër që të paguante një sponsorizim prej 3 mijë eurosh për transportin dhe akomodimin e stafit të KPK-së në resortin “Marina Bay” në Gjirin e Vlorës.
Sipas ONM, rrethanat e mësipërme “kanë implikime të rëndësishme ligjore dhe praktike”. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ngrit për të monitoruar procesin e vetingut të magjistratëve në Shqipëri dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një letër të dërguar kryetares së KPK-së në janar të vitit 2022, ONM shpreh shqetësimin se aktiviteti i zhvilluar në Vlorë nuk përfshihet në listën e veprimtarive sociale dhe publike të lejuara nga ligji “Për sponsorizimet”.
ONM thekson gjithashtu se ligji i vetingut i lejon KPK-së që të përdorë të ardhura dytësore të siguruara nga “projektet ndërkombëtare, donacione dhe publikimet e tyre”. Megjithatë, kontrata e sponsorizimit me kompaninë Albsig ngre sipas vëzhguesve ndërkombëtarë një çështje problematike.
“Në fakt, duket shumë e papërshtatshme për një institucion të vetingut që të kërkojë donacione nga entitete private…,” thekson ONM. “Sa më sipër është e dëmshme për besueshmërinë dhe reputacionin e KPK,” shtohet në letër.
Kompania ALBSIG sh.a është një prej dhjetra kompanive të biznesmenit Shefqet Kastrati me interesa ekonomike në industrinë e hidrokarbureve, biznesin e ndërtimit, hotelerisë si dhe përfitues i disa koncesioneve gjatë qeverisë “Rama” për menaxhimin e aeroporteve, porteve dhe mirëmbajtjes së rrugës së Kombit. Në një shkrim të mëparshëm, biznesmeni Kastrati i tha BIRN se nuk kishte qenë në dijeni të marrëveshjes së sponsorizimit mes kompanisë së zotëruar prej tij dhe KPK-së.
Në kohën e lidhjes së marrëveshjes së sponsorizimit, KPK drejtohej nga komisionerja Pamela Qirko. KPK nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi qëndrimin e ONM-së deri në publikimin e këtij shkrimi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi për të pastruar sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë nga magjistratët e korruptuar me premtimin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.
Përgjatë mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qindra magjistratë kanë dhënë llogari dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë KPK, refuzoi që t’i nënshtrohet të njëjtit standard.
KPK e mbajti sekret për pothuajse tre vjet emrin e sponsorit dhe investoi të tre shkallët e gjyqësorit për të mos e bërë atë publik. KPK u detyrua nga një vendim i Gjykatës së Lartë që të vendosë në dispozicion të BIRN Albania një kopje të plotë të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e sigurimeve ALBSIG. Në letrën dërguar kryetares së KPK-së, ONM i kërkoi Komisionit që të përmbahej në të ardhmen nga iniciativa të ngjashme me marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë e zotëruar nga Kastrati.
ONM e ftoi Komisionin që nëse do të shfaqen situata të dyshimta në të ardhmen, të konsultohet paraprakisht me vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët shprehen se mbeten të përkushtruar për të mbështetur KPK në ushtrimin e mandatit të tij./ BIRN
TIRANA- Në gjysmën e familjeve në Shqipëri banojnë persona që janë mbi 60 vjeç tregojnë të dhënat par...
DHËRMI- Një 35-vjeçar është arrestuar në Dhërmi për posedim dhe shitje kokaine. Mësohet se K. D 35 vje&cce...
DURRËS- Vetëm pak orë pasi mohoi akuzat e bashkëpunimit në fshehjen e trupit të pajetë të Enver Ballës, 25-v...
SHKODËR- 26-vjeçari Xhulio Malo është arrestuar ditën e sotme për pjesëmarrje në vrasjen e Elis Roshkodolit në ...
Peza dhe Vejsiu TIRANË- Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar para pak minutash lidhur me largimin nga detyra të Alfred Pezës n...
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025. Sipas njoftimit policia apelon p&...
TIRANA- Ka vijuar dhe sot protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Ditën ...
SHKODËR- Vrasja e Elis Roshkodol në Shkodër është zbardhur ditën e sotme nga Policia. Mësohet se autorët e vrasje...
TIRANË- Një person është vënë në pranga mëngjesin e sotëm për vrasjen e 36-vjeçarit Elis Roshkod...
Sokol Bizhga TIRANA- Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga do t&eum...