Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Prej shumë vitesh, një ndërtesë madhështore në Qafën e Kasharit, në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve që udhëtojnë nga kryeqytetit drejt aeroportit apo Jugut të Shqipërisë.
Me një stil “perandorak” dhe investim dukshëm shumë të shtrenjtë, ajo ndërtesë është shoqëruar gjithnjë me një “mister”, pasi, përtej shpenzimit, ajo nuk duket se është vendosur asnjëherë në funksion.

Në foto: Godina “Amadeus Palace” në Kashar, Tiranë
Pak ditë më parë, “Amadeus Palace”, ky është emri zyrtar i godinës, është bllokuar, pasi shoqëria me të njëjtin emër që e ka në pronësi, nuk ka shlyer prej më shumë se dy vitesh detyrimet që ka ndaj një kompanie nënkontraktore.
Shuma e borxhit nuk është e madhe përballë një investimi kolosal-vetëm 15 mijë euro-, por situata dëshmon se pronarët fundorë, bashkëshortët Besim dhe Elisabeta Elshani (Gjoni) duket se janë në vështirësi serioze financiare për të përballuar shpenzimet. Në fakt, bashkëshortët Elshani e kanë prezantuar veten në emisione promovuese si zotëruesit realë të kompanisë “I.F.C” shpk, pronare e subjektit “Amadeus Palace” shpk, pasi në Regjistrin Publik të Pronarëve Përfitues të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk gjendet asnjë shenjë e tyre.
Bllokimi për borxhe
Në janar të vitit 2026, kompania “Euro Beton 2005”, e cila ishte kontraktuar nga “Amadeus Palace” për kryerjen e disa punimeve ndërtimore, kërkon nga Gjykata e Tiranës lëshimin e urdhërin e ekzekutimit për një dyzinë faturash të papaguara nga shoqëria e Elshanajve. Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se borxhi, në shumën rreth 1.5 milionë lekë të reja, vijonte i pashlyer që prej vitit 2023.

Në foto: Vendimi i përmbaruesit për bllokimin e “Amadeus Palace”
Ky borxh i pashlyer, por edhe të tjera të mundshme, e kishin vënë në vështirësi financiare vetë “Euro Beton 2005”, e cila nga ana e saj është nën sekuestro për borxhe të papaguara ndaj një kompanie të tretë, “Lim-Em”, shpk. Në 23 janar 2026, Gjykata e Tiranë pranoi kërkesën e “Euro Beton 2005” për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, duke detyruar në këtë mënyrë “Amadues Palace” që të shlyejë detyrimin.
Për tre muaj, pronarët e ndërtesës “Amadeus Palace” nuk e kanë zbatuar vullnetarisht detyrimin financiar. Në këto kushte, një përmbarues gjyqësor ka urdhëruar bllokimin e aksioneve të shoqërisë “Amadeus Palace” shpk, deri në zbatimin e vendimit të gjykatës.
Pronarët e “Amadeus”
Ka pasur gjithnjë një kuriozitet publik se cilët e kanë ndërtuar “godinën misterioze” në një rrugë-kalim shumë të rëndësishëm kombëtar në Shqipëri. Ka pasur thashethemnaja për përfshirjen e njerëzve të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.
“Boldnews.al”, duke iu referuar të dhënave zyrtare e dokumentave, konstaton se të gjitha fazat e pronësisë së “Amadeus Palace” lidhen me Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni (Elshani).
Bashkëshortët nga Kosova kanë themeluar në Shqipëri kompaninë “Amadeus Group” në vitin 1997. Në vitin 2011, kompania mëmë vendos të transferojë aktivitetin ekonomik për ndërtimin e hotel “Palace” tek një shoqëri bijë, “Amadeus Palace”.

Në foto: Besim Elshani dhe Elisabeta Elshani (Gjoni)
Në vitin 2015, aksionet e “Amadeus Palace” i transferohen një kompanie me seli në Francë, “I.F.C” SAS, e cila gjithashtu drejtohej nga Besim dhe Elisabeta Elshani.
Një vit më pas, në korrik 2016, “Amadeus Palace” kalon tek kompania “MB Group” shpk, e cila nga ana e saj kishte pronarë ‘I.F.C” franceze të Elshnajve dhe një “Fond Investimi Francez”, të cilët ndanin aksionet 50-50 përqind. Ky transaksion i rikthye në pikën fillestare vetëm tre muaj më vonë, në tetor 2016, kur “MB Group” largohet dhe pronare e “Amadeus Palace” rikthehet sërish “I.F.C”.
Në vitin 2018, “Amadeus Palace” regjistron një tjetër ndryshon aksioneri, një transaksion që në thelb nuk ndryshon emrat e zotëruesve fundorë. “I.F.C” SAS, e regjistruar nga Elshanajt në Francë transferon të gjithë aksionet e “Amades Palace”, te një kompani me të njëjtin emër, “I.F.C” shpk, e regjistruar në Kosovë nga dy bashkëshortët.
Në vitin 2022, “Amadeus Palace” ka pezulluar aktivitetin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Tashmë, ajo është e bllokuar edhe për shkak të borxheve të papaguara./boldnews
Rritja e çmimit të naftës ka vënë në vështirësi të mëdha autoshkollat. Sikur të mos mjaftonin taksat e ...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Piranjat” u publikuan dëshmi nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina”...
Katër shtetas britanikë dhe një britaniko-shqiptar i akuzuar për organizimin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj kanë shmangur...
Nuk është inteligjencë artificiale, as skenë nga xhirimet e ndonjë filmi, por një aksion i rëndomtë për pastrimin e...
Prej disa muajsh banorët e Baks-Rrjollit në Velipojnë vijojnë protestat e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik,...
Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi online, ku persona të paidentifikuar kanë kri...
Bazuar në vendimin e Bordit të Transparencës, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër, nga 202 q&eu...
Dali Nela dhe Aldo Kalemi, respektivisht kushëriri dhe shoku i autorëve të dyshuar të vrasjes së Endri Goxhaj në Memaliaj, jan&eum...
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vje&cc...
Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë përfunduar kontrollet në ambientet e paraburgimit t&e...