3 Maji është një ditë që bie ndërmjet 1 Majit dhe 5 Majit, dy festave të rëndësishme për punëtorët apo çlirimin, të cilat janë shndërruar në butafori kurorash dhe kanë humbur përmbajtjen për sa i përket domethënies së tyre të thellë.
Gazetaria si pushtet i katërt do duhej të ishte rojtari i interesit publik në raport me pushtetin, do duhej të ishte raportuese dhe denoncuese e të vërtetave të cilat politikanët apo njerëzit e pushtetshëm kanë qejf të mbeten përgjithmonë brenda në sirtarët e korrupsionit.
Gazetari profesionist, do duhej të bënte pyetjet e parehatshme, të investigonte fijet e lidhura të qeverisë me oligarkët, të mbushte vakumin e lënë bosh nga hetimi i munguar i institucioneve ligjzbatuese mbi krimin e organizuar dhe infiltrimin e mafias në botën e biznesit.
Gazetari dhe media do duhej të ishin hallka lidhëse ndërmjet një publiku të mirëinformuar dhe vendimeve të marra apo politikave të zbatuara në përditshmëri, të cilat e ndikojnë jetën e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Por kush është gazetari sot në Shqipëri? E kush është media?
Sigurisht që gazetaria e lirë në mënyrë ideale nuk ekziston as në vendet e zhvilluara, ama mund të themi se ne shqiptarët kemi zhvilluar dhe instaluar një raport tejet toksik në raport me të vërtetën apo raportimin e saj.
Në ndryshim prej diktaturës totalitare, ku njeriu bindej se jetonte i lumtur dhe cdo shprehje palumturie ishte herezi apo mosmirënjohje, në botën e sotme njeriu mbingarkohet me informacione aq sa të shtrojë pyetjen: Ç'është lumturia? Ç'është e vërteta?
Vëmendja e tij zhvendoset prej problemeve reale dhe prozhektori fokusohet mbi çështje triviale, dytësore, tejet të parëndësishme, të cilat e mbushin kokën dhe ditën e tij me debate shterpë apo sensacione-sensuale. Patjetër që manipulimi modern nuk është tabloja e plotë. Aty ku ai dështon vijojnë teknikat tashmë të njohura të represionit brutal. Vijnë masat administrative, vjen Policia, vjen çekiçi i drejtësisë e aty ku ai dështon mund të vijë edhe tritoli shtetëror. Në këtë mënyrë kontrollohen pronarët e mediave, e kur pronari kontrollohet ç'mund të bëjë një gazetar rrogëtar?
A ka më shpresë?
Sigurisht që gazetaria nuk ka vdekur. Për sa kohë të ekzistojë mjeti i fundit i komunikimit publik, rrjeti social i fundit, aparati celular i fundit për të bërë një foto, njerëzit do vazhdojnë të informojnë dhe të informohen.
Pavarësisht censurës online, pavarësisht kapjes së institucioneve që do duhej të ishin të pavarura, pavarësisht kapjes së televizioneve, ende ekziston dikush qe kafshon aty dhe atëherë kur ata nuk e presin.
Sa i madh do jetë ky kafshim? Kjo do varet nga të gjithë ne.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Maj13:06
GJKKO sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”
Konfiskohen nga GJKKO, dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro të cilat do t’i kalojnë shtetit, të cilat janë në p...
AKTUALITET
3 Maj12:12
Tragjedi në Beograd/ Nxënësi qëllon me breshëri plumbash drejt, vdes roja dhe 8 të mitur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd të Serbisë ku një nxënës 14 vjeç ka vrarë ...
AKTUALITET
3 Maj10:58
Vrasja e Joy-t/ Mbërrin në Kenia letër-porosia nga Tirana, po hetohen disa celularë
Letërporsia e dërguar nga Prokuroria e Tiranës në Kenia për përcaktimin e vdekjes së 22-vjeçares Joy Ayokos ka mb&eu...
AKTUALITET
3 Maj10:41
Arrestohet shqiptari në Ital me 20 kilogramë kokainë /Zbulohet “laboratori i drogës”
Në Siena të Italisë janë sekuestruar 20 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, nj&e...
AKTUALITET
3 Maj10:02
6 vite pa të, Çun Lajçi kujton të bijën me poezinë prekëse: Nuk reshta duke ardhur për të puthur gurin tënd
KOSOVË- Aktori Çun Lajçi ka prekur me dedikimin për të bijën për ditën e saj të lindjes, e cila u nda ng...
AKTUALITET
3 Maj10:01
Përfitimi i kompensimit për rritjen e pagës minimale, nisin aplikimet për bizneset e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve
Bizneset përpunuese të manifakturës, peshkimit dhe pyjeve mund të aplikojnë nga sot në e-Albania për të përfituar...
AKTUALITET
3 Maj09:57
"Shqipëria mes vendeve problematike"/ Gazetarët Pa Kufij: Nga lufta deri tek informacioni i rremë, gjendja e vështirë e shtypit në botë
Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keq&...
AKTUALITET
2 Maj22:56
Heroina në Durrës, shoferi dhe pronari i linjës kyçin gojën, gjykata i lë në burg
Gjykata e Durresit në seancen gjyqësore të sotme ka lënë në burg 2 të akuzuarit për trafik droge.
Pronarin e linj&eum...
AKTUALITET
2 Maj21:33
Skeda kriminale e killerit të Shëngjinit, pse organizatorët e krimit zgjodhën portugezin Ruben Saraiva
Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiv...