
Letërporsia e dërguar nga Prokuroria e Tiranës në Kenia për përcaktimin e vdekjes së 22-vjeçares Joy Ayokos ka mbërritur në shtetin afrikan.
Tashmë pritet që autoritet keniane të përcaktojnë shkaqet e vdekjes të së resë. Nga ana tjetër burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se edhe në Shqipëri, janë caktuar 3 ekspertë që po merren me zbërthimin e akt-ekpsertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe plagëve në trupin e kenianes.
Përfundimet e këtyre të fundit, me mbërritjen e përgjigjes nga shteti lindor i Afrikës, do të analizohen së bashku për të gjetur një version përfundimtar të ngjarjes. Hetuesit shqiptar po verifikojnë disa aparate celulare, mes të cilëve edhe ai i shtetasit Rodi Baçi, ish-shoferi i kazinosë ku punonte e reja.
Deri tani ende nuk konfirmohet përftimi i ndonjë elementi me vlerë dhe përcaktues nga kontaktet e viktimës me persona të dyshimtë të përfshieë në ngjarje. Ndërkohë, lidhur me shoqërimin e disa personave disa ditë më parë, kur përveç Baçit, janë pyetur edhe disa shokë të tij, mësohet se qëllimi ka qenë për të ndeshur gjatë marrjes në pyetje ndonjë element të dyshimtë apo kontradiktor që mund ti çonte hetuesit drejt një piste konkrete për ngjarjen.
Pavarësisht insistimit për disa orë, asnjë prej tyre nuk ka shfaqur kontradita apo të ketë ngjallur dyshime se mund të kenë dijeni, arsye për të cilën edhe janë lënë të lirë.
Burimet konfirmojnë, se pavarësisht mos përjashtimit të asnjë versioni, ata besojnë se Aoko ka rënë nga lartësia në vendin ku është gjetur, por shtojnë se është mjaft e vështirë të përcaktohet nëse është shtyrë, ka qenë incident nga pakujdesia e të resë apo veprim në kushtet e ekstremitetit që viktima ta ketë marrë vetë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Maj10:41
Arrestohet shqiptari në Ital me 20 kilogramë kokainë /Zbulohet “laboratori i drogës”
Në Siena të Italisë janë sekuestruar 20 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, nj&e...
AKTUALITET
3 Maj10:02
6 vite pa të, Çun Lajçi kujton të bijën me poezinë prekëse: Nuk reshta duke ardhur për të puthur gurin tënd
KOSOVË- Aktori Çun Lajçi ka prekur me dedikimin për të bijën për ditën e saj të lindjes, e cila u nda ng...
AKTUALITET
3 Maj10:01
Përfitimi i kompensimit për rritjen e pagës minimale, nisin aplikimet për bizneset e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve
Bizneset përpunuese të manifakturës, peshkimit dhe pyjeve mund të aplikojnë nga sot në e-Albania për të përfituar...
AKTUALITET
3 Maj09:57
"Shqipëria mes vendeve problematike"/ Gazetarët Pa Kufij: Nga lufta deri tek informacioni i rremë, gjendja e vështirë e shtypit në botë
Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keq&...
AKTUALITET
2 Maj22:56
Heroina në Durrës, shoferi dhe pronari i linjës kyçin gojën, gjykata i lë në burg
Gjykata e Durresit në seancen gjyqësore të sotme ka lënë në burg 2 të akuzuarit për trafik droge.
Pronarin e linj&eum...
AKTUALITET
2 Maj21:33
Skeda kriminale e killerit të Shëngjinit, pse organizatorët e krimit zgjodhën portugezin Ruben Saraiva
Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiv...
AKTUALITET
2 Maj21:01
SPAK e burgosi pa faj si terrorist, tani drejtësia i vonon dëmshpërblimin
Legjislacioni shqiptar parashikon kompensim financiar për personat e burgosur me pa të drejtë. Por në aktualitetin e gjyqësorit n&eum...
AKTUALITET
2 Maj20:33
Zhdukja e “Koçoles” dhe "Mirit", Muhamet Rrumbullaku zhvillon takime në Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, n...
AKTUALITET
2 Maj18:29
Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier!
Një debat mes fqinjësh për një ballok ka përfunduar në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre të marrë &cced...
AKTUALITET
2 Maj16:00
"Do të të vras, do të të ha"/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i arrestuar në Itali? (EMRI)
ITALI- Për ta mbajtur atë larg gruas së tij dhe për të mos e keqtrajtuar, nuk mjaftoi as një urdhër mbrojtje pasi në q...