“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit në “Syri.net”, lidhur me nisjen e një auditimi në disa burgje të vendit, përfshirë edhe burgun e Rrogozhinës, janë mësuar emrat e të dënuarve që u është futur në kartelën e vuajtjes së dënimit amnisti fiktive në dosjen e vuajtjes së dënimit.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se të dënuarit Emiljano Çili, Koço Seferaj, Osvaldo Çuko, Fioralb Rraja dhe Enea Qerushi i “Bandës së Babagjyshërve”, rezultojnë t’u jetë futur në kartelë amnisti fiktive e vitit 2024, por pas zbulimit të skandalit, asnjëri prej tyre nuk e ka përfituar uljen e dënimit dhe nuk ka dalë nga burgu, pasi të gjitha amnistitë tashmë janë revokuar. Skandali i rëndë u zbulua fillimisht nga Gjykata e Elbasanit dhe më pas u auditua nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Pritet që këtë javë të pasojë me përjashtimin total nga organika të shefit juridik të burgut të Rrogozhinës, specialistit juridik dhe kartelistit të këtij burgu.
Mësohet se aktualisht dy prej tyre janë pezulluar nga detyra, por këtë javë pritet të dalë edhe vendimi për përjashtimin e tyre nga radhët e administratës së burgjeve. Veprimet abuzive nuk janë kryer gjatë periudhës kohore kur burgu i Rrogozhinës drejtohej nga Bilal Hasa, por nga një ish-drejtor tjetër, i cili tashmë është transferuar me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, që prej datës 7 prill 2026, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Elbasanit, e cila po ndjek rastin e 3 zyrtarëve për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se fillimisht skandali për futjen në kartelat e të dënuarve të amnistisë fiktive është zbuluar nga Gjykata e Elbasanit. Më pas, Prokuroria e këtij qyteti ka sinjalizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila ka urdhëruar menjëherë nisjen e një auditimi të detajuar në disa burgje, përfshirë edhe burgun e Rrogozhinës.
Nga auditimi ka rezultuar se gjatë vitit 2024 është futur në kartelat e vuajtjes së dënimit të 5 të burgosurve amnisti fiktive e vitit 2024, duke çuar në llogaritjen gabim të kohës së vuajtjes së dënimit, me qëllim lirimin para kohe të personave të dënuar për vepra të rënda kriminale. Më konkretisht, një skemë e tillë kriminale është përdorur me kartelën e të dënuarit me 12 vite burgim për trafik droge, Emiljano Çili, dhe të dënuarit tjetër Koço Seferaj, i dënuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”.
Të dyja këto raste janë zbuluar nga Gjykata dhe Prokuroria e Elbasanit, të cilat kanë vendosur revokimin e dhënies së amnistisë së vitit 2024 për dy personat e dënuar. Por këto dy raste kanë shërbyer si indicie për të audituar kartelat e tjera, ku zyrtarët e burgut të Rrogozhinës kanë kryer abuzime. Gjatë auditimit është zbuluar se në kartelat e të dënuarve Osvaldo Çuko, Fioralb Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, dhe Enea Qerushi i “Bandës së Babagjyshërve”.
Të gjithë këtyre personave u është revokuar përfitimi i amnistisë për vitin 2024, duke çuar në përfundimin se asnjëri prej tyre nuk ka mundur të ulë dënimin dhe më pas të lirohet nga burgu.
Rasti po ndiqet me shumë vëmendje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe vetë Prokuroria e Elbasanit, pasi çdo kartelë po verifikohet jo vetëm në burgun e Rrogozhinës, por edhe në burgje të tjera.
Kujt iu firmos amnistia fiktive?
-Emiljano Çili - I dënuar për trafik droge
-Koço Seferaj - I dënuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”.
-Osvaldo Çuko
-Fioralb Rraja, - nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja
-Enea Qerushi - I dënuar si anëtar i “Bandës së Babagjyshërve"./syri
Rreth mesditës, qarku i Elbasanit u përfshi nga reshje shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe rrebeshe lokale. Edhe pse...
Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve të...
Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për të drejtën e përdorimit t&e...
IGJEO ka ngritur alarmin për rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dherash në disa qarqe të vendit, si pasojë e reshjeve intensive d...
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit ndaj ish-ministrit Lefter Koka nuk mund të zbatohet për ta rikthyer në qeli pë...
Gazetarja e emisionit Piranjat, Edona Gashi, ka përcjellë sot përmes rrjeteve sociale një mesazh prekës në përkujtim të ...
Beach bari pa leje në zonën e Kanalit të Çukës në Sarandë ka çuar në arrestimin e shefit të Komisariatit...
Një ndërtim pa leje buzë detit në Sarandë, i cili dyshohet se synonte ngritjen e një stacioni plazhi me Beach Bar, ka çuar ...
Dalin pamjet ekskluzive nga grabitja e armatosur që tronditi mesditën e sotme qytetin e Kamzës. Në videon dëgjohen dëshmitar&eu...
Një grabitje me armë ka ndodhur sot në Kamëz teksa dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një a...