590 milionë lekë ‘rrush e kumbulla’/ SPAK zbuloi ‘mal’ me shkelje nga Erion Isai për rrugën Korçë-Ersekë
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si n...
Një debat i fortë i ndodhur në një nga mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mes kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani dhe anëtarit Sokol Stojani, ka nxjerrë në sipërfaqe krisjen e madhe që ka ky institucion.
Debati nxjerr në shesh krizën e këtij institucioni që drejtohet nga një kryetare që kërkon të kontrollojë tinëz anëtarët e tjerë. Dhe nga ana tjetër dukshëm përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme në KLP, prokurori Sokol Stojani, kërkon llogari me tonalitet të fortë për tematikat që Bogdani kërkon të futë për seancë plenare për diskutim.
Intonacioni i zërit i kalon një formati zyrtar, ku Bogdani dhe Stojani, shkojnë përtej profilit zyrtar duke kaluar në fyerje ndaj njëri-tjetrit.
E gjitha ka ndodhur në seancën e 30 Prillit 2026, ku Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka pasur debate të shumta mes anëtarëve të KLP-së lidhur me vendimin për hapjen e vendeve vakante.
Debatet vijnë në një kohë, kur vetë KLP-ë u përfshi në një skandal të rëndë mediatik, pasi emisioni “Stop” publikoi biseda dhe foto intime të zhvilluara nga një anëtar KLP-je, Oliger Eminaj, i cili kërkonte favore seksuale.
Kohët e fundit institucioni i KLP-së, i cili është pjesë e drejtësisë shqiptare, është kthyer në mburojë të interesave personale.
“…Nuk merrem dot, nuk merrem dot me njerëz me jetë të konsumuar, kaq, kaq…”-i është drejtuar Sokol Stojanit, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani.
Më tej mes tyre, ka plasur një debat që ka tejkaluar formatin zyrtar, duke mbajtur të ngrirë anëtarët e tjerë që ndodheshin aty.
Gazetari i Syrit, Elton Qyno ka mundur të zbardhë të plotë debatin e ashpër mes dy zyrtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët shkuan në ofendime dhe akuza për sabotim...
DEBATI I PLOTE në KLP
Bogdani: Ore nuk do marrim vendim sot.
Stojani: O kryetare, je në kundërshtim me ligjin. Ti të paktën duhet ta njoftosh anëtarin. Është përdhunim moj kryetare. Të kërkosh ti të diskutosh…
Bogdani: Po pse vetëm ju ndiheni i përdhunuar zoti Stojani? Ne të tjerët e kuptoni sesi ndihemi pas këtyre fyerjeve dhe ofendimeve?
Bogdani: Mbledhjen e deklarojmë të mbyllur. Të qetësohen palët, të rehabilitohen dhe të vijnë në mbledhjen tjetër. Mirupafshim…
Stojani: Ju po sabotoni mbledhjen e Këshillit.
Stojani: Duke futur gjëra dhe duke penguar veprimtarinë e këtij Këshilli. Kryetare do të mbani përgjegjësi për këtë.
Stojani: Do mbani përgjegjësi po të them.
Bogdani: Në litar do më varësh, e di..
Stojani: Po ç’litar aman, s’je ti për litar. Ashtu të ngre në qiell. Turp të të vijë njëherë. Keni mbledh gjithë njerëzit këtu për t’i mbajt njerëzit peng për gjëra ordinere. Jo, joo... A ka gjë më ordinere se të rishikosh një vendim të marrë? S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është problem konceptual.
Bogdani: Po është diskutim. Në qoftë se ti…
Stojani: Po s’ke diskutim moj. Po nuk diskutohet një vendim moj. Po nuk diskutohet një vendim i marrë moj, po nuk diskutohet… Moj kryetare…
Bogdani: Ore kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Stojani: Po kush je ti që vë në diskutim moj?
Bogdani: Po rrëzoje o burrë..
Stojani: Po nuk rrëzohet moj…
Bogdani: Dakord, mbase jam çmendur unë.
Stojani: Po je çmendur moj, je çmendur. Po je çmendur…, po je çmendur moj..
Bogdani: Nuk merrem dot, nuk merrem dot me njerëz me jetë të konsumuar, kaq, kaq…
Stojani: Ti nuk mund të zhbësh dot një vendim moj zonjë e dashur, nuk e zhbën dot, nuk e zhbën dot.
Anëtari i KLP-së: Po atë nismën tonë…
Bogdani: Po patjetër mo, po ju nuk të lini hapësirë
Stojani: Po jo, se në këtë hapësirë ti do me fut ato muhabetet e tua.
Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.
Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.
Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!
Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.
Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e ‘A SHOW’ me Adi Krastën, u shpreh se “Elefanti” në dhomën e SPAK-ut ...
Dy anëtarë të një bande të krimit të organizuar janë burgosur pasi policia bastisi tre adresa në Basildon dhe gjeti drog...
Edhe pse Gjergj Lekstakaj, ka dërguar disa emaile drejtuar në mënyrë të vazhdueshme Prokurorisë së Lezhës, ambasadë...
Pesë persona janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi policia zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal që prodhonte...
Banorët e një pallati në zonën e Kasharit denoncojnë në redaksinë e “PiranjaveNews”, shpërthimin e ujër...
Nga Armir Shkurti: Me cilën "zemër" merr guximin një "banak", siç me shumë hak i quan ca Edi Rama, të bëjë gjyq...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të martë vendimin për çësh...
Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda saj, policia italiane gjeti kilo...
Një tjetër rast i papërgjegjshmërisë ekstreme në rrugët shqiptare ka mbërritur në redaksinë tonë, duke tr...
Në letër, Shqipëria duket më e pasur se kurrë. Të ardhurat për frymë janë rritur me ritme të shpejta, vendi ka...