AKTUALITET

EMRAT/ “Perandori” kanabisi prej 4 milionë paund, burgosen pesë shqiptarë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Maj 2026, 20:09
EMRAT/ “Perandori” kanabisi prej 4 milionë paund, burgosen

Pesë persona janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi policia zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal që prodhonte kanabis në shkallë industriale në rajonin e West Yorkshire, me një vlerë totale që arrinte afro 4 milionë paund.

Sipas policisë së West Yorkshire, grupi drejtohej nga 44-vjeçari Selman Hysa dhe operonte mes tetorit 2024 dhe prillit 2025 përmes disa laboratorëve të fshehtë të kanabisit në ambiente tregtare dhe banesa në Wakefield dhe Huddersfield.

Hetuesit zbuluan pesë ferma të ndryshme kanabisi gjatë një serie operacionesh të koordinuara. Laboratorët ndodheshin në Alverthorpe RoadWakefield, Newgate House në Pontefract, Wakefield Commercial Park në Horbury, Beckbridge Industrial Estate në Normanton dhe në ish-godinën Moldgreen Top Club në Huddersfield.

Policia vlerësoi se vlera në treg e sasisë së kanabisit të sekuestruar arrinte në 3,933,135 paund.

Sipas hetimeve, pjesë e rrjetit ishin edhe nipërit e Selman Hysës, Armand Hysa dhe Klevis Hysa, si dhe Kosta Dumani e Admir Cerpja.

Të pestë pranuan akuzën për komplot në prodhimin e kanabisit.

Selman Hysa pranoi gjithashtu akuza për pastrim parash, ndërsa Armand Hysa u shpall fajtor edhe për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjeje, posedim kokaine dhe pastrim parash.

Në Gjykatën e Leeds Crown Court u dhanë këto dënime:

Selman Hysa, 44 vjeç – 6 vite e 6 muaj burg

Armand Hysa, 24 vjeç – 5 vite e 3 muaj burg

Klevis Hysa, 29 vjeç – 4 vite e 6 muaj burg

Kosta Dumani, 42 vjeç – 4 vite burg

Admir Cerpja, 43 vjeç – 3 vite e 11 muaj burg

Ndërkohë, një i gjashtë, Klodian Bofja, 26 vjeç, u dënua me 16 muaj burg për prodhim kanabisi në lidhje me një nga laboratorët e zbuluar.

Detektivi Karl Heath e përshkroi hetimin si shumë kompleks dhe tha se policia kishte synuar drejtuesit e organizatës kriminale, jo vetëm personat që punonin brenda laboratorëve.

Autoritetet britanike paralajmëruan se fermat industriale të kanabisit përbëjnë rrezik serioz për komunitetet, për shkak të lidhjeve me pastrimin e parave, trafikun e drogës, dhunën dhe manipulimet e paligjshme të rrjetit elektrik që mund të shkaktojnë zjarre.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 12 Maj16:44

“Rritje” pa mirëqenie

Në letër, Shqipëria duket më e pasur se kurrë. Të ardhurat për frymë janë rritur me ritme të shpejta, vendi ka...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan