“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët 20 ditë në shesh kundër Ramës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Në letër, Shqipëria duket më e pasur se kurrë. Të ardhurat për frymë janë rritur me ritme të shpejta, vendi ka lënë pas disa fqinjë të rajonit dhe tabelat ndërkombëtare japin pamjen e një ekonomie që po lulëzon.
Por jashtë tabelave, realiteti është më i ashpër: qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese, strehim të papërballueshëm dhe një rrezik varfërie që mbetet ndër më të lartët në Europë.
Një analizë e fundit e platformës ndërkombëtare HelloSafe për vendet më të pasura në vitin 2026 tregoi edhe një herë se renditjet ekonomike mund të jenë mashtruese kur lexohen të shkëputura nga jeta e përditshme. Të ardhurat për frymë tregojnë sa prodhon mesatarisht një ekonomi, por jo sa mirë jetojnë realisht qytetarët e saj. Për Shqipërinë, kjo ndarje mes statistikës dhe mirëqenies është bërë gjithnjë e më e dukshme.
Ne jemi një rast interesant, por edhe paradoksal. Në dy dekadat e fundit, vendi ka shënuar rritje të shpejtë të të ardhurave për frymë. Sipas të dhënave të FMN-së, në vitin 2000, të ardhurat për frymë ishin vetëm 1,129 dollarë, më të ulëtat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Edhe Kosova, një ekonomi shumë më e brishtë në atë kohë, e kishte këtë tregues në 1,506 dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut kryesonte me 1,878 dollarë.
Që nga ajo kohë, Shqipëria ka arritur të ruajë një trajektore rritjeje të qëndrueshme, duke treguar elasticitet të fortë në përballimin e krizave. Në vitin 2026, të ardhurat për frymë kanë arritur në rreth 12.5 mijë dollarë, duke e renditur Shqipërinë në vendin e tretë në rajon, pas Serbisë dhe Malit të Zi.
Shqipëria ka lënë pas jo vetëm Kosovën, por së fundmi edhe Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut. Një “ndihmë” të madhe ka dhënë dhe reduktimi i popullsisë, që automatikisht rrit të ardhurat mesatare për frymë për ata që kanë mbetur në vend.
Por pyetja thelbësore mbetet: sa përkthehet kjo rritje në mirëqenie për qytetarët?
Treguesit që matin më drejtpërdrejt këtë dimension japin një përgjigje shumë më pak optimiste. Shqipëria vijon të ketë nivelin më të lartë të rrezikut për varfëri dhe përjashtim social në Europë, një tregues që vë në dyshim lidhjen mes rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për shumicën e popullsisë.
Sipas Eurostat, në Shqipëri, 44.5% e familjeve me fëmijë dhe 37% e familjeve që nuk kanë fëmijë, konsiderohen në rrezik varfërie ose përjashtim social, dy herë më e lartë se mesatarja europiane dhe rekord në rajon, sidomos për familjet që kanë fëmijë në ngarkim.
Të dhënat nga një raport i fundit i Komisionit Europian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në pesë vjet dhe u publikua në prill, gjetën se 39% e punonjësve shqiptarë kanë vështirësi, ose shumë vështirësi për të mbyllur muajin, nga 8% që është mesatarja europiane.
Kjo përqindje është më e larta në Europë dhe ka shumë diferencë me shtetet e tjera. Vendi i dytë pas nesh është Greqia, ku 21% e të anketuarve pohojnë se nuk e shtyjnë dot fundin e muajit.
Nuk ka dyshim që vendi po përjeton një transformim: kudo po ndërtohet, me luksin që po pushton kryeqytetin dhe bregdetin, teksa po bëhet gjithnjë e më tërheqës për të huajt, por gjithnjë e më i papërballueshëm për vendasit. Çmimet e apartamenteve dhe qirave janë rritur ndjeshëm, duke e bërë strehimin një nga sfidat kryesore për familjet shqiptare.
Tregu i pasurive të paluajtshme po drejtohet gjithnjë e më shumë nga kërkesa e jashtme dhe nga të ashtuquajturat investime (përdorimi i parave informale) që nuk lidhen drejtpërdrejt me nevojat reale të popullsisë vendase.
Qytetet po modernizohen në fasadë, por po bëhen më pak të jetueshme për banorët e tyre. Zhvillimi urban, në vend që të krijojë më shumë mundësi për vendasit, po i shtyn ata drejt periferisë, drejt kompromisit të vazhdueshëm, ose drejt largimit.
Që rritja ekonomike nuk po sjell shpërndarje të drejtë të mirëqenies këtë e tregon dhe vijimi i fenomenit të emigracionit, sidomos i të rinjve.
Shqipëria mbetet ndër vendet më të rrezikuara në Europë nga largimi i popullsisë, veçanërisht i të rinjve dhe i moshave riprodhuese, sipas një raporti të fundit nga IOM. Ky është një tregues i qartë se, pavarësisht rritjes së të ardhurave, vendi nuk po arrin të krijojë një mjedis të jetueshëm dhe tërheqës për brezat e rinj.
Në thelb, kemi një ekonomi që rritet, por një shoqëri që nuk ndien përfitimet e kësaj rritjeje. Një pjesë e madhe e kësaj rritjeje mbështetet në sektorë si ndërtimi dhe turizmi, të cilët, megjithëse gjenerojnë aktivitet ekonomik, nuk krijojnë domosdoshmërisht vlerë të qëndrueshme dhe të shpërndarë gjerësisht.
Rritja e pagave, në shumë raste, nuk shoqërohet me rritje të produktivitetit, ndërsa turizmi shpesh financohet përmes importeve, duke kufizuar efektin neto në ekonomi.
Ironia është e dukshme: ndërsa qytetet shqiptare dhe tashmë edhe bregdeti po mbushet me kulla të reja dhe me turistë që vijnë e ikin, ato po zveniten dalëngadalë nga brenda. Rritja ekonomike, e matur në shifra, nuk po arrin të mbushë boshllëkun që lë pas largimi i njerëzve dhe rënia e cilësisë së jetesës.
Dhe në fund, as kullat dhe as turistët nuk mund të zëvendësojnë atë që mungon më shumë: një ekonomi që krijon mirëqenie reale për qytetarët e saj./ Monitor
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të martë ish-gardistin Zef Mali dhe shte...
SPAK ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim pa...
Janë mbyllur dyert e transparencës në procesin penal ndaj 3 të pandehurve, Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, të cilët ...
Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, është paraqitur ditën e sotme për herë të dytë në Gjykatën e Posaç...
Në mbledhjen e datës 30 prill të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e këtij institucioni të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar krizën dhe debatet politike në vend. Në një bisedë për progra...
Përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID janë rikthyer paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit,...
Biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka folur për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK, ku qëndroi p&eum...
Është zbardhur dëshmia e Kostandin Voglit, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjashtë t&eu...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar (SPAK), ka lexuar këtë të martë (12 maj 2026), konkluzi...