The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e pagave, ku në debat është përfshire kryeministri Edi Rama.
Në një reagim publik, kjo shoqatë thotë se debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar.
Sipas shoqatës, çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.
Kujtojmë që Rama shpesh ditët e fundit ka përdorur kërkesën e tyre për rritje pagash si një formë presioni ndaj gjyqtarëve.
Ky sulm nga ana e Ramës ka nisur menjëherë sapo u hap ''dosja Balluku''.
Deklarata e Plotë
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.
Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.
Fshati Gjerbës në bashkinë Mallakastër po përballet me një problem serioz të infrastrukturës: mungesën e rrug&eum...
Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimi...
Aldo Buzhani, vëllai i viktimës Mondi Mëhalla, është marrë në pyetje për herë të dytë nga autoritetet h...
Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të imigracionit, i cili përfshin ndalimin e migrantëve në Shqipëri n...
Qytetet më të mëdha të vendit përballen me nivele të larta ndotjeje të ajrit, por mbeten pa sisteme funksionale për ma...
Sot, 4 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.5 lekë. Euro blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë. Franga zv...
Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqet...
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon...
Mbetjet e rrezikshme me origjinë nga furrnaltat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit – për të cilat Prokuroria e Rrethit Durrë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjelli...