AKTUALITET

Dëbimi i 700 familjeve shqiptare shkakton debat në Britani, The Guardian: Tension mes Tiranës dhe Londrës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 10:09

Dëbimi i 700 familjeve shqiptare shkakton debat në Britani, The

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka pranuar se nuk ndihet i qetë me idenë e dëbimit me forcë të familjeve shqiptare sipas planit të ri të sekretares së brendshme për emigracionin, Shabana Mahmood, megjithëse këmbëngul se masa mbetet e domosdoshme.

Wes Streeting tha se beson që numri i dëbimeve të detyruara do të jetë i ulët sipas modelit të propozuar, i ngjashëm me atë të Danimarkës sepse njerëzit që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë më shumë stimuj financiarë për t’u kthyer vullnetarisht në vendet e tyre.

I pyetur nëse ndihet rehat me një politikë që dhjetëra deputetë laburistë e kundërshtojnë, Streeting u përgjigj: “Sinqerisht? Rehat? Jo. Por a është gjëja e duhur për vendin? Po.”

Në një intervistë për LBC, ai tha se sekretarja e brendshme Shabana Mahmood “po sigurohet që, aty ku njerëzit nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, t’i dëbojmë, por edhe t’i mbështesim për t’u rilokuar… kështu që numri i dëbimeve me forcë duhet të mbetet i ulët”.

Deklaratat e Streeting dukeshin si një shenjë se ai e kupton shqetësimin e disa deputetëve laburistë, të cilët kanë paralajmëruar për pasojat që mund të ketë dëbimi me forcë i familjeve që refuzojnë stimujt financiarë për t’u kthyer në vendin e tyre.

Ndërkohë, Keir Starmer dhe Mahmood po përballen me kërcënimin e një revolte të brendshme, në një moment kur krahu i majtë i butë i partisë po shpreh pakënaqësi të rritura për drejtimin e Laburistëve.

Akuza nga kryeministri i Shqipërisë

Politika e re hasi kritika edhe ndërkombëtare të mërkurën, kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, akuzoi Mahmood për “stereotipizim etnik” dhe “demagogji të pahijshme”.

Rama, udhëheqës i Partisë Socialiste, vuri në dyshim se si një politikane laburiste mund të “përçojë kaq dobët retorikën e së djathtës populiste”, pasi stafi i Mahmood kishte vënë në shënjestër rreth 700 familje shqiptare për dëbim.

“Si mundet që një sekretare e brendshme laburiste të përsërisë kaq dobët retorikën e populistëve të ekstremit të djathtë dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë në oqean përballë sfidave të Britanisë post-Brexit, pikërisht në momentin kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme në Evropë kundër emigracionit të paligjshëm?”, shkroi Rama në “X”.

Rama theksoi se shqiptarët janë kontribuues neto në ekonominë britanike dhe se numri i atyre që përfitojnë ndihma sociale është shumë i ulët krahasuar me komunitete të tjera.

“T’i veçosh sërish e sërish nuk është politikë është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie,” tha ai, duke shtuar se retorika e tillë rrezikon të dëmtojë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe të ekspozojë qytetarët shqiptarë ndaj rreziqeve, përfshirë ekstremizmin.

The Guardian shkruan se një burim qeveritar nga Tirana tha se ka tensione në rritje mes qeverive të dy vendeve, pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm në çështjet e emigracionit.

Komentet e Ramës kanë shkaktuar shqetësim edhe në Whitehall, pasi Ballkani Perëndimor shihet si një korridor i rëndësishëm tranziti për azilkërkuesit që synojnë Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerë britanikë të sigurisë kufitare janë dërguar këtë verë në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë për të ndërtuar bashkëpunim dhe për të marrë informacion mbi rrjetet e trafikimit.

Duke shpallur politikën e re të azilit të hënën, Mahmood deklaroi: “Duhet të largojmë ata që kanë dështuar në kërkesat për azil, pavarësisht se kush janë.”

Ajo shtoi se aktualisht nuk po largohen grupet familjare, edhe kur dihet se vendet e tyre të origjinës janë të sigurta.

“Ka rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në akomodim të financuar nga taksapaguesit edhe pse u është refuzuar azili, ndonëse ekziston një marrëveshje kthimi dhe Shqipëria është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Prandaj, tani do të nisim dëbimin e familjeve|, tha ajo.

Sipas Home Office, rreth 700 familje shqiptare në Britani nuk kanë të drejtë qëndrimi, por deri tani ato nuk janë prioritetizuar për kthim. Kërkesat për azil nga Shqipëria mbeten të ulëta, dhe mbërritjet me gomone nga shqiptarët kanë rënë mbi 90% që nga viti 2022.

Andi Hoxhaj, bashkëpunëtor në Royal United Services Institute, tha se qeveria britanike po e shënjestron sërish komunitetin shqiptar në retorikën e saj. Sipas tij, kjo i ngjan taktikave të qeverisë konservatore dhe përdoret për të shtyrë përpara ndryshime në interpretimin e të drejtave familjare sipas ECHR, duke përmendur shqiptarët si shembull.

Ai shtoi se duke përmendur posaçërisht Shqipërinë, sekretarja e brendshme po i përgjigjet mesazheve të Nigel Farage, i cili e ka bërë komunitetin shqiptar pjesë qendrore të retorikës së tij.

Kjo nuk është hera e parë që Rama kritikon një sekretar të brendshëm britanik. Në vitin 2022 ai akuzoi Suella Braverman se “po nxit ksenofobinë”, pasi ajo pretendoi se disa shqiptarë po abuzonin me ligjet kundër skllavërisë moderne.

Një zëdhënës i Home Office tha se partneriteti me Shqipërinë në çështjet e kthimit të emigrantëve mbetet i rëndësishëm, por “qeveria nuk kërkon falje që po nis kthimin e familjeve” me kërkesa të refuzuara për azil./The Guardian

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë