Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në një reagim ndaj zhvillimeve të fundit me kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, për të cilën SPAK kërkoi dënimin me 2 vite shërbim prove për shpërdorim detyre, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe vetë kryebashkiakes.
Gjatë bisedës me moderatorët e emisionit, deputeti Baçi, tha se SPAK “është tallur” në rastin konkret, duke argumentuar se dënimi i kërkuar është tejet i lehtë dhe se veprimet e prokurorisë erdhën vetëm si pasojë e presionit mediatik, konkretisht pas një investigimi të emisionit “Piranjat”. Ai theksoi se merita për vënien e çështjes para drejtësisë nuk i takon SPAK-ut apo BKH-së, por medias.
“Bufi po e kalon lehtë situatën. Për mua, SPAK është tallur në rastin konkret. Kjo është bërë thjesht dhe duhet falënderuar emisioni i Piranjave, që ka bërë vërtetimin e presionit, shantazhit dhe manipulimit zgjedhor,” deklaroi Baçi. Ai shtoi se nëse do të kishte një hetim të thelluar, “Bufi duhet të ishte me vite të tëra në burg”.
Deputeti shkoi më tej duke akuzuar Majlinda Bufin se e ka “privatizuar” Bashkinë e Roskovecit, duke e kthyer atë në një “firmë private”. Sipas tij, ka me dhjetëra raste të shkeljeve, vjedhjeve dhe manipulimeve zgjedhore. “Bufi e ka privatizuar Bashkinë e Roskovecit. E ka si një firmë të vetën, siç ka një firmë ndërtimi që e ka me emër tjetër dhe arrin e merr tendera,” pohoi ai.
Flavio Qarri: Për ju deputetët e opozitës, kam një kuriozitet. Me këto personazhet që keni pasur përballje të forta dhe përgjithësisht keni jetuar një padrejtësi politike dhe ekstra politike. Si ndiheni kur ju vjen kjo ora, për të shkuar në burg?
Luan Baçi: Shiko, personalisht nuk ndjej kënaqësi për askënd për të shkuar në burg. Do të doja që kushdo që të ishte, mos të ishte...
Flavio Qarri: Si as po të shkojë Rama në burg, nuk do të ndjesh kënaqësi?
Luan Baçi: Mos të ishte shkelës i ligjit, dhe do të doja që t'i shërbente qytetarëve të vet që e kanë votuar. Por, si në rastin konkret dhe në shumë raste të tjera, me dhjetëra raste tashmë të kësaj mazhorance, patjetër që njeriu pavarësisht se nuk ndjen kënaqësi, por ai ndihet mirë, ndihet mirë që ligji vihet në vend, drejtësia vihet në vend dhe marrin dënimin e merituar ata individë që abuzojnë me votën e qytetarëve.
Për rastin konkret, për zonjën Bufi, ose për Bufin e Roskovecit siç e kemi quajtur shpesh herë dhe për një fjalë të tillë mua më ka çuar, edhe për ndjekje penale për fyerje dhe shpifje, por jam akoma në gjyq me të në fakt në Fier, në gjykatën e shkallës së parë, ku kërkon dëmshpërblim 5 milionë lekë të vjetra se ndihet e traumatizuar dhe ka kaluar ankth. Mendoj se zonja Bufi i Roskovecit, po e kalon lehtë situatën. Për mua, SPAK është tallur në rastin konkret të Bufit, dhe kjo është bërë thjesht dhe duhet falenderuar emisioni i nderuar Piranjat, që ka bërë në një rast të vetëm vërtetimin e presionit, shantazhit dhe manipulimit zgjedhor që bën zonja Bufi. Në fakt Bufi ka bërë me dhjetëra dhe me dhjetëra raste të tilla. Ajo e ka privatizuar Bashkinë e Roskovecit. E ka si një firmë të vetën, siç ka një firmë ndërtimi, që e ka me emër tjetër dhe arrin dhe merr tendera dhe me firmën e vet në bashkinë e vet.
Në qoftë se do të kishte një hetim të thelluar për zonjën Bufi, edhe për veprimtarinë e saj, përveç manipulimit zgjedhor në dhjetëra raste, Bufi duhet të ishte me vite të tëra në burg dhe absolutisht nuk do të ishte në një situatë të tillë, ku për turpin e tyre, kërkojnë t'ia kthejnë në dy vjet shërbim prove, që Bufi të vazhdojë të manipulojë në zgjedhjet që do të bëhen në bashkinë e Roskovecit se ajo duhet të largohet nga detyra, të manipulojë, të vjedhë, të grabisë përsëri bashkinë e Roskovecit dhe shërbimin e provës vetë ta bëjë tek Bashkia e Roskovecit, prapë tek ai që do të zgjedhë.
Pra, parë me këtë këndvështrim, unë mendoj se SPAK si në shumë raste të tjera, nuk e ka bërë detyrën e vet, sidomos për zgjedhjet e 11 Majit, ka qenë një ekip i tërë i SPAK që zbriti në qarkun e Fierit me pretendimin se do të monitoronte zgjedhjet dhe do të shikonte gjithë çdo lloj shkelje dhe deri tani nuk kemi absolutisht asnjë rast tjetër përveç rastit të Bufit, që përsëri nuk është meritë e SPAK-ut, e prokurorëve dhe oficerëve të BKH-së të SPAK-ut, po është meritë e medias, është meritë e Syri tv dhe emisionit Piranjat.
Flavio Qarri: Megjithatë ky është momenti kur prokuroria ka kërkuar pretencën e saj. Çështja është, sa larg jemi nga dita që Roskoveci do të çlirohet?
Luan Baçi: Unë besoj se kjo histori e Bufit do të marrë fund shpejt, për arsye se provat janë të pakundërshtueshme, argumentet janë të dukshme dhe është e detyruar që të çojë në gjykatë zonjën Bufi. Mendoj se gjykata, pavarësisht se do të ketë gjithmonë predispozicionin për ta ndihmuar zonjën Bufi, nuk besoj se do t'ia dalë, për arsye se del zbuluar, del lakuriq në qoftë se do të arrijë deri aty sa ta anashkalojë këtë fakt konkret të manipulimit zgjedhor të një kryetare bashkie. Besoj se do të marri rrugë shpejt dhe të paktën është një shërbim që i bëhet komunitetit të Roskovecit, duke i hequr nga kreu i saj një njeri që vetëm ka vjedhur, ka grabitur, një njeri që absolutisht nuk ka bërë asnjë punë për komunitetin, por është kthyer në një, sundimtare e bashkisë së vogël të Roskovecit, duke vjedhur dhe duke grabitur atë.
Flavio Qarri: Tani, zoti Baçi, çështja është që në këto momente duket se po shkërmoqen bashkitë socialiste një nga një. Ato që, disa që u konsideruan që kur u fituan të padrejta. Mirëpo a po i jepet kohë për të shkuar në zgjedhjet e 2027-ës vërtetë të pashqetësuar se Bashkia e Rrogozhinës, kjo e Roskovecit, dhe një sërë të tjera që janë shumë problematike, ajo e Shkodrës, fjala vjen, që është akoma më keq.
Luan Baçi: Po, patjetër që po u jepet kohë, patjetër që Rama mendon në çdo moment se si e si të lehtësojë çdo veprimtari dhe gjendje aktuale që kanë kryetarët e bashkive të tij dhe pjesa tjetër e qeverisë. Mos të harrojmë se ne jemi në një situatë ku Rama me kurajën e tij të çmendur, po merr nismë ligjore duke e firmosur vetë për t'i dhënë një rëndësi të veçantë për të mbrojtur qeverinë, për të mbrojtur ministra, për të mbrojtur dhe veten e vet për arsye se e shikon që i tunden prangat te dera e zyrës së vet. Parë me këtë këndvështrim, patjetër që u jepet kohë. Unë e kam thënë shpesh herë, pavarësisht se thuhet që SPAK ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe kemi vërtetë një numër të konsiderueshëm kryetarësh bashkish, ministra, ish-ministra, drejtues të institucioneve të ndryshme, të rëndësishme, që janë vënë para drejtësisë, ca janë në paraburgim, ca janë në burg të dënuar. Por po të shikojmë, pjesa dërrmuese e tyre, mos të them në masën 100%, janë të gjitha denoncime dhe kallëzime që ka bërë opozita, Partia Demokratike dhe kryetari i saj, zoti Berisha. Pra, nuk kemi as kallëzime të bëra nga institucione të tjera, nga vetë drejtuesit e institucioneve apo hetime kryesisht që të jenë nisur nga SPAK në bazë të informacioneve që mund të ketë marrë dhe kallëzimeve që mund të ketë marrë. Pra, nuk është meritë e SPAK, është meritë e opozitës, por SPAK po bën hetime të përcipta për mendimin tim...
Gjatë natës, intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë, ndërsa reshje dëbore është shfaqur vetëm në akset...
Banorët e fshatit Kraps në Fier, denoncojnë gjendjen e keqe të rrugës. Rruga e Krapsit është e mbushur me baltë dhe uj...
Rritja e vazhdueshme e pagës minimale në Shqipëri po shndërrohet në një nga sfidat më të mëdha për industrin...
“Vij me një maj, me trenin e orës 9-të, dil e më prit”, ky ishte telegrami që i erdhi Bedra Kabës nga brigadieri kom...
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon t&eu...
Sot, 18 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.7 lekë. Franga zvi...
Ditët me shi duket se kanë marrë fund, për t’ia lënë vendin motit me diell, por me temperatura të ulëta. Dit&eu...
Në qytetin e Vlorës, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linj&e...
Një 14-vjeçar është denoncuar si i humbur nga familjarët e tij. Bëhet me dije se i mituri rezulton i humbur që prej dat&eum...
Në një rrëfim të fortë Xhetan Ndregjonin, daja i Eva Dumani tregon betejën 12-vjeçare për të shpëtuar mbes...