Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se largimet kanë qenë të qëndrueshme prej më shumë se një dekade, por pas pandemisë së Covid-19 fenomeni është përshpejtuar ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta historike tw dekadws sw fundit. Sipas databazës së INSTAT nga 1 janari 2021 deri në 1 janar 2025 Shqipëria ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime.
Në vitin 2011, migracioni neto ishte rreth -18,765 persona dhe mbeti në interval të ngjashëm deri në vitin 2015, kur regjistroi rreth -20,600 persona.
Në vitet 2016-2018 u vu re një përmirësim i përkohshëm, migracioni neto u ngadalësua në -9,473 në 2016 dhe rreth -15 mijë në 2017-2018 për shkak të valës së lartë të kthimeve të azilantëve që ikën në Gjermani në 2015.
Megjithatë, pas vitit 2019 prirja ndryshoi sërish në mënyrë të fortë negative. Në vitin 2019 migracioni neto arriti -23,082 persona, ndërsa në vitin 2020 u regjistrua rreth -16,684 persona, një vit i ndikuar nga kufizimet e pandemisë që frenoi përkohësisht lëvizjet ndërkombëtare.
Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona. Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.
Në vitin 2025, ndonëse me rënie, mbeti shumë i lartë, rreth -28,836 persona.
Kjo prirje tregon se pandemia nuk e ndaloi emigracionin, por e shtyu dhe e përforcoi atë në vitet pasuese. Hapja e tregjeve europiane të punës, kërkesa për fuqi punëtore dhe pritshmëritë ekonomike më të mira jashtë vendit kanë nxitur një valë të re largimesh.
Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.
Më këtë ecuri Shqipëria po futet në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit. Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë. Grup-mosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë.
Të dhënat tregojnë se e shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive. Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.
Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së, dhe zanatçinj të kualifikuar dhe shumë bashkime familjare.
Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për tu larguar./ Monitor
Sot, 18 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.7 lekë. Franga zvi...
Ditët me shi duket se kanë marrë fund, për t’ia lënë vendin motit me diell, por me temperatura të ulëta. Dit&eu...
Në qytetin e Vlorës, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linj&e...
Një 14-vjeçar është denoncuar si i humbur nga familjarët e tij. Bëhet me dije se i mituri rezulton i humbur që prej dat&eum...
Në një rrëfim të fortë Xhetan Ndregjonin, daja i Eva Dumani tregon betejën 12-vjeçare për të shpëtuar mbes...
Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla jashtë gjirit të Vlorës deri mëngjesin e ditës ...
Në zonën e Porto-Romanos në Durrës, frika është bërë pjesë e përditshmërisë që prej nënt...
Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas të dhënave paraprake, ...
Rikthehet fuqishëm në tavolinën e ndarjes së tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual në zyrën e kryetarit të Bas...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se arriti të shesë 10 mijë e 800 megavat energji këtë të martë me çmi...