
Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksi, këtë herë nga banorë të fshatit Letan, në njësinë administrative Bradashesh të Elbasanit, të cilët ngrenë alarmin për rrezikun që u kanoset çdo ditë nga qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
Sipas qytetarit që ka kontaktuar, një firmë inertesh në zonë lejon kalimin e kamionëve të mëdhenj përmes fshatit, në një segment rreth 700 metra të gjatë. Këto mjete, përveç rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve dhe veçanërisht të fëmijëve, shkaktojnë edhe ndotje të madhe nga tymi dhe pluhuri.
“Makina të tonazhit të lartë kalojnë çdo ditë dhe ne nuk mund të rrimë as jashtë nga tymi dhe pluhuri. Fëmijët janë në rrezik konstant”, thuhet në denoncim.
Banorët shprehen se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë, ku sipas tyre u është premtuar ndërhyrje për rregullimin e rrugës dhe zgjidhjen e situatës. Megjithatë, edhe pas afro tre vitesh, asgjë konkrete nuk është bërë.
Qytetari ka dërguar gjithashtu pamje filmike që tregojnë qarkullimin e kamionëve brenda zonës së banuar, duke përforcuar shqetësimin e ngritur.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për të shmangur një ngjarje të rëndë, ndërsa kërkojnë që rasti i tyre të marrë vëmendje publike./Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Mars13:58
Shqipëria ndër vendet e fundit në Evropë për densitetin e autostradave
Vendet e Evropës vijojnë të dominojnë në infrastrukturën rrugore, ndërsa Shqipëria mbetet ende në një fazë...
AKTUALITET
21 Mars11:57
Shqipëria e 9-ta në botë për Sigurinë Kibernetike? Raporti u hartua me informacionet e Edi Ramës
Një organizatë qeveritare estoneze, e cila mat indeksin global të Sigurisë Kibernetike bazuar vetëm mbi dokumenta shtetërorë...
AKTUALITET
21 Mars11:45
Denoncimi/ Punonjësit e OSSH-së pa dieta prej muajsh, akuza për abuzime me punësimet
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një situatë shqetësuese që, sipas tij, po përjetojnë punonjës të...
AKTUALITET
21 Mars11:42
DETAJE/ Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arma ishte vjedhur në vitin 2024
Hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet po hedhin dritë mbi rrethanat e krimit t&e...
AKTUALITET
21 Mars11:30
Kërkuan lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Vlash Brahjas dhe vëllait të “Rrumit”
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi kr...
AKTUALITET
21 Mars11:21
E RËNDË/ Nga ‘kryetar partie’ në ngacmues seksual, 65-vjeçari i ofron para 13-vjeçares për takime!
Për shumicën e publikut, emri Qazim Karafili mund të tingëllojë i panjohur. Por pas këtij identiteti fshihet një histori e r&...
AKTUALITET
21 Mars11:14
Hodhi inertet në trotuar, procedohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi hodhi mbetje inerte në hapësirë publike, duke ndotur mjedi...
AKTUALITET
21 Mars11:08
Piranjat kanë denoncuar më parë borxhet e Air Albania, Rama merr përsipër të paguajë shumën e madhe
Pas krizës financiare, borxheve dhe vonesave të Air Albania, duket se qeveria do t‘i vijë në ndihmë për të lekuiduar bo...
AKTUALITET
21 Mars11:05
Lufta në Lindjen e Mesme, ambasada e SHBA ndan thirrjen e DASH për qytetarët amerikanë: Kini kujdes!
Departamenti Amerikan i Shtetit iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në botë që të tregojnë kujdes të shtua...
AKTUALITET
21 Mars10:24
SKANDAL/ 25 familje të izoluara në mes të Tiranës, banorët: Na ka mbetur vetëm të vritemi!
Në Shqipëri, projektet infrastrukturore zakonisht prezantohen si zgjidhje për trafikun dhe përmirësimin e jetës së qytetar&eu...