
Është zbardhur dëshmia e Arbër Çelës, i cili është marrë në pyetje, si i dyshuar për dijeni të skemës së mashtrimit online, XUEX. Ai deklaroi se ka investuar vetëm në platformën XUEX, në TXEX jo, dhe ia ka sugjeruar nipi i tij Veiz Cani, i cili jeton jashtë shtetit.
“Të gjitha t’i mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD.
Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Çela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër”.– tha ai.
Për këtë arsye këtij shtetasi i është marrë deklarim si person nën hetim në prani të mbrojtësit ligjor të zgjedhur prej tij avokati Klodian Hajvasi dhe ka deklaruar se:
“Dua të them se siç e shpjegova edhe në deklarimin tim të mëparshëm, unë rashë në dijeni nga njerëz të ndryshëm, që në qytetin e Divjakës ekzistonte një platformë e quajtur “Xuex”, që hapej nëpërmjet aplikacionit Telegram. Mënyra e instalimit të kësaj platforme në telefon dhe vazhdimësia e saj, unë i mora nga sqarimet që jepeshin në aplikacionin Telegram, se si hapeshin dhe se si investohej në to, nëpërmjet videove ilustruese. Sinjalet vinin dy herë në ditë në orare të caktuara nga profesor Leo Smith, ku pasi të shpjegonte mënyrën dhe të bënte moralin e vet, njoftonte në një farë mënyre se sinjali tregtar kishte ardhur dhe ne thjesht bënim konfirmimin, në platformën Xuex.
Duke më parë mua familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin dhe ato në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale. Theksojë se nuk jam unë personi që mund të kem mashtruar të tjerët, por unë jam i mashtruar vet nga kjo platformë, pasi unë as kam detyruar dhe as kam pasur mundësi që të implikoja persona të tjerë për ti bërë pjesë të kësaj platforme.
Përsa i përket veprimit të simuluar që ju po më citoni se është kryer në ambientet e biznesit tim, me kamarierët e lokalit, dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo biseda që bëjnë me klient të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë.”- vijon ai.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Shtator18:49
Ngjarje e rëndë në Valbonë, turisti bie në humnerë. Humb jetën
Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë duke rënë në një humner...
AKTUALITET
16 Shtator18:37
Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje
Banorët në zonën e Selitës, Tiranë ankohen se mbeturinat që hidhen pranë nënstacionit elektrik, po qëndrojnë...
AKTUALITET
16 Shtator18:32
Foto/ Zhduket pa gjurmë turisti Çek - Pavel Pospisil humbi me 8 shtator në Golem
Personi në Foto është Pavel Pospisil, një shtetas nga Çekia, i cili prej një jave rezulton i zhdukur në bregdetin e Durr&...
AKTUALITET
16 Shtator18:32
Çmimet e kripura të dokumenteve/ Kompania e pasaportave fitoi 17 mln euro gjatë vitit 2025
Qeveria fitoi rreth 17 milionë euro vitin e kaluar nga shitja e dokumenteve të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat ng...
AKTUALITET
16 Shtator18:25
Drejtonin makinën të dehur, 11 të arrestuar në Tiranë! Bllokohen 14 mjete dhe dhjetëra gjoba
Gjatë 72 orëve të fundit policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga dhe ka proceduar penalisht 11 drejtues automjetesh pas...
AKTUALITET
16 Shtator17:55
VIDEO/ Djali i kryetarit të njësisë 12 në Tiranë dhunoi qytetarin në prani të policisë, pezullohet nga detyra efektivi
Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Tiranë, ku Sindi Allushi, djali i Saimir Allushit, kryetar i njësisë administrative ...
AKTUALITET
16 Shtator17:48
Lëkundje tërmeti në afërsi të Tiranës. Sa ishte magnituda dhe epiqendra (Foto)
Një tërmet u regjistrua pasditen e sotme në vendin tonë.
Tërmeti me magnitutë 3 ballë i shkallës rihter u regjistrua rr...
AKTUALITET
16 Shtator17:38
Vrau ‘hasmin’ 15 vite pasi i plagosi të bijën, kërkohet burg përjetë për autorin (Emri)
Prokuroria e Dibrës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i cili në janar të 2024 vrau me ar...
AKTUALITET
16 Shtator17:05
VIDEO/ Aksident i rëndë te kryqëzimi i Tajvanit, "Toyota" përplas qyetarin me biçikletë
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku raportohet se ka mbetur i plagosur një qytetar. Mësohet se qytetar...