AKTUALITET

Dështimi i Porto Romanos/ Ekspertja: Rama orienton ata që i vijnë nga mbrapa për të mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 19:24
Dështimi i Porto Romanos/ Ekspertja: Rama orienton ata që i vijnë

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Meri Lika, e ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar dështimin e tenderit për portin e ri në Porto Romano, duke e cilësuar atë si një tjetër dështim të qeverisë.

Lika u shpreh se projekti për portin në Porto Romano diskutohej që në vitet 2019–2020, kohë kur sipas saj në zonë kishin nisur investimet në infrastrukturë, me rrugë të asfaltuara dhe ndërtime pallatesh, edhe pse nuk kishte ende banesa.

Sipas saj, procedurat e tenderimit kanë qenë problematike që në fillim, pasi gara është zhvilluar vetëm me një konkurrent, çka sipas ekspertes krijon kushte për korrupsion dhe dëm ekonomik për vendin.

Lika paralajmëroi gjithashtu se dështimi i projektit mund të sjellë pasoja të mëdha për ekonominë, duke rritur kostot për bizneset dhe eksportet, pasi kapacitetet e portit nuk do të përballonin trafikun që ka aktualisht Porti i Durrësit. Ajo theksoi se në këto kushte një pjesë e trafikut mund të devijohet drejt porteve të tjera rajonale si Pireu dhe Selaniku, duke rritur kostot për ekonominë shqiptare.

Unë jam dëshmitari okular që ka filluar që në 2019-ën ose fillim të 2020-ës, sepse në zonën e Porto Romanos, ku më ka çuar puna, kanë qenë të shtruara rrugët, kishin filluar ndërtimet e pallateve dhe ishin asfaltuar të gjitha rrugët, pavarësisht se atje s'kishte asnjë banesë. Domethënë, rruga për të vajtur nga Durrësi në Porto Romano ishte komplet e shkyer, por në Porto Romano rrugët ishin të gjitha të asfaltuara. Që në 2019-ën, fillimi i 2020-ës.

Fjalët qarkullonin që ishte për një port të ri që do bëhej në Porto Romano. Që në 2019-ën, fillimi i 2020-ës ka qenë. 

Tani unë e lexova me shumë vëmendje këtë emailin që ka dërguar zoti kryetar i dhomës së tregtisë amerikane. Dhe mendoj që është edhe presioni i shtetit amerikan ndaj këtij që janë tërhequr. Tani dëmi që shkaktojmë ne, Briseda përmendi disa prej tyre. Përveç dëmit që na shkaktohet që s'do kemi portin, që nuk po, nuk po zhvendosim dot në afate, do paguajmë Alabarin, është edhe dëmi i gjithë këtyre procedurave, të cilat nuk kanë vajtur asnjëherë deri në fund.

Dhe nuk do venë. Tani ne jemi mësuar me Edi Ramën që nuk mban asnjë lloj përgjegjësie vetë, por me sa do shikojmë tani nuk do mbajnë as ata që i vijnë nga mbrapa, sepse janë të gjithë të orientuar nga ai se si duhet të veprojnë. Që në fillim domethënë një tender, i cili është vetëm me një konkurrent, që aty nuk mund të ecet më përpara me një tender, sepse tenderi është, bëhet sipas kushteve të një shoqërie, të një konkurrenti. Edhe dëmi që shkakton një konkurrent, është një dëm që do ketë korrupsionin, do ketë kuotë shumë të lartë, e cila nuk do t'i vijë asaj që mund të ishte planifikuar, por edhe dëmi që i vjen...

Unë e kam thënë edhe këtu një herë në studio, për një tender 800,000 lekë të reja, i cili vendoste kushte të atij që duhet të fitonte, edhe për 800,000 lekë të reja. Kështu që unë e imagjinoj, po unë e imagjinoj se si kanë qenë kushtet që janë vendosur për këtë.

Mua më ka bërë shumë përshtypje një shprehje e email ku thuhej që portet bëhen një herë në 100 vjet. Në fakt më pëlqeu se thoshte që për 100 vjet të tjera. Në, unë u kujtova dhe thashë, kur është ndërtuar porti jonë? Para 2000 vjetësh. Domethënë, shqiptarët para 2000 vjetësh e kanë pasur mendjen kaq brilante, sa kanë ndërtuar një port, i cili ka pasur mundësi të na japi të ardhura financiare 2000 vjet. Dhe prapë vazhdon të jetë i fuqishëm, një port i cili e nxjerr jashtë loje Selanikun, Pireun apo porte të tjera të Qipros. Por Selaniku për shembull që është 24,000 metër. Dhe e kanë pasur mendjen kaq të ndritur, saqë na kanë dhënë një port të tillë që po jeton 2000 vjet.

Ne po bëhemi kaq mendjengushtë, interesat në fakt, jo ne si shqiptarë, por interesat e një grupi njerëzish po bëhen kaq mendjengushtë, saqë duan të na japin një port i cili unë mendoj që nuk do jetojë as pesë vjet. Sepse kapaciteti është i vogël, sepse është i cekët që nuk pranon peshat e anijeve të mëdhaja, që nuk e përballon trafikun që ka Durrësi dhe detyrimisht, kjo siç tha dhe foli Briseda kur tha që na kanë ndihmuar dhe për fasonët, dhe për prodhimin, dhe për eksportin, sepse eksporti e ka shumë të lehtë transportin nga Durrësi, por nuk mund ta ketë më të lehtë që të iki të vejë në Pire. Se duke qenë se kapacitetet e portit të ri janë të vogla, atëherë nuk mund të shkojnë më në Durrës, por do ikin në Pire dhe në Selanik për të përballuar ekonominë. Kështu që, normalisht do na shtojë kostot, do na uli edhe fitimin që kemi nga porti.

Prandaj po them që shifrat janë shumë të frikshme për të bërë llogari.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë