AKTUALITET

Dështon tenderi, Malaj: Porto Romano duhet menduar me vizion afatgjatë, jo me vendime të nxituara

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 17:59
Dështon tenderi, Malaj: Porto Romano duhet menduar me vizion

Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka rënë zyrtarisht, pasi operatori i vetëm i mbetur në garë nuk paraqiti një ofertë financiare. Ky zhvillim vjen pas një sërë debatesh publike, ku ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka ngritur alarmin për rëndësinë strategjike të këtij projekti dhe rreziqet që i kanoseshin vendit.

Malaj i bëri thirrje qeverisë të ndalonte shpalljen e fituesit, duke e shoqëruar kërkesën me një sërë argumentesh mbi rëndësinë gjeostrategjike të porteve. Sipas tij, portet nuk janë thjesht infrastrukturë për ankorimin e anijeve, por nyje kyçe që ndikojnë sigurinë kombëtare, lidhjet ekonomike dhe aleancat ndërkombëtare. Duke cituar mendimtarin e njohur të ekonomisë, Jacques Attali, Malaj thekson se historikisht, qytetet-porte kanë qenë "gurët kilometrikë" të zhvillimit ekonomik.

Malaj: Pra, ashtu siç theksove dhe aty, Jacques Attali është një nga mendjet e ndritura të ekonomisë në botë, jo vetëm në Francë. Kam pasur fatin ta takoj tre herë drejtpërsëdrejti. Dhe ai ka bërë një studim shumë të hollësishëm, me shumë shifra bindëse, për kalimin e zhvillimit ekonomik në shekuj, duke arritur në konkluzionin që qytetet porte janë, si të thuash, ata gurët kilometrikë që ka përcaktuar zhvillimin. Dhe po ta shikojmë, portet një dhe lumenjtë e lundrueshëm dy, janë zonat më të zhvilluara të një vendi. Nga ana tjetër, porti, hekurudha, aeroporti hyjnë në objekte strategjike, në çdo vend, pavarësisht nga forma e regjimit. Edhe para viteve '90 këto ishin, ishin në këtë klasifikim. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për investime afatgjata, unë kam një përvojë konkrete që e kam jetuar, se mësohet duke duke punuar, kur kam përfaqësuar Shqipërinë në konferencën e Bankës Islamike në Burkina Faso.

Të gjitha rrugët ishin të gjëra sa për tetë apo 10 korsi. Vendet e porteve ishin të gjëra, vendet e aeroporteve dhe pyes zëvendësministren e Financave dhe i them, 'Si ka mundësi?'. Por ata kanë qenë koloni franceze dhe kolonitë i përcaktonin sektorë strategjikë. Pra, nuk kishte më ndërtime pa leje, nuk kishte nevojë të prishje diçka. Ato ishin konturuar të tilla me ligj, me harta, me të gjitha dhe në momentin që vjen një mundësi zhvillimi, ti i apdejtoje ato nga vend, nga rrugë me pluhur në rrugë me asfalt të cilësisë së lartë. Dhe fatmirësisht, Burkina Faso ka një president tani që po bën maksimumin si njeri i thjeshtë për ta ngritur infrastrukturën dhe thjeshton gjithë ato kosto. Ne e dimë sa kosto paguajmë ne nga fakti që infrastruktura jonë nuk i ka të konturuar, janë në ligj por nuk zbatohen, dhe për të bërë një zgjerim rruge apo për të zgjeruar një aeroport apo për një hekurudhë, ti do të kesh disa konflikte civile apo gjyqësore. Kështu që është tepër e rëndësishme.

Nga ana tjetër, unë kam parasysh në vitin 2006, kur kam qenë për studime në Amerikë, u hap një debat për portin e New York-ut. Dhe Hillary Clinton ishte senatore e New York-ut, ndërsa Bill Clinton sapo kishte dhënë një leksion në një nga vendet e Lindjes së Mesme dhe kishte marrë 300,000 dollarë për një orë e gjysëm fjalim. Dhe ai bënte një lloj lobingu, ndërsa e shoqja tha 'jo', sepse në qoftë se i japim menaxhimin një vendi nga Lindja e Mesme, rritet risku potencial. Që do të thotë që në qoftë se në kushte normale një port kontrollon 5% të kontejnerëve, do kërkojë 20%. Por në kohën që ti shkon katër herë më shumë në kontroll, ti humbet konkurrencën. Pra, portet janë gjë strategjike, janë vizion, nuk janë viza. Kështu që në këtë aspekt, në këtë aspekt ne kishim shqetësimin, jo unë, vetëm unë, ka dhe shumë njerëz të mirë në Shqipëri, që çfarë po ndodh me një nga objektet strategjike.

Sepse Shqipëria ka të gjitha mundësitë, nga pozicioni gjeografik, që të jetë një hub, një qendër e madhe për shërbimet portale. Sigurisht që kemi konkurrencë Pireun, kemi konkurrencë porte përreth, por në Ballkanin Perëndimor jemi mundësia më e mirë për të lehtësuar, si të thuash, përfshirjen e Shqipërisë në korridoret europiane, që të kalojnë më shumë mallra, që të ketë më shumë të punësuar, që të rriten investimet edhe në infrastrukturën e logjistikës së porteve.

Kështu që ky projekt cënonte rëndë atë. Në qoftë se sipërfaqja e parashikuar për menaxhimin e anijeve, sipas ekspertëve, ishte katër herë më e vogël se porti aktual, paralajmërimi është serioz, është kritik dhe ne duhet të mbrohemi nga interesat e vendeve jo miqësore, që duan që ta mbajnë Shqipërinë sa më shumë të pazhvilluar. Kjo nuk është diçka thjesht patriotike si nga Vlora, por në një analizë të fundit që i bëra për korridorin 10, që mbështeta nga Serbia, dhe korridorin 8 ku jemi ne, Maqedonia, Bullgaria e të tjera, për faktin se Serbia ka partnerë strategjikë më të fortë se Shqipëria, Europa ka mbështetur me prioritet korridorin 10 dhe e ka lënë pas dore korridorin 8.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë