AKTUALITET

Detaje nga vetëvrasja e Xhuana Nikollajt/ U dhunua nga ish-bashkëshorti deri në orën 3 të mëngjesit, pasi kreu aktin telefonoi motrën në Angli

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 15:26
Detaje nga vetëvrasja e Xhuana Nikollajt/ U dhunua nga

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj. “Nuk duroj dot më! Më vjen keq që iu kam mërzitur, por më besoni që nuk iu kam koritur kurrë. Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua!”

Këto janë fjalët e shkruara në letrën e lamtumirës që Xhuana Nikollaj i la familjes së saj para se të vetëflijohej. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Tiranë, më datë 9 mars, kur ish-bashkëshorti i të ndjerës, Eraldo Fizi, ka shkuar pranë banesës së Xhuana Nikollajt te ish-fusha e aviacionit në Tiranë. Xhuana kishte pak kohë që jetonte në Tiranë në një apartament me qira bashkë me një shoqe të saj. 25-vjeçarja, e cila ishte diplomuar për drejtësi, kishte nisur edhe punë për të përballuar jetesën në kryeqytet, pas ndarjes nga Eraldo Fizi. Xhuana priste të niste edhe një punë të re në profesionin për të cilin ishte diplomuar dhe ajo ishte shumë e lumtur për mundësinë që po i jepej.

Familjarët e 25-vjeçares ishin në dijeni të situatës së saj me ish-bashkëshortin, kryesisht motrat e saj, dhe kjo ishte një nga arsyet pse ata kishin vendosur që Xhuana të lëvizte drejt Tiranës, ku fillimisht ka jetuar me motrën e saj, e më pas ka jetuar me shoqen e saj tek ish-fusha e aviacionit.

Familjarët e Nikollajt kanë qenë gjithmonë mbështetës ndaj saj, duke e ndihmuar edhe për situatën që i kishte ndodhur pas martesës. E reja gjithmonë ishte ankuar familjarëve të saj, jo për ish-bashkëshortin, por për familjen e tij. Sipas familjarëve, Nikollaj pretendonte se marrëdhënia funksiononte si duhej deri në momentin që ndërhynte familja e tij. Ndër të tjera, familjarët tregojnë se ajo nuk ishte shtatzënë dhe deri në momentin që kishte takuar Fizin në Tiranë ishte mjaft e lumtur.

Më 9 mars, ish-bashkëshorti i saj i shkon pranë pallatit, ndërkohë Xhuana zbret poshtë bashkë me shoqen e saj, aty ku ishte edhe Eraldo Fizi. Shoqja, e shqetësuar për Xhuanën, zbriti bashkë me të, qëndroi pak dhe më pas ngjitet në banesë. Dyshohet se gjatë kohës që ka qëndruar me të, Xhuana është dhunuar barbarisht nga 25-vjeçari Eraldo Fizi. Në kushte të rënduara psikologjike dhe e dhunuar, e reja ka shkuar në banesë rreth orës 3 të mëngjesit.

Në mëngjes, shoqja që ndante shtëpinë është nisur për në punë. Rreth orës 7 të mëngjesit, pasi është larguar shoqja, dyshohet se Xhuana ka konsumuar fostoksinën dhe ka nisur të shkruajë edhe letrën e lamtumirës për familjen e saj. Xhuana ka edhe tre motra të tjera, dhe pas kryerjes së aktit të vetëflijimit, ajo ka telefonuar motrën e saj që jetonte në Angli, duke i treguar për aktin ekstrem që kishte ndërmarrë.

Menjëherë e shqetësuar, motra ka telefonuar shoqen e saj dhe pronarin e banesës me qira, i cili, sapo është njoftuar, ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. Policia po heton edhe se si Xhuana e siguroi fostoksinën, pasi ajo kishte qenë gjithë kohës me ish-bashkëshortin e saj deri në orën 3 të mëngjesit, kur ishte kthyer në banesë. Hetuesit kanë ngritur edhe dyshime të tjera mbi 25-vjeçarin Eraldo Fizi, i cili ndodhet në arrati. Xhuana Nikollaj nuk vuante nga depresioni dhe nuk ishte mjekuar asnjëherë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë