FOTO/ Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Në fillim, mes pasurive që iu gjetën kartelit të AKSHI-t ra në sy kompleksi i Ergys Egasit me vila dhe pishina në periferi t&eum...
Në fillim, mes pasurive që iu gjetën kartelit të AKSHI-t ra në sy kompleksi i Ergys Egasit me vila dhe pishina në periferi t&eum...
Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për qytetarët e 15 bashkive që sipas propozimit të mazhorancës priten të shkrihen....
Moderatorja e njohur Bora Zemani ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u dh&eu...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara t&eu...
Themeluesi i kompanisë së njohur Emaar Properties, Mohamed Alabbar, ka rikthyer në vëmendje polemikat për projektin e tij në Mal t...
Në protestën e 63-të kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeminist...
“Rama jepe dorëheqjen’ thirrja oshëtin edhe sot në ditën e 63-të të protestës. Marshimit protestë sot ...
Të paktën 400 sisteme portative të mbrojtjes ajrore (MANPADS) pritet të mbërrijnë në Iran nga Kina. Sipas raportimeve, d&eum...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të 14 shkurtit në Montecalvoli të Italisë.
Sipas rezultateve të autopsisë dhe hetimeve të Prokurorisë së Pizës, një plumb i vetëm rezultoi fatal për të riun, ndërsa autoritetet po vijojnë të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Sipas mediave italiane, raporti mjeko-ligjor, përcakton se plumbi vdekjeprurës, i qëlluar nga një armë gjysmëautomatike “Beretta” e kalibrit 6.75, e goditi Muharremin në anën e djathtë të qafës. Projektili dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore në nivelin e vertebrave C2 dhe C3, duke shkaktuar ndërprerjen e funksioneve nervore, paralizë të frymëmarrjes dhe gjakderdhje të brendshme, dëmtime që i shkaktuan vdekjen.
Autopsia ka zbuluar gjithashtu se 25-vjeçari ishte goditur edhe nga një plumb i dytë në krahun e djathtë, por kjo plagë nuk konsiderohet shkaku i vdekjes. Plumbi fatal u gjet i bllokuar pranë vertebrës së dytë të qafës, pasi kishte depërtuar përmes xhaketës që viktima mbante veshur.
Sipas hetuesve, në drejtim të automjetit ku ndodhej Muharremi janë qëlluar më shumë se gjashtë plumba, fakt i mbështetur edhe nga dëmtimet e konstatuara në pjesën e përparme të mjetit tip “Fiat Doblò”, ku ai ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Për ngjarjen ndodhet në burg Renato Xyke, 20-vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Santa Maria a Monte. Ai u arrestua pak pas krimit në Arezzo, ndërsa po largohej me familjen e tij me një automjet tip “Range Rover Evoque”. Sipas mediave italiane, Xyke ka pranuar se ka qëlluar me armë në drejtim të mjetit ku ndodhej Muharremi, por hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht përgjegjësinë e tij penale.
Në të njëjtin automjet me Xyken ndodhej edhe një 18-vjeçar shqiptar, banues në Montecalvoli, i cili nuk është arrestuar. Ai është paraqitur vullnetarisht në Prokurori, i shoqëruar nga avokati i tij, për të dhënë versionin e ngjarjes.
Nga hetimet paraprake rezulton se vrasja ishte kulmi i një konflikti që kishte nisur disa orë më herët. Sipas prokurorëve, një debat i ashpër mes grupit të viktimës dhe atij të autorit të dyshuar kishte shpërthyer fillimisht brenda një lokali në Capanne di Montopoli dhe më pas kishte vijuar në parkingun e tij.
Më pas, dy grupet dyshohet se kanë shkëmbyer telefonata, derisa janë takuar sërish në Viale della Repubblica, ku konflikti përfundoi me të shtëna armësh. Miqtë e Muharremit njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës dhe tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, por 25-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Prokuroria e Pizës vijon hetimet për të rindërtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, për të përcaktuar rolin e çdo personi të përfshirë dhe për të sqaruar motivet që çuan në vrasjen e të riut shqiptar.
Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike n&eum...
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i dhunuar pas një konfl...
Gjatë një interviste për median britanike Channel 4 News, kryeministri Edi Rama mbrojti ndërhyrjet e kryera në zon&eum...
Zjarri që përfshiu fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave...
Vështirësitë për shqiptarët që po kthehen nga vendet e Europës drejt atdheut vazhdojnë. Pas raportimeve për trafik ...
Dy banesa janë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Çlirim” të qytetit t&e...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti...
Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyr...
Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shp...