AKTUALITET

Kompania e kryeministrit që prodhon makina me buxhet total rrogash 12 mijë euro në muaj

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Gusht 2026, 16:17

Kompania e kryeministrit që prodhon makina me buxhet total rrogash 12

Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti mes shoqërisë publike Kayo dhe asaj private Timak.

Por kur qytetarët vërshuan me komente në rrjetet sociale se si një kompani shqiptare prodhon automjete Toyota, Land Cruiser apo Man, kryeministri u detyrua të bënte një sqarim me nota nervozizmi.

“Makinat janë të standardeve të NATO-s dhe po, janë prodhuar në Shqipëri! Po, me pjesët e këmbimit të marra nga kolosë të industrisë automotive, por kush thotë se ky nuk quhet prodhim nuk di çfarë flet dhe ndërkohë kush mendon se kjo është lojë, le ta pyesë veten si ka mundësi që 30 vende aleate e mike kanë lidhur kontrata blerjeje nga kompania shqiptare?! Urrejtja është e zeza e t’Zot thoshte gjyshja ime e mençur,” shkroi Edi Rama.

Zinxhirët globalë të prodhimit janë një realitet i pamohueshëm i ekonomisë moderne, prej shumë vitesh tashmë. Por a ka hyrë me të vërtetë Shqipëria në industrinë e prodhimit të automjeteve, ashtu siç pretendon kryeministri?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ka një mënyrë shumë të thjeshtë. Të shohësh se cila është vlera e shtuar që gjenerohet në vend. Dhe vlera e shtuar vjen nga tre faktorët e prodhimit. Puna, kapitali, ose nga efiçenca me të cilën kombinohen këto të dyja, që ndryshe njihet si produktiviteti.

Timak Defence, kompania që furnizoi 40 automjetet e ushtrisë, u krijua në 4 gusht të vitit të kaluar. Në fund të dhjetorit, kompania e cila zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga Kayo kishte gjithsej 14 punonjës. Tabela në foton më poshtë paraqet zërat kryesorë të shpenzimeve në bilancin e Timak Defence për vitin e kaluar.

Shpenzimet per paga te Timak Defence

Sipas tabelës, për 5 muaj kompania ka patur një fond bruto pagash prej 5.8 milionë lekësh ose rreth 61 mijë euro. Pra mesatarisht, fondi i pagave të Timak është 12 mijë euro në muaj dhe 14 punonjësit e saj marrin një pagë bruto prej rreth 860 eurosh, neto shumë më pak se kaq.

Pra e gjithë vlera e shtuar nga puna në Shqipëri nga prodhimi i makinave që thotë kryeministri është 12 mijë euro në muaj ose rreth 150 mijë euro në vit. Ky fond pagash është klasik për një kioskë të vogël, bar kafe ose për një mikrondërmarrje fasoni.

Për krahasim, fabrika e DMM Dräxlmaier Manufacturing në Kavadarci të Maqedonisë së Veriut, e cila prodhon pjesë këmbimi për automjete, paguan 5.8 milionë euro rroga në muaj ose rreth 70 milionë euro rroga në vit.

Faktori i dytë i prodhimit që gjeneron vlerë të shtuar është kapitali. Në rastin e industrive prodhuese, kapitali është kryesisht fizik, pra në formën e makinerive, pajisjeve, linjave të prodhimit e kështu me radhë.

Në bilanc, ky kapital klasifikohet në zërin e aktiveve afatgjata të qëndrueshme. Sipas bilancit të Timak Defence, në fund të vitit të kaluar aktivet afatgjata të kompanisë rezultonin gjithsej 146 mijë lekë ose 1 mijë e 500 euro. Këto duhet të jene saldatriçet 

Po, kompania rezulton të ketë 10.5 milionë euro aktive afatshkurtra. Këto janë parapagime që Timak Defence ka marrë nga buxheti i shtetit përmes kontratave sekrete, pra nga paratë e qytetarëve për të furnizuar institucionet publike me dronë dhe automjete.

Me pak fjalë, Timak Defence gjeneron një vlerë të shtuar të papërfillshme nga puna dhe ka zero kapital fizik. Praktikisht gjeneron zero vlerë të shtuar në prodhim. Por kryeministri thotë se ajo prodhon automjete, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për OKB-në madje.

Në fakt, ajo që bën Timak Defence është një gjë tjetër dhe jo prodhimi i automjeteve. Timak Defence është instrumenti përmes të cilit qeveria asgjësoi konkurrencën në tenderat publikë të furnizimit të institucioneve shtetërore me automjete.

Tashmë ushtria nuk i blen me automjetet me tender të hapur, ku kompanitë garojnë duke ulur çmimet, por është e detyruar t’i blejë vetëm nga Timak Defence, e cila importon automjetet nga jashtë me çmim x dhe ja shet ushtrisë nga pozita e monopolit me çmim x plus shumë marzh. Ky nuk është prodhim.

Për këtë, gjuha shqipe ka një tjetër fjalë. Dhe ajo fjalë nuk është Besa. /Kapitali

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan