AKTUALITET

Detaje/ Vdekja e 25-vjeçares angleze në Durrës, ja çfarë dyshon policia

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 16:57
Detaje/ Vdekja e 25-vjeçares angleze në Durrës, ja

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila u gjet e pajetë në apartamentin që kishte marrë me qira në Durrës, ku po qëndronte me vajzën e saj 2-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e së resë nuk janë evidentuar shenja të jashtme dhune, ndërsa dyshimet fillestare orientohen drejt një problemi të mundshëm shëndetësor.

Burime nga Policia bëjnë me dije se një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që 25-vjeçarja të ketë pësuar infarkt. Gjatë ekzaminimit të trupit është vërejtur edhe një sasi e vogël gjaku që i kishte dalë nga hundët, por deri më tani nuk ka një përfundim zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

Për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes, mostrat biologjike janë dërguar në laboratorin e Tiranës për analiza toksikologjike, ndërsa priten edhe rezultatet përfundimtare të autopsisë.

E reja kishte ardhur në Shqipëri disa ditë para ngjarjes, së bashku me vajzën e saj të mitur. Ajo kishte prenotuar përmes platformës Airbnb një apartament në rrugën “Taulantia”, pranë Muzeut Arkeologjik në Durrës, ku planifikonte të qëndronte për tri ditë.

Ngjarja u zbulua rreth mesditës, kur pastruesja e apartamentit mbërriti në ambient për të kryer pastrimin pas përfundimit të periudhës së rezervimit. Ajo e gjeti 25-vjeçaren të pajetë në shtrat, ndërsa pranë saj ndodhej vajza e vogël.

Pas konstatimit të situatës, gruaja njoftoi menjëherë shërbimin e urgjencës. Ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi vdekjen, ndërsa më pas u njoftua edhe Policia.

Sipas informacioneve paraprake, vajza 2-vjeçare ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas ngjarjes, ajo u mor në mbrojtje nga shërbimet sociale dhe u dërgua në një qendër sociale në Tiranë, ku do të kujdesen për të deri në vijimin e procedurave përkatëse.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Ambasada Britanike në Tiranë, e cila po ndjek komunikimin me familjarët e së ndjerës dhe hapat e mëtejshëm që lidhen me rastin.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia nuk ka evidentuar të dhëna që të sugjerojnë përfshirjen e një vepre penale në vdekjen e 25-vjeçares. Megjithatë, shkaku përfundimtar mbetet ende i papërcaktuar dhe pritet të sqarohet pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe analizave laboratorike.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje