
Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt. Simpson kishte mbërritur në Shqipëri si pjesë e skuadrës të vrasësve me rolin e vëzhguesit të viktimës.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raporton se Simpson, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën.
Ky në këtë foton e mëposhtme është Harry Simpson banues në Abbey Wood në Jug të Londrës.
Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.
Sipas prokurorisë angleze të cilës i referohet Top Channel, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMW kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.
Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg. Paratë ‘cash’ të gjetura në shtëpinë e tij, policia lokale ia dhuroi një organizate të mbrojtjes së kafshëve.
Mbrëmjen e së premtes dhe paraditen e së shtunës për vrasjen e Ardian Nikulaj u arrestuan dhe dolën përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër, Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. E vetmja grua e zbuluar deri më tani si pjesë e grupit të vrasësve Harriet Bridgeman, është arrestuar, paraditen e të shtunës. Ajo do të dalë përpara kësaj gjykate të Hënën.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Prill18:13
U kapën në “shtëpi bari”, vihen në pranga 4 shqiptarë në Gjermani
4 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’. Mediat shkruajnë se shqipt...
AKTUALITET
29 Prill17:00
Ishte duke hapur lokalin e tij, plagoset me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali. Rëndë në spital
Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi në Monteçhio Maggiore këtë t&eum...
AKTUALITET
29 Prill16:20
Aksident afër Pyllit të Sodës në Vlorë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, një i plagosur
Një aksident është regjistruar sot në afërsi të Pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës. Mësohet se një...
AKTUALITET
29 Prill15:58
Arrestohet në Angli vajza e përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt
Policia e Shtetit njoftoi se në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ...
k.m.
AKTUALITET
29 Prill13:20
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohet organizatori Edmond Haxhia dhe 2 prej bashkëpunëtorëve britanikë
Tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe. Mes të arr...
AKTUALITET
29 Prill09:40
Sherr mes djemsh pasi i ngacmoi të afërmen, të shtëna me armë në Tiranë
TIRANË- Një konflikt është regjistruar në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, afër spitalit “...
AKTUALITET
29 Prill09:19
Vdekja e 22-vjeçares keniane/ Policia kontrolle në disa banesa, shoqërohen 6 persona
Joy Ayoko
4 banesa janë kontrolluar dhe 6 persona janë shoqëruar për vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Policia dhe prokuroria janë...
AKTUALITET
29 Prill09:00
U irritua nga të qarat e fëmijës dhe dhunoi gruan, dënohet shqiptari në Greqi
I irrituar nga të qarat e fëmijës, një burrë ka dhunuar gruan e tij. Për këtë çështje 34-vjeçari sh...
Piranjat
AKTUALITET
28 Prill21:32
Beteja e një nëne për fëmijën e saj, 13-vjeçari ikën nga Librazhdi: Dua jetë luksi në Tiranë
Historia e trishtë vjen nga qyteti i Librazhdit. Viola është nëna e një 13-vjeçari, i cili prej dy vitësh është...