Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...

Prej më shumë se 40 ditësh, 21-vjeçarja Benita Zena po përjeton eksperiencën e qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Ky rrugëtim është shoqëruar me debate të forta me banorët, por edhe me një romancë me Tonin, një tjetër banor i shtëpisë. Por pak persona e dinë se, përpara kësaj eksperience, këngëtarja–influencere u përball me një situatë delikate që lidhej me dhëmbët e saj tepër të veçantë.
Dhëmbët e shumëdiskutuar të 21-vjeçares, me prerje diamanti, u kthyen në temë të ditës dhe u kritikuan gjerësisht, kryesisht nga profesionistë të fushës. Por kjo tashmë i përket së shkuarës. Situata në të cilën e vendosëm ne Benitën, përmes aktorit tonë që hiqet si mjek stomatolog, është – pak të thuhet – e komplikuar.
Është mëngjesi i 26 qershorit 2025 dhe ndodhemi në Prishtinë, në klinikën “Doctor Smile”, të mjekut Valton Rrustemi, i cili ka realizuar ndërhyrjen e veçantë te këngëtarja.
Për ta bindur Benitën të vijë në klinikë, mjeku e ka bërë të besojë se nga ndërhyrja mund t’i krijohen probleme serioze shëndetësore. Për këtë arsye, ai ka angazhuar edhe kolegun e tij, doktor Aleksandrin, dhe të dy e presin vajzën në studio. Edhe pse në dukje duket e qetë, 21-vjeçarja ka menduar gjatë se çfarë problemi mund të kishte mjeku që e ka thirrur me aq urgjencë.
Të dy “mjekët” hezitojnë fillimisht për t’i thënë të vërtetën, por në fund është doktor Aleksandri ai që thyen akullin.
Për ta bërë më dramatike situatën, ne përpiqemi ta bindim Benitën se bashkimi i uraniumit me titanin mund të provokojë “shpërthime të dhëmbëve”, që do të shkaktonin dëmtime të pariparueshme në fytyrë. Një pretendim që në fakt nuk është aspak i vërtetë, pasi titani është një material i lehtë dhe shumë rezistent, i përdorur gjerësisht në stomatologji.
“Shëndeti mbi të gjitha, Benitë e dashur… pastaj flasim për përgjegjësitë.”
Tani vjen momenti që doktor Aleksandri “i Madh” të shpjegojë situatën me të ashtuquajturat shpërthime brenda gojës.
Bëhet fjalë për një kontratë, sipas së cilës klinika “Doctor Smile” nuk mban asnjë përgjegjësi nëse pacientja vendos t’i mbajë dhëmbët e tillë. Megjithatë, doktor Valtoni nuk duket aspak i qetë dhe përpiqet të shmanget gjatë gjithë kohës. Në fakt, ky është qëllimi final i dy kolegëve: t’ia prishin ditën vajzës me “dhëmbë diamant”. Në këtë pikë, doktor Aleksandri e kapërcen profesionalizmin, duke shpërthyer në komplimente të panevojshme ndaj pacientes. Por, për shkak të peshës së situatës, askush nuk i vë re këto tejkalime.
“Kujdes, doktor, me këto gjëra…”
Doktor Valton Rrustemi, përfaqësues i klinikës, dhe doktor Aleksandër Gjoni, përfaqësues i klinikës furnizuese, sipas kësaj kontrate bien dakord të ndërpresin marrëdhënien pacient–mjek me znj. Benita Zena, duke ia lënë asaj çdo vendim të mëtejshëm që lidhet me metodën e prerjes me diamant. Pra, nëse do t’i mbash dhëmbët kështu, i mban kështu… por pa asnjë përgjegjësi nga ana e tyre.
Por “zbritja” nuk mbaron këtu. Përveç 60% të shumës, zbriten edhe 20% të tjera për “innovacion të pakonsultuar”. Me pretendimin se ndërhyrja nuk është konsultuar më parë me qendrën dhe se, po të ishte pyetur, doktori do të kishte thënë: “Mos ia vendosni”. Ndërhyrje në gojë me cianur. Një metodë e padëgjuar, të cilën, sipas këtij “mjeku të çmendur”, e përdorin disa dentistë, ndërsa nuk dihet se ku përfundojnë pacientët e tyre.
“Në duart e kujt rrezikon të bjerë kjo bukuroshe, o doktor?”
Kontrata e parë dështon.
“Nuk duhej ta bëje, Benita. Nuk duhej. Këta të dy janë tërësisht të çmendur.”
Askush nuk po e merr me qetësi situatën. Përkundrazi, doktor Aleksandri shfaqet tepër i shqetësuar për këtë “anomali”.
Normalisht… përndryshe si do të justifikoheshin 18 mijë euro? Fytyra e këngëtares reflekton zhgënjimin, por edhe frikën nga kjo papërgjegjshmëri e një doktori të panjohur, i cili flet me bindje absolute. Ndërkohë, ai përpiqet t’ia kalojë fajin kolegut të tij. Doktori duket i sigurt në çdo fjalë që thotë, gjë që vetëm sa e shton nervozizmin e vajzës. Në fund, doktor Aleksandri ia arrin qëllimit: ta prishë përfundimisht raportin mes pacientes Benita dhe doktor Valtonit./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një luan trevjeçar dhe një ari dyvjeçar, të mbajtur në kushte të paligjshme në Shqipëri, u larguan nga vendi ...
Aktivisti Emin Kokalari ka ngritur shqetësimin për helmimin e qeneve në Gjirokastër. Punonjës të Bashkisë helmojnë qe...
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas, përfshirë kryeinspektorin dhe inspekt...
Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët...
Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në fo...
Kredi në emër të dikujt tjetër është diçka që nuk ndodh shpesh, duke marrë parasysh pasojat e rënda në...
IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane, shkruan The Economist Rreth 150 vjet përpara se Apple t&eum...
Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjes...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do të shitet me 82.2 lekë. Nd&e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët n&eum...