Meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se edhe ditën e sotme do të ketë vijim të reshjeve.
Sipas saj, sot do të kemi ndërprerje të vazhdueshme të reshjeve, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave.
“Reshjet kryesisht do të jenë të fokusuara në zonat veriore, por do të përfshijnë edhe atë qëndrore, përfshirë edhe kryeqytetin. Qarku i Jugut, pra qarku i Vlorës, do të jetë qarku që do të marrë më shumë reshje, kryesisht gjatë mesnatës”, u shpreh Porja për Euronews Albania. Ndërkohë, të martën do të ketë reshje nga ora 3-4 e mëngjesit deri në orën 6-7.
“Në këto interval oraresh do të ndihen më së shumti reshjet për të martën, ku më shumë do të jenë të fokusuara në jug dhe juglindje të vendit. Duke nisur nga dita e së martës dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, duke na rikthyer diellin për disa ditë me radhë”, tha Porja.
Sipas saj, 10-ditëshi i dytë i nëntorit do të jetë me mot të qëndrueshëm, duke nisur nga nesër në mesditë.
“Sot temperatura ka pasur rënie, ku sot kanë qenë me maksimle në 20 gradë Celsius. Nga dita e mërkurë do të kemi rritje. Ndërkohë, një fenomen ekstrem shiu do të jetë 10-ditëshin e fundit të nëntorit, ku do të jenë me intensitete të larta. Pra, muaji nëntor pritet të jetë në mbizotërimin e reshjeve”, shtoi Porja.
Ndërkohë, moti do të përmirësohet nga dita e martë deri në fundjavë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Nëntor10:13
Genc Burimi: Zgjedhjet ishin një protestë kundër sistemit, jo një garë politike
Gazetari Genc Burimi, në një analizë të zgjeruar mbi zgjedhjet e fundit në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ n&eum...
AKTUALITET
10 Nëntor10:05
Përfaqësuesi grek u shokua/ Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e faturat fiktive, ‘gropa e madhe’ e Tunelit të Llogarasë
Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve n...
AKTUALITET
10 Nëntor10:03
'Uji mungon, fitimet rriten'/ UKT në bilanc luksi mes thatësirës urbane
Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm në Tiranë u përball me vështirësi këtë verë. Gjatë tremujor...
AKTUALITET
10 Nëntor09:33
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut në event të posaçëm për komunitetin shqiptaro-amerikan
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, organizoi një ceremoni në nder të Albanian Roots dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, duke theksuar kont...
AKTUALITET
10 Nëntor08:42
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do të shitet me 84 lekë.
Nd&eum...
AKTUALITET
10 Nëntor08:37
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Votuesit mbi 55 vjeç vendimtarë për rezultatin; 34.4% e zgjedhësve dhanë 50% të votave
Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme...
AKTUALITET
10 Nëntor08:19
Mori vetëm 928 vota, kandidati i pavarur, Gabriel Guma: Se quaj humbje por ringjallje sociale
Kandidati i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelenë, ka reaguar pas shpalljes së r...
AKTUALITET
10 Nëntor07:59
Bardh Spahia reagon ashpër për heqjen e tabelës pranë xhamisë në Shkodër: Urdhëra poshtërues nga Benet Beci
Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas heqjes së një tabele pranë xhamisë “Ebu Be...
AKTUALITET
10 Nëntor07:52
Çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë vendin
Moti në vendin tonë ditën e sotme, e hënë 10 nëntor parashikohet i paqëndrueshëm në të gjithë territori...