Nga Mirko Voltmer, BILD
Për të rikuperuar mallin e fshehur, një kartel droge kishte angazhuar një ekip ndërkombëtar specialistësh: sipas aktakuzës, zhytës profesionistë do të duhej të nxirrnin 184 kilogramë kokainë nga trupi i një anijeje mallrash. Megjithatë, ekspertët u tradhtuan – pasoi arrestimi dhe paraburgimi.
Që nga e hëna, gjashtë persona po përballen me akuzat për trafik droge në grup dhe import të paligjshëm para Gjykatës së Qarkut në Oldenburg tw Gjermanisw.
Aktakuza ngjan si njw film me spiunazh. Në shkurt, të pandehurit – dy rumunë (39, 65 vjeç), dy shqiptarë (38, 41 vjeç) dhe dy kolumbianë (39, 53 vjeç) – u takuan për bisedime në Spanjë dhe Portugali.
Detyra e tyre: tre prej tyre do të duhej të nxirrnin gjashtë pakot me drogë (me vlerë në tregun e zi deri në 18 milionë euro) nga trupi i anijes tregtare braziliane “Tiger South”, e cila pritej të mbërrinte në fillim të marsit në portin e Brake, në Saksoninë e Ulët.
Për misionin e rrezikshëm nënujore në lumin Unterweser, ata sigurojnë skafandra të thata për zhytje, skuterë nënujore, pajisje frymëmarrjeje me qarkullim të mbyllur (Rebreather, që mundëson zhytje pa flluska), si dhe pajisje ndriçimi.
“Sipas prokurorit, bëhet fjalë për një pajisje jashtëzakonisht profesionale, e cila zakonisht përdoret vetëm nga ushtria ose policia”.
Tre prej personave merreshin me logjistikën – organizonin makina me qira dhe apartamente pushimi, ndër të tjera edhe në fshatin artistik Worpswede.
Në natën mes 2 dhe 3 marsit erdhi momenti i planifikuar: sipas aktakuzës, dy kolumbianët dhe një shqiptar u zhytën drejt anijes “Tiger South”. Me thika zhytësish, ata synonin të hiqnin vidhat e kutisë së ujit për të arritur te kokaina e fshehur në hapësirën e brendshme.
Por për shkak të një alarmi të papritur në bord, “njerëzit-bretkosë” e ndërprenë menjëherë operacionin dhe notuan përsëri drejt bregut.
Megjithatë, atje i priste policia: hetuesit e Grupit të Përbashkët të Hetimit të Drogës (GER) nga Policia Kriminale e Landit (LKA) dhe dogana arrestuan zhytësit dhe bashkëpunëtorët e tyre që po prisnin në tokë.
Sipas informacioneve të gazetës BILD, hetuesit gjermanë kishin marrë më parë një sinjal nga kolegët e tyre përtej oqeanit dhe e kishin mbajtur grupin nën vëzhgim. Paketat me drogë (atëherë ende të raportuara me peshë bruto) u nxorën më vonë nga policia.
Pas leximit të aktakuzës, gjykata, prokuroria dhe avokatët mbrojtës u tërhoqën për një bisedë ligjore me dyer të mbyllura. Dhoma gjykuese po shqyrton dënime nga katër deri në shtatë vjet burg për të pandehurit Romeo-Paul U. (65), Dan L. (38), Amando B. (41), Ionel D. (39), Roberto E. (53) dhe Oscar M. (38), me kusht që ata të pranojnë fajësinë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Tetor20:15
Shpërthejnë bombolat në Lezhë, pronari po ziente rakinë
Një zjarr përfshiu mbrëmjen e sotme magazinën e një lokali në Ishull Lezhë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
S...
AKTUALITET
14 Tetor19:54
Vrau me armë gjyqtarin, zbardhet dëshmia e plotë e Elvis Shkambit: Qëllova pasi ndjeva mllef, xhaxhai më tha, na fike
Është zbardhur i plotë rrëfimi i Elvis Shkambit, personit që ekzekutoi ne sallën e gjyqit me 3 plumba gjyqtarin e Apelit Tiran&eum...
AKTUALITET
14 Tetor19:46
Anijet që gllabërojnë miliona euro, Dumani: Do hetojmë nëse kemi prova
Kreu i SPAK, Altin Dumani po vijon të përgjigjet në seancën dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku një nd&eu...
AKTUALITET
14 Tetor19:42
Zjarr pranë një shkolle në Vlorë, dëgjohen edhe shpërthime
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pak momente më parë në një hapësirë toke pranë nj&eu...
AKTUALITET
14 Tetor19:02
Grupet kriminale shqiptare me mbi 11 milionë euro pasuri në kriptovaluta, shteti s'i sekuestron dot
Ndërsa grupet kriminale po sofistikojnë me shpejtësi pastrimin e parave përmes kriptovalutave, shteti ende nuk ka mjetet ligjore dhe teknike...
AKTUALITET
14 Tetor18:52
Gazetari italian tha se ka përgjime nga Antimafia për takimin e Ramës me narkotrafikantë, Dumani: Nuk e njoh fare çështjen Aruba!
Teksa Antimafia italiane e ka arkivuar çështjen Aruba, takimin e famshëm e të fshehtë mes karteleve të drogës dhe zyrtar&eu...
AKTUALITET
14 Tetor18:52
Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e SHBA: Integriteti i procesit i rëndësishëm për vijimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit
Nga 18 dhjetori, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), do të drejtohet nga një tjetër proku...
AKTUALITET
14 Tetor18:49
Operacioni ‘Ura’ u ekzekutua pas zgjedhjeve? Dumani ia ngec policisë së shtetit: Porti i Durrësit në fazë hetimi
Kreu i SPAK Altin Dumani i la në dorë topin policisë për mos arrestimin e Vis Pojës gjatë operacionit “Ura” si dhe fak...