Elsa Ulliri gjyqtare e cila ishte caktuar me short për të gjykuar dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci ka dhënë dorëheqjen nga çështja penale. Ajo ka vënë në dijeni edhe kryetarin e gjykatës dhe arsyet, ku nga ky i fundit është pranuar dorëheqja duke caktuar Besmir Strokën si gjyqtar relator. Ndërkohë Irena Gjoka dhe Etleva Deda do të vijojnë të jenë pjesë e trupës gjykuese. Seanca e parë ndaj Benet Becit dështoi pasi dy prej avokatëve nuk u paraqitën duke e shtyrë për në datën 20 Maj ora 10.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 17 mars të kalojë për gjykim në themel çështjen penale në ngarkim të Becit dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, anëtarët e njësisë së prokurimit të KESH, të cilët akuzohen se favorizuan një kompani private në një prokurim me vlerë 69.5 milionë lekë.
Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Benet Beci në bashkëpunim me gjashtë vartësit e tij, kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.
Hetimi ndaj Becit dhe ish-vartësve të tij për këtë çështje filloi pas verifikimit dhe analizimit të provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Evis Berberit, i cili edhe ky akuzohet për shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Maj11:00
Avokati i Veliajt: Kemi dyshime se gjyqtari mund të jetë nën presion
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka dalë publikisht me një deklaratë për mediat sa i përket çështjes së kryeba...
AKTUALITET
7 Maj10:39
“Tallja e Bordit” ul naftën me 10 lekë, nga sot shitet me 196 lekë/litri! Benzina shkon në 180
Bordi i Transparencës caktoi çmimet e reja të karburantit në Shqipëri. Prej orës 12:00, nafta do të tregohet me 196 ...
AKTUALITET
7 Maj10:29
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e helmimit të dyshuar nga ushqimi i serviura nga kompania e kateringut Sori ...
AKTUALITET
7 Maj10:22
Helmimi i studentëve të Akademisë së Policisë/ Reagon AKU: Bllokuam 85.9 kg produkt, po bëhen verifikime
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë n&eu...
AKTUALITET
7 Maj10:08
Kush e mban vajzën e Sokol Sadushit në Shërbimin e Jashtëm jashtë kritereve ligjore?
Një rast që ngre dyshime serioze mbi funksionimin real të shtetit dhe respektimin e ligjit nga titullarët më të lartë t&eum...
AKTUALITET
7 Maj10:08
“Ishte krejtësisht e zhveshur”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës!
John Pierpont Morgan, bankieri më i njohur amerikan, ishte aq i urryer ndaj publicitetit sa sulmonte fotografët në rrugë me çadrë...
AKTUALITET
7 Maj10:03
Aksident, përmbyset kamioni në rrethrrotullimin e Grabianit
Një kamion është përmbysur në rreth rrotullimin e Grabianit mëngjesin e sotëm.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materia...
AKTUALITET
7 Maj09:51
EMRAT/ Kompania “Sori-Al” helmoi kandidatët për efektivë policie, blutë e Tiranës: 56 studentë u dërguan tek Infektivi
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht dhe bën me dije se dy persona janë vënë në pranga, një është vënë...
AKTUALITET
7 Maj09:41
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, arrestohen kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë që siguronte ushqimin, në kërkim administratorja
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademin...
AKTUALITET
7 Maj09:12
Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill, edhe ato elektrike
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rë...